Activ Personal Training

Activ Personal Training

Share

Personal Training

27/08/2026

Forma/teknika vjen e para. ✅

Para se të mendojmë për të shtuar më shumë peshë apo për ta bërë një ushtrim më të vështirë, duam të sigurohemi që lëvizja po kryhet mirë.

Sepse forma e mirë është baza mbi të cilën ndërtojmë gjithçka tjetër.

Prandaj, çdo javë ekipi ynë i trajnerëve punon mbi teknikën e ushtrimeve, progresionet dhe regresionet, në mënyrë që stërvitja të përshtatet me personin që kemi përballë dhe çdo anëtar të vazhdojë të progresoj në mënyrë të sigurt.

Ajo që shihni në video  mund të duket si një korrigjim i vogël.

Por janë pikërisht këto detaje që e bëjnë stërvitjen të personalizuar.

Nëse edhe ti kërkon një stërvitje që përshtatet me ty, jo ti me stërvitjen, na dërgo “START” në DM. 💪

Photos from Activ Personal Training's post 24/08/2026

Një nga funksionet më të rëndësishme të Core është të kontrollojë lëvizjen dhe të stabilizojë shtyllën kurrizore.

Prandaj përdorim ushtrime si plank, side plank, rollout dhe këtë ushtrim: Power Wheel Pike-Up.

Në vend që të përdorim vetëm ushtrime tradicionale si crunch, ne e stërvitim core-in që të mbajë shtyllën kurrizore të stabilizuar ndërkohë që pjesa tjetër e trupit lëviz.

Rezultati? Një core më i fortë dhe funksional, që të ndihmon të lëvizësh, të ngresh pesha dhe të stërvitesh më mirë. 💪

21/08/2026

Friday Milestones 💪
Elsa & Liva

14/08/2026

Some days you feel strong.
Some days you simply show up.

Both count. 💪

Keep showing up🔥

10/08/2026

🎉 25 Seanca! 💪

Urime Iva për arritjen e 25 seancave në Activ!

Një nga fitoret më të mëdha është konsistenca. Prandaj, për ne ky është një moment i rëndësishëm dhe ia vlen të festohet. Rezultatet vijnë si pasojë e saj.

Faleminderit për besimin. Ecim drejt objektivave të radhës!

07/08/2026

🔥 FREQUENT SWEATERS JULY 🔥

Edhe ditët e nxehta të Korrikut nuk na ndalën! ☀️💪

06/08/2026

Tre anëtarë. Tre ushtrime të ndryshme. Qëllimi është i njëjtë: të lëvizin më mirë dhe të bëhen më të fortë. 💪

➡️Goblet Squat me thembra të ngritura
Ky variant ndihmon në përmirësimin e teknikës së squat-it, forcon këmbët dhe vithet, si edhe përmirëson lëvizshmërinë tek kyçet e këmbëve. Si rezultat, lëvizje të përditshme si ngritja nga karrigia, ngjitja e shkallëve apo marrja e diçkaje nga toka bëhen më të lehta.

➡️Single-Arm Row
Ky ushtrim forcon muskujt e shpinës, përmirëson qëndrimin e trupit dhe sfidon stabilitetin e trungut, pasi trupi duhet të qëndrojë pa lëvizur ndërsa punon vetëm një krah. Gjithashtu ndihmon në zhvillimin e forcës së balancuar mes dy anëve të trupit.

➡️Barbell Squat
Ushtrim shumë efektiv për ndërtimin e forcës në të gjithë trupin. Forcon këmbët, vithet dhe trungun, duke të bërë më të fortë në aktivitetet e përditshme dhe duke të lejuar të vazhdosh të progresosh në mënyrë të sigurt.

Por ushtrimi është vetëm një pjesë e historisë.

Gjatë çdo përsëritjeje, ne të trajnojmë.

“Lart kraharorin.”

“Shtyje tokën me këmbë.”

“Forco barkun.”

“Tërhiq fillimisht shpatullën.”

Këto këshilla mund të duken të vogla, por me kalimin e kohës janë ato që të ndihmojnë të shohësh progres afatgjatë.

Çdokush mund të të japë një program stërvitjeje.

Por trajneri që të udhëzon në çdo moment është ai që bën diferencën. 💪

Photos from Activ Personal Training's post 30/07/2026

Thusday Milestones 💪
Arsi & Fati

Photos from Activ Personal Training's post 27/07/2026

Shumë njerëz mendojnë se stërvitja e barkut do të thotë vetëm abdominale. Në fakt, core aktivizohet pothuajse në çdo ushtrim.

Sa herë që bën squat, ngre pesha mbi kokë, shtyn, tërheq apo mban trupin në ekuilibër, muskujt e core punojnë për të të mbajtur të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Gjatë stërvitjes pyete veten:
✔️ A po e mbaj trupin drejt?
✔️ A po e kontrolloj lëvizjen?
✔️ A po ruaj stabilitetin gjatë gjithë ushtrimit?

Kjo është stërvitje për core. 💪

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Rruga Ukraina E Lire
Tirana
1001