Liga Profesioniste e Futbollit

Liga Profesioniste e Futbollit

Share

Liga Profesioniste e Futbollit u themelua me qëllim të përmirësimit të nivelit më të lartë t

11/07/2026

⚽ Klubi në Komunitet

FSHF ka nisur një program të ri që synon të forcojë lidhjen mes klubeve të futbollit dhe komuniteteve ku ato veprojnë.

Programi do të mbështesë klubet në komunikimin me tifozët, familjet, shkollat, akademitë sportive dhe aktorët lokalë, duke nxitur aktivitete që afrojnë futbollin me njerëzit dhe rrisin pjesëmarrjen në stadiume.

Klubi më pranë komunitetit, futbolli më pranë njerëzve.

04/07/2026

🔴⚫ Java europiane nis për klubet tona!

Klubet tona zbresin në fushë javën e ardhshme për ndeshjet e para të turit të parë kualifikues në kompeticionet e UEFA-s.

📅 Ndeshjet e para:

7 Korrik – AF Elbasani vs BATE Borisov
8 Korrik – Petrocub vs KF Egnatia
9 Korrik – KF Vllaznia vs Malisheva
9 Korrik – Dinamo City vs Astana

Një javë e rëndësishme për futbollin tonë, ku klubet tona nisin rrugëtimin europian me synimin për të përfaqësuar sa më mirë ngjyrat e tyre dhe futbollin tonë.

👏 Le të jemi të gjithë pranë tyre!
Mbështetja e tifozëve është një forcë e madhe në çdo sfidë.

🇦🇱 Suksese klubeve tona në Europë!⚽

04/07/2026

⚽ Sezoni i ri i Abissnet Superiore është gati!

Emocionet, rivaliteti dhe pasioni i futbollit shqiptar rikthehen në fushë.

📅 Start: 22 Gusht 2026
🏁 Përfundon: 9 Maj 2027

Një sezon i ri, histori të reja, sfida të mëdha dhe stadiume që presin zërin e tifozëve.

Futbolli ynë, pasioni ynë!

03/07/2026

📢 FSHF nis Programin “Klubi në Komunitet”

Federata Shqiptare e Futbollit nis Programin “Klubi në Komunitet”, një nismë që synon të mbështesë klubet në forcimin e lidhjes me komunitetin, përmirësimin e imazhit publik dhe rritjen e pjesëmarrjes në stadiume.

Programi do të fokusohet në krijimin e një komunikimi më të strukturuar ndërmjet klubeve, tifozëve, familjeve, shkollave, akademive dhe aktorëve lokalë, duke nxitur aktivitete konkrete që e afrojnë futbollin më shumë me komunitetin.

Në fazën fillestare, FSHF do të zhvillojë takime individuale me klubet për të evidentuar nevojat, mundësitë dhe hapat konkretë të zbatimit të programit gjatë sezonit sportiv.

“Klubi në Komunitet” synon ta forcojë rolin e klubeve jo vetëm si pjesë e garës sportive, por edhe si qendra aktive sociale, edukative dhe komunitare.

⚽ Bashkë për një futboll më pranë komunitetit.

26/05/2024

Egnatia është ekipi kampion i Shqipërisë për herë të parë në histori. Rrogozhinasit triumfuan në finalen e madhe të “Final Four” ndaj Partizanit me rezultatin minimal 1-0. Sfida u vendos nga një gol i Ibrahimoglu në minutën e 35-të.
Në një atmosferë elektrizuese, në stadiumin “Air Albania” u zhvillua një finale e madhe, teksa drejtësi në fushë vendosi gjyqtari i mirënjohur anglez, Anthony Taylor.
Të dyja ekipet u shfaqën mirë në fushë duke krijuar raste të rrezikshme por gjithçka u vendos nga Ibrahimoglu në minutën e 35-të i cili realizoi një gol spektakolar duke i dhënë avantazhin Egnatias.
Edhe në fraksionin e dytë të dyja ekipet patën disa raste të mira shënimi por asgjë nuk ndryshoi në rezultat. Në fund sfida u mbyll 1-0 për Egnatian, që fitoi titullin e parë në histori.
Një sezon fantastik për rrogozhinasit që përmbyllet me titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë, teksa do të përfaqësojnë edhe Shqipërinë për herë të parë në histori në turin e parë eliminator të Champions League.
Pas përfundimit të ndeshjes finale në stadiumin “Air Albania” u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe titullit kampion ku të pranishëm ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi medaljet dhe titullin kampion ekipit të Egnatias.

14/05/2024

Egnatia shpallet ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë për të dytin sezon radhazi. Rrogozhinasit mundën në finale Kukësin me rezultatin minimal 1-0, teksa sfidën e vendosi Edison Ndreca me golin e shënuar në minutën e 38-të.

Një finale mjaft e luftuar nga të dyja ekipet që prodhuan lojë të bukur e me raste të pastra shënimi. Pas disa insistimeve në portën kundërshtare, Egnatia zhbllokoi rezultatin në të 38-ën me Edison Ndrecën. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat shpërdoruan disa raste të pastra shënimi.

Në të 79-ën Egnatia pati mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e Fernandos u ndal nga portieri Tafas.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 për Egnatian që fiton për herë të dytë radhazi trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Në fund të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së medaljeve dhe Kupës së Shqipërisë, që iu dorëzuan Egnatias nga Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri.

Finalja e Kupës së Shqipërisë
Kukësi – Egnatia 0-1
Shënues: Edison Ndreca

Photos from Liga Profesioniste e Futbollit's post 11/05/2024

Ka përfunduar java e fundit e kampionatit të rregullt në “Abissnet Superiore” teksa janë vendosur të gjitha verdiktet e sezonit, ndërsa tani i gjithë fokusi do të jetë në “Final Four”.

Egnatia e mbylli në vendin e parë me 63 pikë, po aq sa Partizani i vendit të dytë por rrogozhinasit kryesojnë falë avantazhit në ndeshjet direkt. Vllaznia u rendit e treta ndërsa Skënderbeu ja doli mbanë të siguronte vendin e katërt. Këto janë katër skuadrat që do të luftojnë për titullin kampion të këtij sezoni, teksa shorti për “Final Four” do të hidhet të hënën në stadiumin “Air Albania”, në orën 12:00.

Erzeni dhe Kukësi në sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa Laçi do të përballet në “play out” me fituesin e fazës “play off” të Kategorisë së Parë.

Përsa i përket rezultateve të javës së fundit, Egnatia u mund nga Tirana me rezultatin 0-3,

Partizani fitoi me Erzenin 4-0, ndërsa Skënderbeu triumfoi ndaj Vllaznisë 5-1.

Sfida Teuta – Dinamo City u mbyll me fitoren e durrësakëve 1-0, ndërsa takimi Laçi – Kukësi u mbyll me triumfin e laçianëve 2-0.

Photos from Liga Profesioniste e Futbollit's post 09/05/2024

AF Elbasani është kurorëzuar sot ekipi kampion i Kategorisë së Parë për sezonin 2023/2024 duke siguruar edhe ngjitjen në “Abissnet Superiore”.

Së bashku me AF Elbasanin në sezonin e ardhshëm pjesë e kampionatit elitar të Shqipërisë do të jetë edhe ekipi i Bylisit që e ka mbyllur në vendin e dytë këtë sezon në Kategorinë e Parë.

Të dyja skuadrat kanë dominuar këtë sezon në kampionat dhe përsa i përket vendit të parë gjithçka u vendos vetëm në javën e parafundit, ku AF Elbasani siguroi matematikisht vendin e parë në renditje.

Në stadiumin “Elbasan Arena” ishte një festë e vërtetë ndeshja e fundit e kampionatit mes AF Elbasanit dhe Bylisit, që përfundoi me rezultatin 3-2 për verdheblutë.

Pas përfundimit të takimit u organizua edhe ceremonia për kurorëzimin e ekipit kampion nga Federata Shqiptare e Futbollit ku i pranishëm ishte Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi medaljet dhe titullin kampion ekipit të AF Elbasanit.

08/05/2024

Java e 35-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u zhvillua ditën e sotme, teksa të gjitha takimet u luajtën në të njëjtin orar, 16:00.
Egnatia triumfoi në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Dinamo City me rezultatin 1-0, duke mbyllur edhe llogarit për vendin e parë.
Partizani mori fitoren e radhës në “Kukës Arena” ndaj Kukësit, pasi triumfoi 0-1 dhe ngjitet në vendin e dytë në kampionat.
Klasikja e futbollit shqiptar Tirana – Vllaznia, që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” përfundoi në barazim pa gola 0-0. Vllaznia zbret në vendin e tretë në kampionat, ndërsa Tirana renditet e pesta me pikë të barabarta me Teutën dhe Dinamo City.
Po sot, Teuta mundi Erzenin me rezultatin e thellë 3-0, ndërsa sfida Skënderbeu-Laçi, përfundoi në barazim 1-1.
Skënderbeu ndodhet në vendin e katërt me një pikë më shumë se Tirana, Teuta dhe Dinamo City, teksa gjithçka do të vendoset në javën e fundit për vendin e katërt që do të marrë pjesë në “Final Four”.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Air Albania Stadium
Tirana
1010