11/07/2026
🎯Nis rrugëtimin drejt së ardhmes tënde me Universitetin e Tiranës!
📢 Aplikimet për Raundin I për vitin akademik 2026–2027 zhvillohen sipas këtij kalendari:
🗓️ 03–24 Korrik – Pagesa e tarifës së aplikimit;
🗓️ 27 Korrik – 01 Gusht – Aplikimi online dhe përzgjedhja e 10 programeve të studimit në U-Albania;
🗓️ 22 Gusht – Publikimi i renditjes së aplikantëve;
🗓️ 24 Gusht – Ankimimi;
🗓️ 26 Gusht – 08 Shtator – Regjistrimi në institucionet e arsimit të lartë sipas renditjes në kohë reale;
🗓️ 09 Shtator – Çregjistrimi nga raundi i parë.
❓Pse të zgjedhësh Universitetin e Tiranës?
✔️ Universiteti më i madh dhe më prestigjioz në Shqipëri.
✔️ 6 fakultete, 3 institute dhe 1 filial në Sarandë me rreth 50 departamente akademike.
✔️ 164 programe studimi në të tre ciklet, duke përfshirë edhe programe në gjuhën angleze.
✔️ Institucion i akredituar për një periudhë 6-vjeçare, me standarde të larta të cilësisë.
✔️ Mbi 200 marrëveshje bashkëpunimi me universitete, institucione dhe biznese.
✔️ 177 marrëveshje Erasmus+, që u japin studentë mundësi shkëmbimi, studimi dhe praktike jashtë vendit.
✔️ Mundësi të shumta bursash dhe mobiliteti ndërkombëtar.
✔️ Anëtar i 13 rrjeteve universitare ndërkombëtare.
✔️ Mundësi për t’u angazhuar në kërkimin shkencor, aktivitete sportive, kulturore dhe sociale.
✔️ Diploma e Universitetit të Tiranës është një vlerë e shtuar për punësimin dhe zhvillimin e karrierës.
✅Zgjidh cilësinë. Zgjidh traditën. Zgjidh Universitetin e Tiranës!
•
•
•
•
•
-2027
08/07/2026
🎓 Njoftim i Rëndësishëm: Hapen Aplikimet A1/A1Z!
Një shans i dytë për të gjithë maturantët e viteve të kaluara dhe kandidatët që nuk arritën të aplikonin në fazën e parë! Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë (FHF) ju njofton se po rifillon afati zyrtar për plotësimin e formularëve A1 dhe A1Z në kuadër të Maturës Shtetërore 2026-2027.
Ky aplikim është hapi juaj i parë dhe i domosdoshëm për të konkurruar për programet tona të studimit.
📌 Detajet e Procesit:
📅 Datat: 9 dhe 10 Korrik 2026
⏰ Orari: 08:00 – 16:00
💻 Mënyra: Online
⚠️KUJDES!
Plotësimi i këtij formulari bëhet nga personat e autorizuar pranë gjimnazit.
Për plotësimin e këtij formulari duhet të keni me vete fotokopje të diplomës së gjimnazit dhe ID ose pasaportën.
🏛️ Pse të zgjidhni Fakultetin tonë?
Nëse keni pasion historinë, gjuhësinë, letërsinë, gazetarinë, gjeografinë apo arkeologjinë, ky është momenti për të projektuar karrierën tuaj të ardhshme në një nga institucionet me traditën më të pasur akademike në vend.
🚀 Mos e humbni këtë mundësi! Zgjidhni rrugën e dijes dhe bëhuni pjesë e FHF.
✨
11/06/2026
📢 Të nderuar studentë dhe kërkues shkencorë të rinj,
Si anëtare e grupit kërkimor-shkencor të projektit SA SKILLS, bashkëfinancuar nga Programi Interreg IPA South Adriatic 2021–2027, ku partner është edhe Qarku Durrës, ju ftoj të shfrytëzoni këtë mundësi të vlefshme për zhvillimin tuaj akademik dhe profesional duke aplikuar në International Summer School – Sustainable Development of the Yachting and Cruise Industry, e organizuar në kuadër të projektit.
📍 Kotor, Mali i Zi
📅 29 Qershor – 4 Korrik 2026
Kjo shkollë verore ndërkombëtare, e zhvilluar në gjuhën angleze, synon të përgatisë brezin e ri të profesionistëve dhe studiuesve në fushën e Ekonomisë Blu dhe zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit të Adriatikut. Programi organizohet nga institucionet prestigjioze të Universitetit të Malit të Zi, në bashkëpunim me Portin e Kotorrit dhe Porto Montenegro Marina.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre në tema me rëndësi për zhvillimin territorial dhe ekonomik të rajonit, si:
🌍 Gjeografia dhe zhvillimi territorial i zonave bregdetare
🌱 Qëndrueshmëria mjedisore dhe menaxhimi i burimeve detare
🔵 Ekonomia Blu dhe inovacioni në sektorët detarë
🏖️ Turizmi detar dhe zhvillimi i qëndrueshëm i destinacioneve turistike
⚓ Menaxhimi bashkëkohor i marinave dhe porteve turistike
💡 Transformimi digjital dhe zgjidhjet inteligjente në sektorin detar
Programi akademik përfshin shtatë module tematike të fokusuara në:
• Zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit nautik dhe të kroçerave
• Menaxhimin e marinave dhe porteve të kroçerave
• Sigurinë dhe mbrojtjen në infrastrukturat portuale
• Planifikimin dhe zhvillimin e infrastrukturës detare
• Parametrat e lundrimit dhe navigimit
• Marinat dhe portet inteligjente (Smart Marinas)
• Marinat dhe portet e gjelbra (Green Marinas)
VIJON NE KOMENT:
11/06/2026
📸 Të Gjitha Ngjyrat e UNINOVIS – Konkursi i Fotografisë!
🙂Studentë të Universitetit të Tiranës, është momenti të tregoni se si e shihni universitetin tuaj!
👉Nga 8 deri më 30 qershor, ftoheni të kapni në një fotografi identitetin, frymën dhe jetën universitare në Universitetin e Tiranës, për një mundësi për të fituar 3 muaj Spotify Premium.
🔹 Si të merrni pjesë?
• Të jeni student i Universitetit të Tiranës
• Të ndiqni uninovis.eu
• Të postoni foton tuaj publikisht në Instagram
• Të bëni tag uninovis.eu
• Të përdorni hashtagun
• Të dorëzoni foton tuaj deri më 30 qershor
📷 Fotografia juaj duhet:
🎨Të pasqyrojë identitetin, ngjyrat, aktivitetet ose frymën e Universitetit të Tiranës;
🤳🏻Të jetë origjinale dhe e realizuar nga ju;
✨Të ketë vetëm redaktime bazë (prerje, ndriçim dhe korrigjim ngjyrash).
🏆 Punimet do të vlerësohen për kreativitetin, cilësinë vizuale, rrëfimin e historisë dhe lidhjen me identitetin universitar.
Na tregoni Universitetin e Tiranës përmes objektivit tuaj dhe bëhuni pjesë e konkursit !
StudentLife PhotoContest StudyInEurope UniversityPhotography InternationalStudents
09/06/2026
Bëhuni pjesë e rrjetit Alumni të Universitetit të Tiranës!
😀Jemi të lumtur të lidhemi me ju dhe duam të mësojmë më shumë për rrugëtimin tuaj pas diplomimit. Kontributi juaj do të jetë i vyer për forcimin e rrjetit tonë të alumni,përmirësimin e programeve tona dhe nxitjen e bashkëpunimit brenda komunitetit tonë.
🎯Ju lutemi të na kushtoni vetëm 5 minuta për të plotësuar këtë pyetësor dhe për t’u bërë pjesë e rrjetit Alumni – UT.
👉Përgjigjet tuaja do të ndihmojnë në krijimin e një baze të dhënash dinamike për alumni dhe në krijimin e mundësive për rrjetëzim.
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSelUiF2v_IqMP9Qi-ajQeMVVsHC7oV0ZHPrPLwfbFPVQwVejA/viewform
🔐Të dhënat do të përdoren vetëm nga Universiteti i Tiranës, me dhënien e dakortësisë tuaj.
🙂Ju falënderojmë për kohën dhe kontributin tuaj!