07/09/2026
Fituesit e Champions League ndër vite. Nesër fillon edicioni i ri. Cila skuadër do të fitojë trofeun këtë sezon?
Lajme rreth sportit nga Radio Televizionin Shqiptar. Sport news on Albanian Radio Television page.
07/09/2026
Fituesit e Champions League ndër vite. Nesër fillon edicioni i ri. Cila skuadër do të fitojë trofeun këtë sezon?
07/09/2026
Michael Olise te Real Madridi është një temë e nxehtë që do të vazhdojë edhe në afatin e ardhshëm të transferimeve. Të paktën, kjo është ajo që duket se thotë drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen: “Është e vështirë të bësh premtime në futboll. A do të jemi në gjendje ta mbajmë Olisen? Do ta shohim verën e ardhshme...
Lajmin e plotë e gjeni në www.rtsh.al
07/09/2026
Taulant Seferi duket se ka rilindur te skuadra e Kayserisporit. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës ditën e sotme në Ligën e Parë turke.
Lajmin e plotë e gjeni në www.rtsh.al
Briken Calja i mbylli Lojërat Mesdhetare me dy medalje, të artën në stilin e shkëputjes dhe të bronztën në shtytje, duke vendosur njëherazi edhe katër rekorde të Mesdheut. Kampioni shqiptar tha në një intervistë për RTSH Sport se ishte i kënaqur me rezultatet e arritura.
07/09/2026
Ai nuk do të luajë kundër Real Madridit dhe kjo është një humbje e madhe për Interin, Federico Dimarco është bërë një figurë kyçe për zikaltërit. Italiani e ka vendosur veten në nivel ndërkombëtar si një nga mbrojtësit më të mirë të krahut, duke marrë lëvdata nga një mjeshtër dhe pikë referimi në këtë pozicion, Roberto Carlos...
Lajmin e plotë e gjeni në www.rtsh.al
Java e tretë e “Abissnet Superiores”, si rrallëherë në sezonet e fundit, prodhoi njëherësh fitore të skuadrave kryeqytetase, me Partizanin të shtunën dhe më pas Tiranën e Dinamon të dielën. Teuta dhe Dinamo mund të konsiderohen si anti-Egnatia për kreun, ndërsa fundi i klasifikimit u bë dramatik me Vllazninë, Elbasanin dhe Skënderbeun.
07/09/2026
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës së Ligës në Amerikën e Veriut. Sulmuesi kuqezi shënoi 4 gola me fanellën e Austin në këtë turne.
07/09/2026
Ndeshja Real Madrid - Inter shënon gjithashtu përballjen e José Mourinhos me të kaluarën e tij. Trajneri portugez bëri histori në Milano duke fituar "Tripletën" –16 vite më parë – sukses që kulmoi me ngritjen e trofeut të Ligës së Kampionëve pikërisht në "Bernabéu".
"Sot ky është stadiumi im, por përtej kësaj, do të mbetet gjithmonë stadiumi “im” dhe është ikonik për Interin. Çdo ndeshje në këtë kompeticion është e rëndësishme për ne; ka shumë ndeshje dhe shpresoj ta shoh sërish Interin në vazhdim. Zikaltërit janë një skuadër fantastike; tashmë ata mund të luajnë edhe me sy mbyllur”, ka thënë në prag të ndeshjes së nesërme në Champions trajneri i Realit.
Lajmin e plotë e gjeni në www.rtsh.al
07/09/2026
Përgatitjet për Kampionatin Europian U21, që do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027, po hyjnë në një tjetër fazë të rëndësishme. Përfaqësues të UEFA-s kanë nisur sot turin e inspektimeve në stadiumet që do të presin ndeshjet e këtij kompeticioni.
Stacioni i parë është stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër, ndërsa vizitat do të vijojnë në “Elbasan Arena” dhe më pas në Tiranë, në “Arena Kombëtare” dhe “Arena e Demave”.
Lajmin e plotë e gjeni në www.rtsh.al
07/09/2026
Ndryshe nga kritikët e mëparshëm, ky veprim i Belgjikës ka një peshë të veçantë. Presidentja e RBFA-së, Pascale Van Damme, është anëtare e Këshillit të FIFA-s dhe synon ta ngrejë çështjen delikate “Balogun” në takimin e 15 tetorit.
Lajmin e plotë e gjeni në rtsh.al