Albanian Tennis Federation

Albanian Tennis Federation

Share

Federata Shqiptare e Tenisit

Photos from Albanian Tennis Federation's post 26/07/2026

🎾🇦🇱 Përfundon Tennis Europe 14&U Training Camp në Chisinau!🌍🎾

Ka përfunduar në Chisinau, Moldavi “Tennis Europe 14&U Training Camp”, ku Shqipëria u përfaqësua nga tenistja Nergis Nikprelaj, tenisti Martin Bushati dhe trajnerja Anatereza Guli.

Gjatë datave 19-26 korrik 2026, lojtarët e rinj nga vende të ndryshme evropiane patën mundësinë të zhvillojnë një javë intensive stërvitore, në një ambient ndërkombëtar dhe nën drejtimin e stafit teknik të kampit.

Nergis Nikprelaj dhe Martin Bushati përfituan nga një eksperiencë e rëndësishme sportive, duke u stërvitur së bashku me lojtarë të tjerë të talentuar të grupmoshës 14&U nga vende të ndryshme të Evropës.

Pjesë aktive e stafit teknik të kampit ishte edhe trajnerja shqiptare Anatereza Guli, e cila punoi në fushë me lojtarët shqiptarë dhe pjesëmarrësit e tjerë të kampit.

🇦🇱 Urime Nergis, Martin dhe Anatereza për këtë eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare! 🎾

Photos from Albanian Tennis Federation's post 21/07/2026

🎾Tenistja shqiptare Nergis Nikprelaj, tenisti Martin Bushati dhe trajnerja Anatereza Guli po përfaqësojnë Shqipërinë në Tennis Europe Training Camp, që po zhvillohet në Chisinau, Moldavi, në datat 19-26 korrik 2026.🇦🇱🎾🌍

Kampi, i organizuar nga Tennis Europe, ka mbledhur talente të reja nga vende të ndryshme evropiane dhe zhvillohet në kuadër të programit për zhvillimin e tenistëve të rinj U14.

Kampi stërvitor drejtohet nga trajneri kryesor Aleksander Jurgens, me mbështetjen e trajnerëve kombëtarë të vendeve pjesëmarrëse, ku bën pjesë edhe trjnerja shqiptare Anatereza Guli.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet përbën një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të lojtarëve të rinj shqiptarë dhe për përfaqësimin e Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare të Tennis Europe.

🇦🇱 Suksese skuadrës shqiptare!💪🏻

07/07/2026

🇦🇱Tre teniste shqiptare në “Dubrovnik Dub Bowl 2026”🎾

Tenistet shqiptare Noemi Zyli, Siara Tola dhe Helia Hysaj po marrin pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar për moshat e vogla, Dubrovnik Dub Bowl 2026, i cili zhvillohet nga 6 deri më 12 korrik në Dubrovnik, Kroaci.

Ky turne konsiderohet një aktivitetet i rëndësishëm që mbledh çdo vit talentet më premtuese nga shumë vende të botës. Pjesëmarrja në një event të këtij niveli u ofron sportisteve shqiptare një mundësi të vlefshme për të fituar eksperiencë ndërkombëtare dhe për të konkurruar me bashkëmoshataret më të mira.

Federata Shqiptare e Tenisit u uron Noemit, Siarës dhe Helias shumë suksese në këtë turne.🌍🎾

Photos from Albanian Tennis Federation's post 20/06/2026

🇦🇱 Shqipëria lufton deri në fund ndaj San Marinos në Davis Cup!🌍🎾

Ekipi Kombëtar Shqiptar i meshkujve zhvilloi një përballje shumë të fortë ndaj San Marinos në kuadër të Davis Cup Europe Group IV, duke u mposhtur me rezultatin e ngushtë 2-1.

🎾 Pika e vetme për Shqipërinë u fitua nga Alex Prifti, i cili zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse dhe triumfoi bindshëm ndaj Leonardo Bartolettit me rezultatin 6-0, 6-1.

Në ndeshjen e dytë të tekeve, Denis Gaba luftoi fort, por u mposht nga Filippo Tommesani me rezultatin 6-4, 1-6, 2-6, duke barazuar sfidën në 1-1.

Vendimi u dha në ndeshjen e dysheve, ku Alex Prifti dhe Mario Zili u përballën me çiftin Filippo Tommesani / Umberto Vanucci. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, dyshja shqiptare u mposht me rezultatin 4-6, 2-6, duke i dhënë fitoren përballjes ekipit të San Marinos.

👏 Përgëzojmë lojtarët tanë dhe kapitenin Përparim Zano për përkushtimin dhe luftën e treguar në fushë, pavarësisht rezultatit. 🇦🇱🎾🌍

Photos from Albanian Tennis Federation's post 20/06/2026

🎉🇦🇱 Shqipëria fitore e bindshme ndaj Andorrës 2-0 në kampionatin botëror në BILLIE JEAN KING CUP! 🎾🌍

Një tjetër sukses për ekipin kombëtar shqiptar të femrave! Shqipëria ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Andorrës në Billie Jean King Cup by Gainbridge – Europe Group III, duke dhuruar një paraqitje mbresëlënëse dhe plot karakter.

🔥 Kristal Dule hapi rrugën e fitores me një performancë shumë të sigurt, duke mposhtur Judit Cartana Alana me rezultatin 6-3, 6-3 dhe duke i dhënë Shqipërisë pikën e parë.

💪 Më pas ishte radha e Gresi Bajrit, e cila dominoi plotësisht ndeshjen e saj ndaj Laura Pichel, duke fituar me rezultatin spektakolar 6-0, 6-0 dhe duke vulosur fitoren e Shqipërisë pa lënë asnjë dyshim.

👏 Me rezultatin e përgjithshëm 2-0, vajzat kuqezi siguruan një fitore të pastër, duke treguar nivel të lartë loje, vendosmëri dhe shpirt gare.

Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon Kristal Dulen, Gresi Bajrin, Enki Hysenin dhe kapitenin Tedi Kaso për këtë arritje të shkëlqyer dhe për përfaqësimin me dinjitet të flamurit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

🇦🇱 Forca Shqipëria! ❤️🖤🎾

Photos from Albanian Tennis Federation's post 19/06/2026

🎾 Fitore e rëndësishme për Shqipërinë në Billie Jean King Cup! 🇦🇱🌍

Ekipi Kombëtar Shqiptar i femrave ka arritur një fitore të rëndësishme në “Billie Jean King Cup by Gainbridge - Europe Group III”, duke mposhtur Azerbajxhanin me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve.

Shqipëria kaloi në avantazh falë një paraqitjeje shumë të mirë të Kristal Dules, e cila fitoi ndeshjen e parë në teke ndaj Lala Eyvazova, me rezultatin 6-4, 6-1.

Në ndeshjen e dytë, Gresi Bajri zhvilloi një duel tejet të fortë ndaj Michelle Dzjachangirova, por u mposht me rezultatin 6-2, 3-6, 1-6, duke barazuar takimin në 1-1.

Gjithçka u vendos në ndeshjen e dysheve, ku Gresi Bajri dhe Kristal Dule treguan karakter, qetësi dhe nivel të lartë loje. Pas humbjes së setit të parë, tenistet shqiptare përmbysën rezultatin dhe fituan me 1-6, 6-4, 10-2, duke i dhënë Shqipërisë fitoren e merituar 2-1.

Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon vajzat shqiptare dhe kapitenin Tedi Kaso për këtë sukses dhe për përfaqësimin dinjitoz të ngjyrave kuqezi në arenën ndërkombëtare.

Urime ekipit tonë! Forca Shqipëria! 🇦🇱❤️🎾

Photos from Albanian Tennis Federation's post 16/06/2026

🎾 Shqipëria gati për Billie Jean King Cup Europe Group III 2026! 🇦🇱

Federata Shqiptare e Tenisit ka kënaqësinë të prezantojë ekipin kombëtar të femrave, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Billie Jean King Cup by Gainbridge - Europe Group III, që po zhvillohet në San Marino, nga 15 deri më 20 qershor 2026.

🇦🇱 Ekipi i Shqipërisë:

🎾 Gresi Bajri
🎾 Kristal Dule
🎾 Enki Hyseni

👤Kapiten: Tedi Kaso

Pas hedhjes së shortit, Shqipëria është shortuar në Grupin D, ku do të përballet me:

🇦🇲 Armeninë
🇲🇪 Malin e Zi
🇦🇿 Azerbajxhanin

📅 Programi i ndeshjeve të Shqipërisë:

• 17 Qershor - 🇦🇱 Shqipëri 🆚 🇲🇪 Mali i Zi
• 18 Qershor - 🇦🇱 Shqipëri 🆚 🇦🇲 Armenia
• 19 Qershor - 🇦🇱 Shqipëri 🆚 🇦🇿 Azerbajxhani

Ky është kompeticioni më prestigjioz ekipor i tenisit për femra në nivel kombëtaresh, ku vajzat tona do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe të garojnë për promovimin në Europe Group II.

I urojmë ekipit tonë shumë suksese dhe paraqitje dinjitoze në San Marino!

Forca Shqipëria! 🇦🇱❤️🎾

Photos from Albanian Tennis Federation's post 16/06/2026

🎾 EKIPI KOMBËTAR SHQIPTAR I TENISIT PËR MESHKUJ NIS RRUGËTIMIN NË “DAVIS CUP EUROPE GROUP IV 2026”! 🇦🇱

Ekipi Kombëtar i meshkujve do të përfaqësojë Shqipërinë në *Davis Cup Europe Group IV*, që po zhvillohet në Tsaghkadzor, Armeni, nga 16 deri më 20 qershor 2026.

🔴⚫ Shqipëria do të përfaqësohet nga:

👤 Kapiten: Përparim Zano

🎾 Lojtarët:
• Mario Zili
• Denis Gaba
• Alex Prifti

Pas hedhjes së shortit, Kombëtarja jonë do të zhvillojë ndeshjet sipas këtij kalendari.

📅 *16 Qershor* Shqipëri - Maltë
📅 *17 Qershor* Shqipëri - Islandë
📅 *18 Qershor* Shqipëri - Andorra
📅 *19 Qershor* Shqipëri - Armeni
📅 *20 Qershor* Shqipëri - San Marino

I urojmë ekipit tonë shumë suksese dhe paraqitje dinjitoze në këtë kompeticion prestigjioz ndërkombëtar.

🇦🇱 **Forca Shqipëri!**

Photos from Albanian Tennis Federation's post 15/06/2026

🏆 Përfundon me sukses turneu “KORÇA CUP 2026” 🏆

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, organizoi me sukses turneun “KORÇA CUP 2026”, i cili u zhvillua më 13-14 Qershor 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës.

Turneu mblodhi tenistë të rinj nga klube të ndryshme të vendit, të cilët garuan në kategoritë U16 dhe ROG (Red, Orange & Green), duke zhvilluar ndeshje me nivel të lartë, frymë sportive dhe konkurrencë të fortë.

🏅 Fituesit dhe finalistët:

U16 Djem

🥇 Kleis Rota
🥈 Hansper Kaço

U16 Vajza

🥇 Anjel Hoxha
🥈 Siara Tola

Orange Vajza

🥇 Siandra Azisllari
🥈 Sofi Robo

Orange Djem

🥇 Joan Xoga
🥈 Arvi Samara

Green Vajza

🥇 Moana Tola
🥈 Margaret Bazhdari

Green Djem

🥇 Jorik Aliaj
🥈 Elio Dimoshi

Red Vajza

🥇 Marisa Larti
🥈 Amelia Çollaku

Federata Shqiptare e Tenisit përgëzon të gjithë fituesit, finalistët dhe pjesëmarrësit për performancat e tyre, si dhe falënderon Tennis Korça Club, trajnerët, prindërit, arbitrat dhe të gjithë stafin organizativ për kontributin në realizimin me sukses të këtij aktiviteti. 👏🏻🎾

08/06/2026

🎾🏆 KORÇA CUP 2026 🏆🎾

Federata Shqiptare e Tenisit, në bashkëpunim me Tennis Korça Club, ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e turneut “KORÇA CUP 2026”, i cili do të zhvillohet më 13-14 Qershor 2026 në Qendrën Sportive të qytetit të Korçës.

Turneu do të organizohet për kategoritë ROG dhe U16, për meshkuj dhe femra, duke mbledhur tenistë të rinj nga e gjithë Shqipëria.

📍 Vendi i zhvillimit: Qendra Sportive, Korçë
📅 Datat: 13-14 Qershor 2026
👦👧 Kategoritë: ROG & U16 Meshkuj/Femra

📝 Regjistrimet janë të hapura dhe do të pranohen deri të premten në orën 17:59.

👉🏻Nxitoni të regjistroheni në linkun: https://clubspark.net//AlbanianTennisFederation/Tournaments/Overview/E125666D-82DC-425E-8B42-F10B971046D0

Male WTN 1 - 40, age 7 - 8 - Green (Djem RED)
Male WTN 1 - 40, age 8 - 9 - Green (Djem ORANGE)
Male WTN 1 - 40, age 9 - 10 - Green (Djem GREEN)
Male WTN 1 - 40, age 14 - 16 (Djem U16)

Female WTN 1 - 40, age 7 - 8 - Green (Vajza RED)
Female WTN 1 - 40, age 8 - 9 - Green (Vajza ORANGE)
Female WTN 1 - 40, age 9 - 10 - Green (Vajza GREEN)
Female WTN 1 - 40, age 14 - 16 (Vajza U16)

📞 Për më shumë informacion kontaktoni në numrin: 069 218 2552

Ju mirëpresim në Korçë për një tjetër festë të tenisit shqiptar! 🎾🇦🇱🏆

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Qendra Kombëtare E Tenisit, Rr. Dine Hoxha, National Sport Park, Tiranë
Tirana
1057