10/08/2026
Kjo e dile na mblodhi në Fush Arrës në edicionin e ll-të të garës së vrapimit internacionale "Migrant Ultra Trail Race" organizuar nga Maraton Albania.
Morëm pjesë me 3 vrapues
🏃Florjan Balaj vendi i parë 🥇në 11 km
🏃Irma Kraja vendi i 6 në 11 km
🏃Adrit Kraja vendi i 6 në 21 km
08/08/2026
Sot në Velipojë u zhvillu edicioni i 3-të sportiv/përkujtimor "Swim to Freedom" 4 km nga qendra e Velipojës deri në grykderdhje të Bunës në përkujtim të atyne djemve dhe vajzave që guxun të thyenin kufinin me not gjat viteve të diktaturës.
28/07/2026
Kosova Sprint Triathlon u mbajt më 26 korrik 2026 në Liqenin e Batllavës (Orllan), duke mbledhur garues vendorë dhe ndërkombëtarë,
Shkodra Mountain Bikers mori pjesë me nji garues,
🏊🚵🏃Adrit Kraja vendi i 11 me kohen 1 orë 13 min.
20/07/2026
Me dt 19.7 në Priskë të Tiranës u zhvillu Kampionati Kombtar për biçikletat e malit "Mountain Bike".
3 gara në 1 dit.
XCE (Cross Country Eliminator)
XCC (Cross Country Short Track)
XCO (Cross Country Olympic)
Shkodra Mountain Bikers mori pjes me dy garues.
🚵 Diamant Poja 🥈
Kategoria Master vendi i 2-të në disiplinen XCC.
🚵 Adrit Kraja 🥉🥇
Kategoria Elitë vendi i 3-të në disiplinen XCC.
Kategoria Master vendi i 1-rë në disiplinen XCO.
16/07/2026
Foto aksion nga Plava XCE.
13/07/2026
"MTB PLAVA 2026"
Me dt 12 korrik u zhvillua gara e IV-të e kampionatit të Malit të Zi me biçikleta MTB nëdisiplinen Cross Country Eliminator organizuar nga Star Bike,MTB Plava dhe Federata e Çiklizmit të M.Z.
Shkodra Mountain Bikers mori pjesë me 4 garues.
🚵 Dritan Çelepija
🚵 Izmir Haxhija
🚵 Ergys Matj
🚵 Adrit Kraja
Foto dhe suport Shpëtim Kurtaj.
07/07/2026
MTB XC Eliminator në Plavë
Me 12 Korrik.