27/08/2026
Fatmir Gjeka nuk u mjaftua vetëm me përkrahjen publike të emërimit të profesoreshës së gjuhës serbe si drejtoreshë e Gjimnazit “Vëllazërim-Bashkim”. Ai shkoi personalisht në shkollë për t’i dhënë mbështetje.
Vetë Gjeka deklaroi sot se Gjimnazi “Vëllazërim-Bashkim” është shkolla me numrin më të madh të nxënësve që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Pikërisht në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi, Gjeka zgjodhi të mbështesë emërimin e një profesoreshë të gjuhës serbe.
Vizita e Gjekës vjen në një kohë kur vazhdon debati për emërimin e drejtoreshës dhe për vërtetimin e dorëzuar për njohjen e gjuhës shqipe në nivelin B2.
Si përfaqësues i zgjedhur me votën e shqiptarëve dhe si ministër përgjegjës për të drejtat e pakicave, Gjeka duhej të ishte ndër të parët që do të mbronte gjuhën shqipe dhe interesat e shqiptarëve, e jo të përkrahte një emërim që ka ngjallur shqetësim të madh te shqiptarve.
26/08/2026
DREJTORESHA ME VËRTETIMIN “B2” NUK KOMUNIKON NË SHQIP, NDËRSA GJEKA VJEN PËR VIZITË
Drejtoresha e Gjimnazit të Ulqinit u drejtohet anëtarëve të Këshillit të Shkollës vetëm në gjuhën malazeze, ndonëse gjatë përzgjedhjes së saj është dorëzuar vërtetimi se e njeh gjuhën shqipe në nivelin B2.
Ndërkohë që opinioni ende pret përgjigje se kush, si dhe pas çfarë verifikimi real e ka lëshuar këtë vërtetim, nesër në ora 10:30 shkollën do ta vizitojë ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka.
Prandaj, i ftojmë edhe mediat në gjuhën shqipe që nesër të jenë në Gjimnaz, ta përcjellin vizitën e ministrit dhe t’i bëjnë drejtoreshës ndonjë pyetje.
Vetëm, ju lutemi – mos ia bëni rastësisht pyetjet në shqip. Mund ta prishni tërë shfaqjen për nivelin B2.
Ndërsa ministri Gjeka le të sqarojë nëse ka ardhur për t’i mbrojtur të drejtat e pakicave dhe gjuhën shqipe, apo për t’i dhënë mbështetje politike drejtoreshës në mes të aferës me vërtetimin për njohjen e kësaj gjuhe.
Ulqinit nuk i duhen Rahman Morina të rinj.
21/08/2026
Deklaratë për media
Të drejtat e pakicave nuk janë kuotë politike, por detyrim ligjor i shtetit
Emërimi i drejtoreshës së Shkollës së Mesme të Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim” përfaqëson vazhdimin e një politike shqetësuese kadrovike të Qeverisë së Malit të Zi në Ulqin. Duke pasur parasysh mënyrën se si tashmë janë plotësuar pozitat drejtuese në polici, prokurori, Drejtorinë për patundshmëri, edhe ky emërim te qytetarët e Ulqinit shkakton shqetësim serioz, sepse në nivel emocional dhe simbolik, ky vendim rikujton përvojat e dhimbshme të fillimit të viteve të nëntëdhjeta, kur në një moment madje u desh që edhe dëftesat shkollore të shkruheshin ekskluzivisht në qirilic dhe vetëm në një gjuhë.
Pozita e drejtorit të shkollës nuk duhet të jetë objekt i kuotave politike apo kombëtare. Drejtori duhet të zgjidhet në bazë të profesionalizmit, kompetencave dhe rezultateve, por ekskluzivisht përmes një procedure të ligjshme dhe të zbatuar siç duhet. Profesionalizmi dhe respektimi i të drejtave të pakicave nuk janë kritere të kundërta – të dyja përfaqësojnë detyrim ligjor.
Fakti nga biografia e kandidates se ajo zotëron gjuhën shqipe në nivelin B2 është relevant, por nuk jep përgjigje për të gjitha çështjet lidhur me ligjshmërinë e procedurës. Duhet të theksohet se në bazë të cilit dokumentacion dhe në çfarë mënyre është përcaktuar njohja aktive e gjuhës dhe shkrimit shqip, si dhe a është vlerësuar dhe në çfarë mënyre është vlerësuar, mendimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Shqetëson fakti se gjatë zgjedhjeve të fundit të drejtorëve të institucioneve arsimore në Ulqin dhe në vende të tjera ku jetojnë shqiptarë, nuk është marrë në konsideratë në mënyrë përmbajtësore mendimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Mungesa e një qasjeje përmbajtësore ndaj qendrimeve të Këshillit nuk është vetëm neglizhencë ndaj një shkrese, por edhe neglizhencë ndaj një organi ligjor, përfaqësues të popullit shqiptar në Mal të Zi. Në këtë mënyrë, bëhet I pakuptimtë roli i tij në çështjet me rëndësi të drejtpërdrejtë për arsimin, gjuhën dhe ruajtjen e identitetit.
Prandaj, duhet të publikohet dokumentacioni i plotë, relevant për përmbushjen e kushteve të përcaktuara në nenin 18 të Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, mendimi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe arsyetimi se në çfarë mënyre është shqyrtuar ky mendim. Në Vendimin për zgjedhjen e drejtoreshës, në të cilin kam pasur qasje, mungojnë dy elemente kyçe të përcaktuara me ligj.
Të drejtat e pakicave nuk janë kuotë politike, privilegj apo presion ndaj institucioneve. Ato janë detyrim kushtetues dhe ligjor i shtetit. Multietniciteti nuk mbrohet vetëm me fjalë dhe me thirrje të përgjithshme për barazi, as me dyshime për albanofobi, por me zbatim dinjitoz të ligjit dhe me pjesëmarrje reale të pakicave në marrjen e vendimeve që lidhen drejtpërdrejtë me gjuhën, arsimin dhe identitetin e tyre.
Me respekt,
Prof. Dr. Ilir Çapuni
Deputet në Kuvendin e Malit të Zi
21/08/2026
Ministri Marash Dukaj, ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme rë ministrit Fatmir Gjeka, në të cilën ai mbështeti emërimin e profesoreshës së gjuhës serbe në pozitën e drejtoreshës së Gjimnazit të Ulqinit.
Dukaj theksoi se nuk janë të befasuar nga një reagim dhe veprim i tillë i Gjekës, duke i ditur qëndrimet dhe parimet e tij politike. Dukaj rikujtoi se Gjeka ishte i vetmi përfaqësues nga partitë shqiptare që mbështeti nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Dukaj bëri të ditur se kanë filluar kontrollet inspektuese, jo vetëm për rastin në shkollën në Ulqin, por edhe për raste të tjera që lidhen me vërtetimet për njohjen e gjuhës shqipe.
“Do të bëhet gjithashtu verifikimi dhe rishikimi i detajuar i vërtetimeve të lëshuara. Besoj se edhe kolegu Gjeka pajtohet se kjo është një rrugë e rëndësishme për ruajtjen e kredibilitetit të arsimit dhe edukimit, si dhe të drejtave të njeriut” deklaroi Dukaj.
21/08/2026
‼️Një tjetër deklaratë skandaloze e Fatmir Gjekës
Dje përkrahu emërimin e profesoreshës së gjuhës serbe në pozitën e drejtoreshës së Gjimnazit “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin, ndërsa sot deklaron se nuk ka diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve në Mal të Zi.
Në vend që të dëgjojë shqetësimet e shqiptarëve dhe të kërkojë zgjidhje për problemet e tyre, ministri Gjeka zgjedh t’i paraqesë si jo aq serioze shqetësimet dhe problemet e komunitetit që duhet të përfaqësojë.
Qëndrimi i Gjekës ngre pyetje të drejtpërdrejta: 𝗡𝗲̈𝘀𝗲 𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝗲̈𝘀 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗮𝘁 𝗲 𝗽𝗮𝗸𝗶𝗰𝗮𝘃𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗲 𝘀𝗵𝗲𝗵 𝗱𝗶𝘀𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗶𝗻𝗶𝗺𝗶𝘇𝗼𝗻 𝘀𝗵𝗾𝗲𝘁𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲, 𝗸𝘂𝗷𝘁 𝗽𝗼 𝗶 𝘀𝗵𝗲̈𝗿𝗯𝗲𝗻 𝗮𝗶?
20/08/2026
Fatmir Gjeka mori votat dhe besimin e shqiptarëve. Sot, si ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, ai përkrah një vendim që ka ngritur shqetësime serioze për të drejtat, përfaqësimin dhe gjuhën shqipe në Ulqin.
Si ministër përgjegjës për të drejtat e pakicave, Gjeka duhet të jetë zëri i parë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve.
Në vend që të jetë zëri i shqiptarëve dhe të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të tyre, Gjeka ka zgjedhur të mbështesë emërimin e një drejtoreshe që nuk flet gjuhën shqipe në një nga institucionet më të rëndësishme arsimore të Ulqinit.
Ulqini i dha Gjekës votën dhe besimin për të qenë zëri i tyre. 𝗣𝘀𝗲 𝘀𝗼𝘁 𝗮𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝗿𝗮𝗵 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗱𝗲̈𝗺𝘁𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗮𝘁, 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗮𝗾𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗲𝘀𝗮𝘁 𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗨𝗹𝗾𝗶𝗻𝗶𝘁?
20/08/2026
Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, e drejtuar nga Fatmir Gjeka, ka dalë në mbrojtje të emërimit të Snežana Živanović në pozitën e drejtoreshës së Gjimnazit “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin.
Në reagimin thuhet se emërimi ka shkaktuar reagime nga subjekte të caktuara politike, të cilat kanë problematizuar përkatësinë nacionale të drejtoreshës dhe faktin se ajo nuk flet gjuhën shqipe.
Ministria e drejtuar nga Gjeka e cilëson si “shqetësues dhe të dëmshëm problematizimin e përkatësisë kombëtare të drejtoreshës së shkollës”.
Sipas Gjekës, deklarata të tilla janë shqetësuese dhe të dëmshme, ndërsa theksohet se multietniciteti i Ulqinit duhet të mbrohet përmes të drejtave të barabarta, respektimit të dallimeve dhe zbatimit konsekuent të ligjit.
Sundimi i ligjit, respekti i ndërsjellë dhe kriteret e njëjta për të gjithë janë mënyra më e mirë për të ruajtur karakterin multietnik të Ulqinit dhe të Malit të Zi, deklaruen nga ministria e Gjekës.
Por pyetja që shtrohet është: 𝗸𝘂 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗮 𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗸𝘂𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗻𝗴𝗮 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲𝘁 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲̈𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗮𝗿𝘀𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗨𝗹𝗾𝗶𝗻𝗶𝘁 𝗲𝗺𝗲̈𝗿𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿𝗲𝘀𝗵𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝗻𝘂𝗸 𝗳𝗹𝗲𝘁 𝗴𝗷𝘂𝗵𝗲̈𝗻 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲?
19/08/2026
Në Ulqin po ndodhin vendime që prekin drejtpërdrejt përfaqësimin dhe pozitën e shqiptarëve në institucionet e qytetit, ndërsa 𝘇𝗲̈𝗿𝗶 𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗮𝗾𝗲̈𝘀𝘂𝗲𝘀𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗨𝗹𝗾𝗶𝗻𝗶𝘁 𝘃𝗮𝘇𝗵𝗱𝗼𝗻 𝘁𝗲̈ 𝗺𝘂𝗻𝗴𝗼𝗷𝗲̈.
Emërimi i Snežana Živanović si drejtoreshë e Gjimnazit “Vëllazërim-Bashkim”, një prej institucioneve më të rëndësishme arsimore të qytetit, është edhe një goditje e rëndë për përfaqësimin shqiptar në institucionet e qytetit.
Kjo nuk është vetëm çështje e një emërimi. 𝗘̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗰̧𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗷𝗲 𝗲 𝗱𝗶𝗻𝗷𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗨𝗹𝗾𝗶𝗻𝗶𝘁.
Kryeshefi i Policisë – jo shqiptar.
Komandiri – jo shqiptar.
Kryetari i Gjykatës – jo shqiptar.
Kryetarja e Kuvendit – jo shqiptare.
Dhe tani, drejtoresha e Gjimnazit “Vëllazërim-Bashkim” – jo shqiptare.
Përballë kësaj situate, ku është zëri i përfaqësuesve të Ulqinit?
Ku është reagimi i deputetit 𝗜𝗹𝗶𝗿 𝗖̧𝗮𝗽𝘂𝗻𝗶? Ku është qëndrimi i 𝗙𝗮𝘁𝗺𝗶𝗿 𝗚𝗷𝗲𝗸𝗲̈𝘀? Ku është zëri i atyre që morën votat e qytetarëve shqiptarë për t’i përfaqësuar?
Ulqini nuk është pa njerëz profesionistë, të arsimuar dhe të aftë. 𝗨𝗹𝗾𝗶𝗻𝗶 𝗸𝗮 𝗸𝘂𝗮𝗱𝗿𝗼. 𝗨𝗹𝗾𝗶𝗻𝗶 𝗸𝗮 𝗻𝗷𝗲𝗿𝗲̈𝘇 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗲𝗻𝗷𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲𝘁 𝗲 𝘃𝗲𝘁𝗮.
Ajo që mungon sot nuk janë kuadrot, por 𝘇𝗲̈𝗿𝗶 𝗶 𝗮𝘁𝘆𝗿𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗺𝗮𝗿𝗿𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝗲̈𝘀𝗶𝗻𝗲̈ 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗮 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗮𝗾𝗲̈𝘀𝘂𝗮𝗿 𝗨𝗹𝗾𝗶𝗻𝗶𝗻.
Nuk mund të kërkohet vota e qytetarëve shqiptarë, e më pas të heshtet kur merren vendime që prekin drejtpërdrejt përfaqësimin e tyre në institucionet e qytetit.
05/08/2026
Ankesë publike: Kalaja pa ujë në kulmin e sezonit turistik
Drejtuar institucioneve përgjegjëse,
Ne, banorët dhe bizneset në Kala të Ulqinit, shprehim pakënaqësinë tonë të thellë për ndërprerjet e shpeshta të furnizimit me ujë, veçanërisht gjatë kulmit të sezonit turistik.
Është e papranueshme që në periudhën kur qyteti pret numrin më të madh të vizitorëve, banorët dhe bizneset të mbeten pa ujë. Kjo situatë po shkakton vështirësi të mëdha në jetën e përditshme, dëmton aktivitetet turistike dhe bizneset lokale, si dhe krijon një imazh negativ për Kala të Ulqinit dhe gjithë qytetin.
Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të siguruar furnizim të rregullt me ujë, si dhe të informojnë publikun në mënyrë transparente për arsyet e ndërprerjeve dhe afatet e zgjidhjes së këtij problemi.
Presim reagim dhe veprime konkrete sa më parë, sepse furnizimi me ujë është një e drejtë dhe një shërbim jetik për qytetarët dhe vizitorët.
Me respekt,
Banorët dhe bizneset e Kalasë së Ulqinit