Flow Yoga Shkoder

Flow Yoga Shkoder

Share

Power Yoga, Vinyasa Flow, Ashtanga, Hatha, Yin, Meditation, Yoga Nidra

18/08/2026

Yoga gjatë shtatzënisë 🤰✨
Lëvizje të buta, hapje e ijeve, frymëmarrje e qetë dhe më shumë hapësirë për trupin që po ndryshon. 🌿

Në këtë sekuencë:
• Butterfly Pose — relaksim dhe hapje e ijeve
• Supported Child’s Pose — çlirim dhe qetësi
• Low Lunge — mobilitet i ijeve
• Half Split — shtrirje e butë e pjesës së pasme të këmbëve
• Supported Reclined Stretch — relaksim dhe çlirim tensioni
• Supported Leg Stretch — lëvizshmëri dhe lehtësi
• Supported Squat — hapje e ijeve dhe stabilitet

Një praktikë e butë për të lëvizur, për të marrë frymë dhe për t’u lidhur me beben. 🤍

📍 Flow Yoga Shkodër

04/08/2026

🤍 Yoga në shtatzëni është një moment për t’u lidhur me trupin dhe beben. Çdo frymëmarrje sjell më shumë qetësi, ndërsa lëvizjet e buta përgatisin trupin për lindjen. ✨

29/07/2026

🤍 Yoga Prenatale me Top Pilates

☘️Lëvizje rrethore të legenit
Përmirëson mobilitetin e legenit dhe lehtëson tensionin.
☘️Hapja e ijeve
Relakson muskujt e ijeve dhe gluteve.
☘️Zgjatje anësore
Hap kraharorin dhe krijon më shumë hapësirë për frymëmarrje.
☘️Përkulje përpara
Lehtëson tensionin në shpindë dhe relakson legenin.
☘️Zgjatje e shpindës
Hap shpatullat dhe zgjat shtyllën kurrizore.
☘️Poza e fëmijës me mbështetje
Qetëson trupin dhe relakson mendjen.
☘️Zgjatje e thellë
Liron tensionin në mes dhe shpindë.
Qëndrim i drejtë
Përmirëson posturën dhe stabilitetin.
☘️Hapja e fleksorëve të ijeve.
Rrit lëvizshmërinë dhe përgatit trupin për lindje.
☘️Zgjatje e pjesës së brendshme të kofshëve
Relakson ijet dhe dyshemenë e legenit. ☘️Këto ushtrime mund të jenë një mbështetje e mirë gjatë shtatzënisë, duke e ndihmuar trupin të lëvizë me më shumë rehati dhe vetëdije.

🤍 Lëviz me frymën. Dëgjo trupin tënd.

14/07/2026

Yoga më dhuroi lidhjen e parë me vajzën time. ❤️💕

Në çdo frymëmarrje ndjeja praninë e saj.
Në çdo lëvizje mësoja të dëgjoja trupin tim dhe ta mirëprisja çdo ndryshim që po ndodhte.

Praktika ime kishte vetëm një qëllim ,të krijoja një hapësirë qetësie për ne të dyja ,te lidhem me veten dhe me zemrën që rrihte brenda meje.

Sot e kuptoj se yoga nuk më përgatiti vetëm për lindjen.
Ajo më përgatiti për udhëtimin më të bukur të jetës – të bëhesha mama.🙏

15/04/2026

Një tjetër vit i Flow Yoga 🤍 🙏
E festuam në mënyrën më të bukur: në natyrë, me frymëmarrje, lëvizje dhe energji të bukur.

Faleminderit secilit prej jush që është pjesë e këtij rrugëtimi 🌿

31/03/2026

3 years of Flow Yoga Shkodër 🤍

Për këtë përvjetor, po rikthehemi aty ku gjithçka ndihet më e pastër — në natyrë.
Lëvizje të buta, frymëmarrje e thellë dhe energji që vjen natyrshëm 🌿
Vendet janë të limituara-rezervimi është i nevojshëm
Faleminderit secilit prej jush që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi këto 3 vite.🙏

25/03/2026

Prilli është momenti për të rifilluar 🌿
Të rikthehesh tek trupi yt, tek frymëmarrja, tek energjia që ndoshta e ke lënë pak pas dore.

Yoga & Pilates nuk janë vetëm ushtrime…
janë një mënyrë për t’u ndjerë më e fortë, më e qetë dhe më në balancë çdo ditë.

Nuk ka rëndësi nëse je fillestare apo ke eksperiencë –
mjafton të fillosh.

Ky është sezoni yt ✨

📍Vendet janë të limituara – rezervo tani
📩 DM për info & regjistrim

04/02/2026

Yoga nuk përfundon kur mbyllet ora e praktikës.
Ajo vazhdon në mënyrën si marrim frymë, si reagojmë dhe si sillemi me veten. 🤍
🧘‍♀️

20/01/2026

👉 Qëllimi nuk është perfeksioni, por vetëdija, kontrolli dhe lidhja me trupin.
Në klasat tona punojmë hap pas hapi për të ndërtuar forcë, stabilitet dhe qëndrueshmëri të sigurt.

Trupi yt meriton kujdes 💫

07/01/2026

Savasana nuk është e vështirë për trupin.
Është e vështirë për sistemin nervor.

Në qetësi, gjithçka që kemi shtyrë gjatë ditës del në sipërfaqe:
mendime, emocione, lodhje.

Por pikërisht aty ndodh shërimi.
Kur trupi ndalon së mbajturi barrën
dhe mëson sërish të pushojë.

Savasana është integrim.
Është yoga e vërtetë. 🧘‍♀️

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Shkodër?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Shkodër