26/08/2026
🧤Besardo Ndoj, lojtari i Akademisë Vllaznia, me paraqitje pozitive me Kombëtaren U16 në miqësoren ndaj Malit të Zi. 🇦🇱⚽️
Ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 të kuqezinjve. 👏
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Akademia e Futbollit Vllaznia, Professional Sports Team, Rruga Djepaxhijej 2, Shkodër.
26/08/2026
🧤Besardo Ndoj, lojtari i Akademisë Vllaznia, me paraqitje pozitive me Kombëtaren U16 në miqësoren ndaj Malit të Zi. 🇦🇱⚽️
Ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 të kuqezinjve. 👏
19/08/2026
🤝 Ndeshje miqësore
⚽️ Vllaznia U19 - Basania
🗓️ Sot, 19 gusht
⏰18:00
🏟️ Resh*t Rusi
05/08/2026
🤝Ndeshje miqësore
⚽️ Vllaznia U19 - Vora U19
🗓️ Sot, ⏰18:00
📍Resh*t Rusi
Akademia Vllaznia pati kënaqësinë të nderojë me një certifikatë mirënjohjeje ish-trajnerin e atletikës dhe ish-përgatitësin atletik të akademisë, njëkohësisht ish-pedagog në Universitetin e Shkodrës, Fatjon Serhati, për kontributin dhe përkushtimin e tij ndër vite.
Mirënjohja u akordua në emër të presidentit të klubit, Alban Xhaferi, dhe iu dorëzua nga drejtori i Akademisë Vllaznia, Alban Neziri në praninë e të gjithë stafit teknik me të cilët bashkëpunoi për shumë kohë.
Prej shtatë vitesh, Serhati jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdon të ushtrojë me të njëjtin pasion profesionin e trajnerit në një akademi futbolli për moshat, duke kontribuar në edukimin dhe zhvillimin sportiv të fëmijëve.
Duke falenderuar për këtë vlerësim që ishte një surprizë e bukur, Serhati shprehu emocionet dhe mirënjohjen e tij, uroi suksese për Vllazninë dhe theksoi se vazhdon ta ndjekë me krenari ekipin e zemrës.
Në mesazhin e tij për trajnerët e Akademisë Vllaznia, ai nënvizoi se emigrimi të bën të kuptosh vlerën e punës dhe të kontributit, ndërsa të punosh për qytetin dhe klubin tënd është një privilegj i madh, që duhet vlerësuar gjithmonë.
Akademia Vllaznia i shpreh mirënjohjen më të sinqertë për kontributin e dhënë ndër vite dhe i uron Serhatit dhe familjes së tij shëndet, suksese dhe arritje të tjera në rrugëtimin profesional.
31/07/2026
❤️💙Bëhu pjesë e Akademisë Vllaznia dhe hidh hapin e parë drejt zhvillimit të talentit tënd.
Ekipi U9 nis stërvitjet të hënën, më 3 Gusht.
🕔 Ora 17:00
📍 Kompleksi Lici
👨🏫 Trajner: Arben Permeza
28/07/2026
🙌🏻 Një sezon i ri nis për Akademinë Vllaznia! 🔴🔵
Me objektiva të qarta 🎯 dhe një strukturë të konsoliduar, Akademia Vllaznia është gati për sfidat e sezonit të ri.
Në krye të Akademisë do të jetë Drejtori Alban Neziri, i cili do të udhëheqë punën për organizimin dhe zhvillimin e ekipeve të moshave. 👏🏻
Me një staf teknik të përkushtuar për çdo grupmoshë ⚽, Akademia Vllaznia vijon misionin e saj për rritjen dhe formimin e talenteve të rinj kuqeblu.
❤️💙 Suksese stafit dhe ekipeve tona!
19/07/2026
🙌🏻Nga nesër nisin seleksionimet në Akademinë Vllaznia, një mundësi për çdo talent të ri që dëshiron të rritet, të mësojë dhe të zhvillohet në një klub me traditë.
Seleksionimet do të zhvillohen gjatë gjithë javës sipas kalendarit të publikuar, ndërsa për grupmoshat:
📍 U19 – 25 Korrik | 🕡 18:30 | Stadiumi “Resh*t Rusi”
📍 U9 – 1 Gusht | 🕔 17:00 | Kompleksi “Lici”
⚽ Të presim të tregosh talentin tënd dhe të bëhesh pjesë e familjes kuqeblu! ❤️💙
10/07/2026
Një hap i rëndësishëm për Sokol Uldedaj, nga Akademia Vllaznia tek ekipi i parë 🤩
Suksese në vazhdim ❤️💙
Vetëm 17 vjeç e 153 ditë dhe Sokol Uldedaj debuton me ekipin e parë të Vllaznisë.
Për më tepër në një ndeshje të kompeticioneve europiane siç ishte përballja me Malishevën.
Një mbrëmje që nuk do të harrohet kurrë për këtë djalosh!
04/07/2026
🔴🔵 Akademia VLLAZNIA hap dyert për të gjithë ata që ëndërrojnë të luajnë me ngjyrat kuqeblu!
Ftojmë të gjithë djemtë e moshës 9 deri në 19 vjeç, që e duan futbollin dhe duan të bëhen pjesë e sezonit 2026–2027 të Akademisë Vllaznia!
⚽ Seleksionimet do të zhvillohen më 20 Korrik, nga ora 10:00, në Fushën Sportive “Resh*t Rusi”.
📞 Për më shumë informacion kontaktoni në: +355 69 207 7167
🔴🔵 Akademia Vllaznia – aty ku lindin kampionët e së nesërmes.
28/06/2026
Ekipi U19 i Akademisë Vllaznia triumfon në turneun “Summer Cup”, i organizuar nga Shkodra Sport Event.
Në këtë ndeshje u aktivizuan edhe dy talentet e ekipit U16, Gjoni dhe Gjeka, një tjetër dëshmi e punës së Akademisë dhe besimit te futbollistët e rinj.
Urime lojtarëve dhe stafit për këtë sukses! 👏⚽