28/02/2026
🎾Trajnerja e Shkodra Tenis, Anatereza Guli është përzgjedhur trajnere e kombëtares shqiptare🇦🇱 për grupmoshën 14&U.
▪️Guli do të udhëheqë ekipin kombëtar 14&U në ‘’ITF/TE 14&U Development Championship 2026’’ në Antalia të Turqisë që zhvillohen gjatë datave 28 Shkurt- 9 Mars 2026.
🇦🇱Në ekipin kombëtar shqiptar nga Shkodra Tenis janë edhe tenistet, Nergis dhe Suara Tola Glora Bushati në grupmoshën 14&U.
I urojmë fat dhe suksese gjithë ekipit kombëtar!💪
28/02/2026
🌟Tenistja e Shkodra Tenis, Siara Tola është pjesë e kombëtares shqiptare🇦🇱 për grupmoshën 14&U te vajzat.
🎾Tola po përfaqësonë Shqipërinë në ‘’ITF/TE 14&U Development Championship 2026’’ në Antalia të Turqisë që po zhvillohet gjatë datave 28 Shkurt- 9 Mars 2026.
I urojmë fat dhe suksese gjithë ekipit kombëtar!💪
28/02/2026
🌟Tenistja e Shkodra Tenis, Nergis Nikprelaj është pjesë e kombëtares shqiptare🇦🇱 për grupmoshën 14&U te vajzat.
🎾Nikprelaj po përfaqësonë Shqipërinë në ‘’ITF/TE 14&U Development Championship 2026’’ në Antalia të Turqisë që po zhvillohet gjatë datave 28 Shkurt- 9 Mars 2026.
I urojmë fat dhe suksese gjithë ekipit kombëtar!💪
17/02/2026
Gëzuar 18 Vjetorin e Pavarësisë Kosovë!🇽🇰🇦🇱🎉
15/02/2026
💥🎾REGJISTRIMET JANË TË HAPURA PËR TURNEUN TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR “SHKODRA OPEN 2026” 12&U, CATEGORY 2🎾💥
Janë hapur regjistrimet për turneun e parë ndërkombëtar për vitin 2026 i cili mbahet gjatë datave 23-29 Mars nga Shkodra Tennis Club në Adriatic Tennis Park.
Turneu do të mbahet për grupmoshën deri në 12 vjeç dhe do të marrin pjesë tenistë nga e gjithë Evropa, të cilët do të kenë destinacion Shkodrën.
Regjstrimi është i hapur deri me 24 Shkurt 2026 në ora 14:00.
⬇️Linku i turneut për regjistrim⬇️
https://te.tournamentsoftware.com/tournament/B576717A-1CD1-498A-B990-14BB7A6ECF16
Ju mirëpresim!
——————————————————-
ENGLISH
💥🎾REGISTRATION IS OPEN FOR THE TENNIS EUROPE JUNIOR TOUR “SHKODRA OPEN 2026” 12&U, CATEGORY 2🎾💥
Registration is open for the first international tournament for 2026, which will be held on March 23-29 by the Shkodra Tennis Club at the Adriatic Tennis Park.
The tournament will be held for 12&U age and will be attended by tennis players from all over Europe, who will be heading to Shkodra.
Registration is open until February 24, 2026 at 14:00.
⬇️Tournament link for registration⬇️
https://te.tournamentsoftware.com/tournament/B576717A-1CD1-498A-B990-14BB7A6ECF16
You are welcome!
13/01/2026
🎾✅Anatereza Guli dhe Odin Dibra licencohen si trajnerë CBI nga ITF🎾
📌Federata Nderkombetare e Tenisit ka organizuar kursin për licencim të trajnerëve 'ITF Coaching Beginner and Intermediate Players' në Tiranë me ligjëruese eksperten nga Lituania, Edita Liachoviciute e asistuar nga Senad Jusufi nga Kosova.
🔹Nga Shkodra kanë marrë pjesë Anatereza Guli dhe Odin Dibra të cilët kanë kaluar të gjitha testet teorike dhe praktike, duke u licencuar si trajnerë të tenisit CBI nga ITF.
Ju urojmë suksese në vazhdimësi, duke qenë shembull edhe për tenistët e tjerë për të ndjekur rrugën e trajnerit të tenisit!👏👏🤩
31/12/2025
🎾SHKODRA TENIS PËRMBYLL NJË VIT TJETËR TË SUKSESSHËM🎾
🔹Shkodra Tenis ka organizuar eventin e fundit për vitin 2025 duke vlerësuar sukseset e arritura nga tenistët e klubit gjatë tërë vitit 2025, gjithashtu organizimin e të gjitha aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare në Adriatic Tennis Park.
Në një festë me prezencën e prindërve dhe tenistëve e dashamirësve të Shkodra Tenis, u ndan dhurata për të gjithë lojtarët e klubit dhe mirënjohje për lojtarët e dalluar gjatë vitit 2025.
Ju falenderojmë të gjithëve që jeni pjesë e jona dhe urojmë që viti 2026 të sjellë suksese të reja dhe mbarësi për të gjithë!🎉🙏
21/12/2025
🎾🏆NERGIS NIKPRELAJ, TENISTJA E VITIT 2025 NË GRUPMOSHEN 12&U🎾
🔹Federata Shqiptare e Tenisit ka mbajtur ceremoninë e shpalljes e më të mirëve të vitit 2025.
🎾Lojtarja Nergis Nikprelaj është shpallur "Tenistja e Vitit 2025" për kategorinë 12&U pas rezultateve të korrura gjatë vitit 2025.
Shume urime dhe suksese Nergisit!👏👏
20/12/2025
🔥TENISTJA, ENKI HYSENI SHPALLET TALENTJA E VITIT 2025 NGA SHKODRA SPORT🔥
🔹Gazeta Shkodra Sport ka mbajtur ceremoninë e më të mirëve të vitit 2025, ku ka shpërblyer me çmime sportistët më të suksesshëm, trajnerë e ekipe sportive për vitin 2025 në Shkodër.
🎾Tenistja, Enki Hyseni është nderuar me çmimin e "Talentja e Vitit 2025" nga Gazeta Shkodra Sport për të arriturat që Hyseni ka pasur gjatë vitit 2025 në tenis.
Urime Enkit dhe suksese në vazhdimësi!👏👏
16/12/2025
🏆🎾GLORA BUSHATI KAMPIONE DHE SIARA TOLA FINALISTE E 14&U MASTERS 2025🎾🏆
🎾Gjatë datave 13-14 Dhjetor 2025 Federata Shqiptare e Tenisit ka mbajtur turneun 14&U Masters 2025 në National Sport Park në Tiranë.
🔹Në finale te vajzat u përballen tenistet nga Shkodra, Glora Bushati dhe Siara Tola, ku kampione e turneut doli Glora Bushati.
Urime dhe suksese!👏👏
15/12/2025
🔥🎾PËRFUNDON EDICIONI I 17-TË I TURNEUT SHKODRA INDOOR🎾🔥
🔹Është përmbyllur edicioni i 17-të i turneut “Shkodra Indoor 2025”, i zhvilluar gjatë datave 12-14 Dhjetor 2025. Turne i organizuar nga Shkodra Tenis në kuadër të FSHT me mbështetjen e Bashkia Shkodër. Me pjesëmarrje të 57 tenistëve nga vendet e ndryshme përveç nga Shqipëria edhe nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina, të cilët garuan në 4 kategori të ndryshme në Adriatic Tennis Park.
Falenderojmë të gjithë ata që kontribuan në organizimin me sukses të këtij turneu!🙏
Rezultatet e plota të turneut mund t’i gjeni në linkun mëposhtë:
https://clubspark.net//AlbanianTennisFederation/Tournaments/Overview/51E5E110-234E-4107-9504-9E630E83E920
Fituesitë dhe finalistët sipas kategorive:
Women's Singles 30+
Winner: Elonia Gjata
Finalist: Angela Karamano
Men’s Singles 30+
Winner: Granit Bajraliu
Finalist: Nikolaev Svyatoslav
Men’s Singles 45+
Winner: Maliq Dervishi
Finalist: Loris Hanxhari
Men’s Singles 55+
Winner: Andi Bilali
Finalsit: Arjan Shanaj
Urime dhe suksese të gjithëve!