K.V. ERZENI

K.V. ERZENI

Share

K.V.ERZENI

KLUBI Volejbollit ERZENI Themeluar ne vitin 1947

Kampion Shqiperise
Fitues Kupes Republikes

Photos from UEFA EURO's post 06/12/2023
06/12/2023
Photos from Federata Shqiptare e Volejbollit's post 01/09/2022
03/02/2021

Të nderuar sportistë, trajnerë, drejtues ekipesh, drejtues klubesh e sportdashës!

Pas një pritjeje të gjatë, më në fund kemi marre miratimin për t’u kthyer në parket dhe për të rifilluar veprimtaritë sportive kombëtare. Kanë qenë 11 muaj të vështirë, për mbare boten, për vendin tonë, por edhe sportin tonë.
Natyrisht, qe ky është një sezon si kurrë ndonjëherë në historinë e sportit tonë. Një sezon që, për një numër arsyesh, duhet të mbyllet në një kohë rekord, brenda 3 muajsh. Një sezon që do të luhet nën masa të rrepta duke respektuar protokollin e mbrojtjes nga “Covid-19”, sepse jeta dhe shëndeti prevalon mbi çdo gjë .
Pikërisht, për të promovuar mesazhin e jetës së shëndetshme, që përçon sporti ynë, për të dëshmuar se jeta dhe shëndeti e mund virusin dhe sëmundjen, ne kthehemi në parket më të motivuar se kurrë.
Ne kthehemi në parket, duke iu bashkuar kështu vendeve të tjera të kontinentit, ndërsa koha qe kemi në dispozicion është e kufizuar. Por, sikundër është shndërruar në një lajtmotiv anembanë Evropës “Të mos luash, nuk është opsion”, edhe ne kthehemi për të luajtur dhe për kthyer sportin tonë kudo ne sallat tona sportive.
Për këtë arsye, në kuadër të solidarizimit njerëzor, në emër të FSHV-së, unë do t’ju propozoj të gjitha skuadrave pjesëmarrëse, në veprimtarite tona kombëtare, që, përpara nisjes së çdo ndeshjeje të javes së parë të kampionatit, që

TË MBAJME NJË MINUTË HESHTJE
PËR TË GJITHË ATA QË HUMBËN
BETEJËN ME COVID-19

Së fundi, kam emocionin dhe kënaqësinë që t’ju uroj të gjithëve ju një pjesëmarrje sa më të shëndetshme, sa më efikase dhe më konkurruese, për të mos e lënë bosh këtë faqe në historinë e volejbollit shqiptar.

Suksese e fitoftë më i miri!

Erlind Pëllumbi
Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit


🏐🇦🇱💪

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Shijak?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Lagja Erzen
Shijak