Qendra Rinore Multifunksionale - Bashkia Lushnje

Qendra Rinore Multifunksionale - Bashkia Lushnje

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Rinore Multifunksionale - Bashkia Lushnje, Recreation Center, Shëtitorja "Kongresi i Lushnjes", Lushnjë.

13/07/2026

Mbyllja e Shkollës Verore 2026 🌟

Çdo fund është fillimi i një rrugëtimi të ri.

Sot përmbyllëm me sukses Shkollën Verore 2026, një eksperiencë 10-ditore e mbushur me njohuri, miqësi, sfida dhe momente të paharrueshme. Gjatë ceremonisë së mbylljes, të rinjtë u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje, si një vlerësim për angazhimin, përkushtimin dhe energjinë që sollën gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

💙 Ju falënderojmë secilin prej jush që u bëtë pjesë e kësaj aventure. Ish*t ju që i dhatë kuptim dhe jetë çdo aktiviteti.

👉Ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e aktiviteteve, trajnimeve, projekteve dhe nismave që do të organizohen në Qendrën Rinore Multifunksionale Lushnjë.

Dyert tona do të jenë gjithmonë të hapura për ju!

09/07/2026

🔐 Dita 9 | Shkolla Verore 2026

Në botën digjitale, informacioni është fuqi, por siguria është mbrojtja më e madhe.

Dita e nëntë e Shkollës Verore iu kushtua sigurisë së të rinjve në internet. Përmes diskutimeve dhe shembujve praktikë, të rinjtë u njohën me rreziqet e botës online, mbrojtjen e të dhënave personale, përdorimin e përgjegjshëm të rrjeteve sociale dhe mënyrat për të lundruar të sigurt në internet.

Pas sesionit informues, dita vazhdoi me lojëra dhe aktivitete në grup, duke forcuar bashkëpunimin, komunikimin dhe frymën e ekipit.

💙 Teknologjia na lidh me botën, por janë njohuritë ato që na mbrojnë. Një klikim i zgjuar sot, është një e ardhme më e sigurt nesër.


lushnje


07/07/2026

🌟 Dita 7 | Shkolla Verore 2026

Karriera nuk fillon ditën kur gjen një punë. Fillon ditën kur zbulon veten.

👉Dita e shtatë e Shkollës Verore iu kushtua vetënjohjes dhe orientimit në karrierë. Falë sesionit të organizuar nga Zyra e Këshillimit të Karrierës në Bashkinë Lushnjë, të rinjtë patën mundësinë të njihnin më mirë aftësitë, interesat dhe potencialin e tyre, si dhe të eksploronin profesionet që i përshtaten më shumë.

Kur një i ri njeh veten, zgjedh me më shumë siguri rrugën drejt së ardhmes. 💙

06/07/2026

🌍 Dita 6 | Shkolla Verore 2026

Dita e gjashtë e Shkollës Verore na çoi në qytetin e Korçës, ku vizituam Qendrën Rinore Korçë. Të rinjtë u njohën nga afër me aktivitetet, projektet dhe mundësitë që ofron qendra për zhvillimin personal dhe angazhimin rinor.

Vizita në Qendrën Rinore Korçë u kthye në një burim frymëzimi për të rinjtë, duke i treguar se idetë, bashkëpunimi dhe angazhimi janë çelësi për të krijuar mundësi të reja dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

💙 Rinia rritet kur udhëton, mëson dhe frymëzohet nga përvoja të reja.

04/07/2026

🌞 Dita 5 | Shkolla Verore 2026

Dita e pestë e Shkollës Verore u zhvillua nga Elona Sinani, Ndihmës Specialiste në Edukimin në Shkolla dhe Punën me të Rinjtë në DVP Fier. Të rinjtë u njohën me rregullat e sinjalistikës rrugore, rëndësinë e respektimit të tyre dhe bazat e drejtimit të mjeteve, duke ndërgjegjësuar veten për sigurinë në rrugë.

Më pas, vizituam Qendrën Rinore të Teknologjisë dhe Inovacionit (YOUTecH Lushnjë), ku të rinjtë u njohën me ambientet, laboratorët dhe kurset që ofrohen, duke zbuluar mundësi të reja për zhvillimin e aftësive të tyre në teknologji dhe inovacion.

02/07/2026

👉Dita 4 | Shkolla Verore 2026

🤗 Shëndeti nuk është fat, është zgjedhje. Dhe çdo zgjedhje e mirë fillon me njohurinë.

Sot të rinjtë u njohën me rëndësinë e higjienës personale, qëndrimit korrekt të trupit, parandalimit të skoliozës dhe mënyrës së reagimit ndaj pickimeve nga insektet.

Përmes diskutimeve dhe aktiviteteve interaktive, ata fituan njohuri praktike që mund të bëjnë diferencën në jetën e përditshme.

Sepse të edukosh një të ri nuk do të thotë vetëm t'i japësh informacion, por t'i japësh aftësinë të kujdeset për veten dhe për të tjerët. 💙


01/07/2026

🌟 Dita 3 | Shkolla Verore 2026

👉Një lider nuk lind, ai formohet. Një zë nuk dëgjohet rastësisht, ai ndërtohet.

Sot, të rinjtë e Shkollës Verore punuan për të zhvilluar aftësitë e lidershipit, komunikimit dhe të folurit në publik. Përmes diskutimeve, ushtrimeve praktike dhe sfidave, ata mësuan se si një ide e mirë, e shprehur me guxim dhe besim, mund të frymëzojë të tjerët dhe të sjellë ndryshim.

Sepse e ardhmja i përket të rinjve që guxojnë të lexojnë, të flasin dhe të krijojnë. 🌍✨


lushnje

29/06/2026

🌞 Nisi Shkolla Verore 2026!

Me energji, buzëqeshje dhe shumë entuziazëm, sot zhvilluam ditën e parë të Shkollës Verore 2026 në Qendrën Rinore Multifunksionale.
Përmes aktiviteteve njohëse, të rinjtë ndanë cilësitë, interesat, pritshmëritë dhe synimet e tyre, duke hedhur bazat e një grupi të bashkuar, ku besimi, bashkëpunimi dhe miqësia do të na shoqërojnë përgjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Ky është vetëm fillimi i një vere plot mësim, kreativitet dhe eksperienca të paharrueshme! ☀️💙

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Lushnjë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Shëtitorja "Kongresi I Lushnjes"
Lushnjë
9001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00