E DUA VENDIN TIM

E DUA VENDIN TIM

Share

Në 👉 💻 platformën tonë bashkohen 👫
Të gjithë ata që e 🫶 🇦🇱 Vendin e tyre 🦅
⬇️

04/07/2026

🇦🇱 E DUA VENDIN TIM ❤️🖤

Ka momente në jetë kur nuk ka rëndësi se ku jeton, çfarë pune bën apo sa larg je nga vendlindja.

Ka vetëm një ndjenjë që na bashkon të gjithëve…

Dashuria për Atdheun.

Nga Shqipëria, Kosova, Ilirida, Çamëria, Malësia, Sanxhaku, Toplica e deri te diaspora në çdo cep të botës, ne kemi një histori, një gjuhë, një flamur dhe një zemër.

Brezat para nesh sakrifikuan shumë që ne të mund ta quajmë veten shqiptarë me krenari. Tani është radha jonë ta mbajmë gjallë atë krenari, jo me fjalë boshe, por duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, duke ndihmuar komunitetin tonë dhe duke mos harruar kurrë rrënjët tona.

Ky projekt nuk është vetëm një faqe.

Është një ftesë për çdo shqiptar që e do vendin e vet.

Për çdo të ri që beson te e ardhmja.

Për çdo familje që mban flamurin kuqezi në zemër.

Për çdo bashkatdhetar që, pavarësisht largësisë, nuk e ka harruar kurrë shtëpinë e tij.

Le ta ndërtojmë së bashku një komunitet që frymëzon, bashkon dhe i jep zë çdo shqiptari.

Sepse kur bashkohemi, nuk na ndajnë dot kufijtë.

Na bashkon zemra.

❤️🖤 E Dua Vendin Tim. Duaje edhe ti.


Shqiptart E Bashkuar Shqiptart Në Diasporë Shqiptart Në Europë Shqiptart Nëpër Botë

03/07/2026

Do tju isha lutur këtyre politikajve tanë tma përkthejnë më mirë ktë mesazh të ambasadës Amerikane. Edi RamaTaulant BallaUlsi ManjaArdit Bidoetj etj

30/06/2026

Të gjithë ata që e duan natyrën dhe lirinë protestojnë në mënyrën e tyre. You are the best Dua Lipa

30/06/2026

Taulant Balla më qua mua terrorist, ku baballarët e tyre na kan vrarë dhe pushkatuar 12 pjestarë të familjes. Pleq plaka gra e fëmij të internuar, dhe ky vjen sot pas 82 vjetësh dhe më thot mua terrorist. Faleminderit Zotit që e gjeta përsonin ku të hakmerrem për të afërmit e mi. Mbaje mend mirë se ç’farë do të bëj taulant balla.

23/06/2026

Ne E Duam Vendit Tonë o palaço Edi Rama Taulant Balla Ulsi Manja Ardit Bido nuk e blejmë as nuk e shesim, sepse është i të parëve tanë i yni edhe i fëmijëve tanë dhe brezave që do vinë.

Rrespekte për ju Marin MEMA Aleksander Runaj Gent Progni Arjan Asimi dhe të gjithë ata që E Duan Vendin E Tyre me shumë se jetën e tyre.

Dashuria e vërtetë për Kombin (Gjeni 4-5 minuta ta lexoni të plotë miq ❤️)

Mërzitja e shqiptarëve dhe dëshira për ndryshim nuk është çështje grupesh, anësh apo etiketimesh politike, por një reagim i natyrshëm ndaj një realiteti të gjatë mungese vëmendjeje dhe përgjegjësie. Ajo buron nga premtime të përsëritura që mbeten në fushata, nga pagat e ulëta, pensionet e pamjaftueshme dhe mungesa e mundësive që po i detyrojnë të rinjtë të largohen. E nis nga pika thelbësore, ndryshimet nuk bëhen nga persona dhe Shqipëria nuk ka nevojë për një person, cilido qoftë ai, por për një grup të madh! Idhujt dëmtojnë! Personalizimi i protestave dëmton! Sulmet personale pa kuptuar problemet dëmtojnë! Ne duhet të bashkohemi!

Në vend të zgjidhjeve, politika shpesh ka prodhuar përplasje, etiketim dhe zhurmë, duke larguar vëmendjen nga problemet e vërteta dhe duke shtuar ndarjet artificiale në shoqëri. Kam qenë prej ditës së parë në protestë, në 31 maj dhe nuk jam ndalur. Prej asaj dite kam qenë gjithmonë mes qytetarëve.

Nuk ka nevojë për armiqësi, sharje, debate të pafundme apo inate që vetëm thellojnë përçarjen, as për profile false që ushqejnë konflikt dhe helmojnë debatin publik. Nuk ka nevojë për individë heronj, por për ndërtimin e një sistemi modern, si kudo në vendet e zhvilluara! Mos e mbushni njëri-tjetrin me helm miq, sepse në fund kemi të njëjtat probleme, vuajmë po ato halle! Shqiptarët që kërkojnë ndryshim nuk janë armiq të njëri-tjetrit dhe as të vendit të tyre, por njerëz që duan një Shqipëri më të mirë, më të drejtë dhe më të jetueshme. Jemi një popull i vetëm, dhe mjafton të shohësh pak më gjerë për të kuptuar se në fund të gjithë lidhemi diku, në një mënyrë apo tjetër.

Të gjithë duan më shumë zhvillim : shfrytëzim të drejtë të pasurive kombëtare si kromi, nafta, bakri, hekur-nikeli dhe bitumi, zhvillim të bujqësisë e blegtorisë, forcim të prodhimit vendas dhe ndërtim të një ekonomie prodhuese që sjell punësim dhe siguri ekonomike. Padyshim edhe turizëm, por i zhvilluar në mënyrën e duhur, me kujdes dhe respekt për natyrën e të ardhmen. Më shumë mundësi për të rinjtë, për të jetuar denjësisht në vendin e tyre, duke patur mbështetje në forma të ndryshme, punësim, meritokraci… për të siguruar një apartament, që me çmimet aktuale as nuk mund ta ëndërrojnë. Dashuria nuk është urrejtje! Kush është i ndershëm e do me zemër këtë vend, jo për një forcë a një tjetër, por sepse ky është vendi ynë! 🇦🇱

Në fund, pavarësisht ndarjeve që krijohen, mbetet një e vërtetë e thjeshtë: ky është një popull që kërkon dinjitet, zhvillim dhe një të ardhme të përbashkët më të mirë. Ne duam të gjithë një Shqipëri më të mirë! Këtë nuk e bën asnjë individ, asnjë, por një skuadër që e do Kombin me zemër! Nuk është histori individësh, por një populli! Nuk kam kërkuar kurrë karrige e pozita, nuk dua pushtet, nuk dua të krijoj parti, ndoshta sepse idealistët ndihen larg saj! Ajo është një botë e pisët, me baltë, shpifje, errësirë. Njerëz si unë dhe ka shumë, nuk e gjejnë veten në një botë të tillë, madje politika u merr lirinë e shpirtit! Politika kërkon kompromise, marrëveshje, çka nuk e bëj dot kurrë! Nuk bëj dot asnjë kompromis me atë që besoj! Parti do të thotë pjesë, pra ndarje… dhe unë nuk dua të ndaj, por të bashkoj! Dua të bashkoj sa mundem! Kjo është ndjesia që kam, ky është shpirti im, kjo është ajo që dua të lë pas kur të mos jem më në këtë botë‼️Ishte dikur një djal me zemër të madhe që donte të bashkonte…

Sigurisht kam qenë pjesë e protestave gjithmonë, nga ato për armët kimike, tek ato studentore, tek ato për Klodian Rashën e shkretë, tek ato kundër krimit, tek ato kundër korrupsionit, tek ato kundër rritjes së çmimeve në 2022 e deri tek minatorët në Spaç e naftëtarët ndaj Bankers në Marinëz, Fier! Kam qenë e do të jem, siç edhe në protestat e fundit, prej fillimit, më 31 maj 2026, sepse besoj tek fryma qytetare! Besoj tek ndryshimi që sjell fryma e re, tek domosdoshmëria që elitat politike të ndryshojnë! Besoj se ka djem e vajza të rinj që mund ta drejtojnë këtë vend më mirë. 🇦🇱 Për këtë jam përpjekur të paktën 20 ditët e fundit të flas, diskutoj, thërras shumë intelektualë me peshë, por për arsye të ndryshme tryeza e rrumbullakët nuk ka arritur të konkretizohet! Përpjekjet vijojnë! Janë përpjekje për vendin, jo veten, të cilat jam përpjekur ti adresoj prej kohësh.

Në periudhën mes viteve 2025-26 kam qenë pjesë e mbi 77 takimeve me të rinj, në universitete e gjimnaze kudo në vend, nga Maqellara, Burreli, Shkodra e Lezha, Berati e Vlora, Kolonja e Korça, Pogradeci e Durrësi, Elbasani e Kavaja, Lushnja, Kamza, Tirana e kudo… Është një përpjekje, për të bashkuar rininë rreth vlerave të vërteta: respektin për familjen, mësuesit, dhe për të forcuar lidhjen e tyre me kombin. Po përpiqem t’i drejtoj sadopak drejt një të ardhme aspak të lehtë. Kemi diskutuar për historinë, traditën, figurat kombëtare, për ëndrrat që kanë të rinjtë, sfidat e tyre, për gjërat që kanë vërtet vlerë në jetë… respektin, ndershmërinë, punën, të ardhmen, reagimit ndaj padrejtësive. E kam bërë me kohën time, mundësite e mia, ekonominë time! Nuk është pjesë projektesh, por inisiativë personale për ti shërbyer vendit, të ardhmes së tij! Dikujt mund t’i duket idealizëm i tepruar, por jam i sigurt se masa dërrmuese e shoqërisë shqiptare e ndjen nevojën e takimeve të tilla, ku rinia të diskutojë mbi vlerat e vërteta! Kjo është ajo që dua të bëj! T’i shërbej vendit tim, pa asgjë në këmbim, pa u përzier në kulisat e nëndheshme të politikës‼️

Të mos merresh me politikë, të mos kesh ambicje politike, nuk ka lidhje me frikën, por me dëshirën për ti qëndruar larg pisllikut që ajo për fat të keq prodhon… Frikë kam veç nga Zoti dhe askush tjetër! Forcën e kam treguar e do vazhdoj ta tregoj duke u qëndruar përballë ekstremistëve nga Serbia në Greqi e kudo… më kanë dhunuar, mbajtur, shoqëruar, kërcënuar, shpallur “Non Grata” dhe nuk jam tërhequr! Misioni nuk do të ndalet kurrë! Jo vetëm kudo në trojet shqiptare, por duke u përballur edhe me ata që abuzojnë, vjedhin, grabisin, shkatërrojnë! Do të luftoj me ta përmes punës sime, përmes zbulimit të së vërtetës dhe duke qenë në protesta gjithmonë!

Rrugëtimi im, është rrugetimi i një djali e sot burri, që do me shpirt Kombin e tij! Dashuria për Kombin është themeli im i vetëm! Bashkimi Kombëtar misioni që kam! 🇦🇱 Dua të eci në rrugëtimin tim të jetës duke bashkuar, duke ndjekur amanetin e Gjergj Kastriotit, Frashërllinjve, Nolit e Fishtës, Hasan Tahsinit e Sulejman Voksh*t, Papa Kristo Negovanit e Bajo e Çerçiz Topullit, Veqilharxhit dhe Qiriazëve, At Stath Melanit e Hafiz Ali Korçes, Gurakuqit e Ismail Qemalit që nuk u nda nga Is Boletini… e deri tek Adem Jashari e zemra e tij e zjarrtë! Amaneti i këtyre madhështorëve më drejton! Nuk ka gjë më të shenjtë se të luftosh per Kombin tënd, pa kërkuar asgjë në këmbim.

(Nuk lejohet kopjimi i shkrimit pa lejen e autorit)

Share sa të doni miq! Ju dua shumë! ❤️

23/06/2026

Një pyetje për Kryeministrin Edi Rama dhe për opinionin publik

“A ka mospërputhje mes këtyre dy dokumenteve?”

❓ Kush e verifikoi dokumentin?
❓ Ku janë elementet zyrtare të autentikimit?
❓ Pse publikohet pikërisht tani?
❓ Pse debati po largohet nga kërkesat e protestuesve?
❓ A duhet transparencë e plotë për dokumentet historike?

❓ Si shpjegohet që dokumenti i publikuar përdor formulime dhe elemente gjuhësore që, sipas shumë veteranëve dhe qytetarëve, nuk përputhen me komunikimin e zakonshëm të UÇK-së në atë periudhë?

❓ Si shpjegohet paraqitja grafike e dokumentit, e cila sipas kritikëve ngjan me dokumente të përpunuara me programe moderne kompjuterike dhe jo me dokumentacionin tipik të kohës së luftës?

❓ Pse dokumenti është datuar në vitin 1999 në Kukës, ndërsa nuk paraqiten prova shtesë për origjinën, arkivimin dhe zinxhirin institucional të ruajtjes së tij?

❓ Pse mungojnë elementë që qytetarët zakonisht presin të shohin në dokumente zyrtare, si vulat përkatëse apo verifikime të tjera institucionale?

❓ A nuk do të ishte në interes të publikut që çdo dokument i tillë të verifikohej nga ekspertë të pavarur përpara se të përdorej në debatin politik?

Dhe mbi të gjitha, pse publikohet pikërisht sot?

Dokumenti i parë, i publikuar në debatin politik, ka ngritur pikëpyetje publike mbi autenticitetin, procedurën e verifikimit dhe qëllimin e publikimit të tij.

Dokumenti i dyte paraqitet si vërtetim zyrtar dhe përmban vulë, numër protokolli dhe disa elemente verifikimi institucional.

Shqiptarët presin përgjigje për çështje shumë më të rëndësishme:

Në vend që t’u përgjigjet 5 kërkesave të protestuesve, Kryeministri zgjedh të publikojë një dokument të vitit 1999 kundër Dritan Goxhajt.

• Pse kërkohet dorëheqja e qeverisë?
• Pse kërkohet një qeveri teknike tranzitore?
• Pse kërkohen ndryshime kushtetuese dhe barazi para ligjit?
• Pse kërkohet rishikimi i ligjeve për zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore dhe investimet strategjike?
• Pse kërkohet një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit?

Në një demokraci funksionale, debati duhet të përqendrohet tek kërkesat e qytetarëve dhe jo tek dokumente që ngjallin polemika dhe dyshime.

Shqipëria u përket të gjithë shqiptarëve.

Drejtësia, mundësitë, arsimi, zhvillimi ekonomik dhe pasuritë kombëtare duhet të jenë në shërbim të çdo qytetari, jo vetëm të kupolave drejtuese dhe oligarkëve pranë pushtetit.

E Dua Vendin Tim 🇦🇱

22/06/2026

Sot, mijëra qytetarë shqiptarë ngritën zërin e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike, duke paraqitur një sërë kërkesash që synojnë forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e transparencës dhe rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet.

Kërkesat e tyre përfshijnë dorëheqjen e qeverisë aktuale, krijimin e një qeverie teknike tranzitore, reforma kushtetuese dhe zgjedhore, kufizimin e mandateve politike, si dhe rishikimin e disa ligjeve që lidhen me pasuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe investimet strategjike.

Përtej debateve politike të ditës, një mesazh i qartë vjen nga qytetarët: Shqipëria duhet t’u përkasë të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm një pakice të privilegjuar. Në një shoqëri demokratike dhe moderne, zhvillimi ekonomik, pasuritë kombëtare, mundësitë për punë, arsimi dhe mirëqenia duhet të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve, e jo vetëm të kupolave drejtuese, grupeve të interesit apo oligarkëve.

Shqipëria ka nevojë për një kontratë të re besimi mes qytetarëve dhe shtetit, ku ligji të jetë i barabartë për të gjithë, ku vendimmarrja të jetë transparente dhe ku zëri i qytetarit të dëgjohet realisht. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një vend ku të rinjtë nuk largohen, ku familjet jetojnë me dinjitet dhe ku pasuritë e vendit kthehen në mirëqenie për shumicën.

Pavarësisht bindjeve politike, çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë më shumë drejtësi, më shumë transparencë, më shumë mundësi dhe më shumë përgjegjësi nga ata që qeverisin. Demokracia forcohet kur qytetarët marrin pjesë, kur institucionet japin llogari dhe kur interesat e kombit vendosen mbi interesat personale apo partiake.

Një Shqipëri më e drejtë, më e zhvilluar dhe më e bashkuar është në interesin e të gjithëve.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Lezhë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Lezhë