Nuk te fal perpara portes
Cristiano Ronaldo
brigada albania
stop us if you can...............................
Sa like behen per Shqiprin e Shqiptareve ?? ;)
NJe djalosh 20 vjecar qe ka lindur ne komunen e DEQANIT eshte nje nder talenti me i madhe ne ate lige ne belgjik , ai luan sulmues por edhe rolin e mbrojtesit e ben shum mir...ai ka provuar cdo gje per te luajtur me kombetaren shqipetare por asnje njeri nuk i ka derguar ftese.....duhet te reagoj FSHF dhe te marri kete talente 20 vjecar....nuk e di si mendoni ju po mendimi im eshte se esht nje fatkeqesi te hedhesh posht kete talente
shqiperi 1 islande 1, rifillon pjesa e dyte http://www.facebook.com/pages/Tifozat-Ultras-Albania/335332739819282?ref=hl
Makina me Qera Andi
🚘Udhëtoni më shumë
💰Shpenzoni më pak
⏰Rezervo në çdo kohë
☎️+355688008040
📧 [email protected]
Enea Gaqollari
Skoda Xanthi, Super League (Greece)
Nje 19vjecar i lindyr ne elbasan, eshte protagonist per te zene vendin e titullarit ne skoda xanthi , nje gjate 1.80 , perdor me shume kemben e majte , vlera e kartonit ne treg 100.000 £ ,ka shtetesi shqipetare dhe greke, pse nuk ftohet nga FSHF u19????????????? per me shum info per talentat na ndiqni ne faqen tone http://www.facebook.com/pages/Tifozat-Ultras-Albania/335332739819282?ref=tn_tnmn
Makina me Qera Andi
🚘Udhëtoni më shumë
💰Shpenzoni më pak
⏰Rezervo në çdo kohë
☎️+355688008040
📧 [email protected]
Justiniani I i Madh
Justiniani ishte nip i Justinit të I dhe lindi në Bedriana në Dardani. Vendit të cilin e rriti aiia shpërbleu si asnjë perandor Ilir më përpara. Kështu, ndërtoi qytetin e tij të lindjes dhe errethoi me mure të larta me qëllim që të mos prekej nga dyndjet barbare. Me shpenzimet eveta ndërtoi një ujësjellës madhështor në qytet që të kishte ujë në të gjitha stinët. Përatdheun nga vinte ndërtoi 157 kështjella që nga Danubi në Epir me qëllim që të sigurontekëto
territore nga dyndjet e popullsive të ndryshme që kishin filluar prej shekujsh. Ështëmeritë e tij që një pjesë e madhe e territorit shqiptar shpëtoi nga dyndjet sllave. Justiniani u martua me Teodorën, një femër e shthurur që kishte nisur jetën si artiste, porqë kur njohu Justinianin, ktheu rrugë, pasi u dashurua me të dhe filloi t’i përkushtohejperandorit dhe Zotit. Gruaja ishte partneria e tij në politikë, dhe një nga këshilltaret më tëzonja që do ta shpëtonte atë në disa raste, madje edhe kur rrezikoi fronin.Ëndrra e Justinianit në politikën e jashtme ishte që të ribënte edhe njëherë PerandorinëRomake, dhe kësaj ëndrre i dedikoi pjesën më të madhe të jetës së tij. Ai kishte disakomandantë të zotë si Belisari dhe Naseri të cilët ndërmorën fushata ushtarake për tëpushtuar territoret që kishte projektuar Justiniani. Kështu brenda një kohe të shkurtër aipushtoi mbretërine vandalëve në Afrikën veriore, Siçilinë, Napolin, Ravenën. Në Italiluftoi kundër ostrogotëve dhe kapi mbretin e tyre rob, ashtu si edhe mbretin e vandalëve.Pushtoi pjesën jug-lindore të gadishullit Iberik duke shkatërruar dhe aty mbretërinëgjermane. Por ndërkohë që ai ndërmerte fushata ushtarake në perëndim, barbarët sllavëpo shkelnin tokat më të mira të perandorisë ato të Ilirisë, dhe pasi bënë një shekull fushatagrabitëse tashmë, donin që të vendoseshin në këtë vend patjetër.Ai nuk i pranoi t’i vendoste në Iliri, por në shekullin e VII perandori Herakël i vendosisllavët në territoret ilire, në Kroaci dhe Slloveninë e sotme, pasi fiset me origjinë turke tëquajtura bullgare, kishin hyrë në pjesën lindore të Ilirisë me forcë, më vonë erdhën edheserbët që u vendosën në Danub në veri të Dardanisë. Enciklopedia Ruse e vitit 1954pasqyron kufijtë e mbretërisë së Serbisë në fillim të shekullit të XIX, të cilat shtriheshin nëveri të Nish*t vetëm në Beogradin e sotëm dhe po aty pasqyrohet zgjerimi i Serbisë nëkurriz të tokave etnike shqiptare. Nga njerëz që mezi nxirrnin kokën nga pylli,dalëngadalë sllavët u bënë zotër të pjesës më të madhe të Ilirisë duke e futur vendin në njëperiudhë errësire mesjetare dhe varfërie. Justiniani, për të mos pasur probleme me perandorinë p***e, nënshkroi me të njëmarrëveshje paqeje për 50 vjet. Në vitin 532, ai shtypi kryengritjen e Nikes, që ishte njëluftë midis të kaltërve e të gjelbërve për çështje fetare, që lidheshin me pikëpamjet qëkishte njëra palë për Zotin dhe tjetra. Justiniani, nuk mbajti nga asnjëra palë, gjë që e çoi nëkonflikt me të dyja palët, të cilat u bashkuan kundër tij. Ata shpallën perandor një ilirtjetër, nipin e Anastasit, dhe Justiniani u bë gati të largohej nga froni, por nuk e la Teodoradhe kështu me ushtri e diplomaci arriti ta shtypë rebelimin, dhe të forcojë pushtetin e vet.Ai ndaloi sh*tblerjen e posteve në administratë, dhe kreu një reformë administrative që ecentralizonte pushtetin dhe e vinte nën kontrollin e tij. Në provinca ndau pushtetin civilnga ai ushtarak me qëllim që administratorët e tyre të mos kishin në dorë gjithçka dhe të bëheshin konkurentë për fronin perandorak me forcën e armëve. Rriti tregtinë duke hapurnjë rrugë të re për në Kinë që shmangte territoret e perandorisë p***e, madje ai dërgoiagjentë në Kinë, të cilët e vodhën krimin e mëndafsh*t, pasi kinezët nuk ua jepnin, dhengriti një industri të madhe mëndafshi në Konstandinopojë dhe qytete të tjera. Justianini ishte iniciatori i një kodifikimi të madh të së drejtës romake duke parë se ajo nukpo i përshtatej më marrëdhënieve të reja që ishin krijuar. Në fakt, e drejta romake ishte njëe drejtë skllavopronare, por në kushtet e krishterimit skllevërit po liroheshin dhe filloi njëlloj i ri skllavërimi që quhej kolonat e më pas feudalizëm. Kështu kur marrëdhënietekonomike kishin ndryshuar, duhej ndryshuar dhe ligji që rregullonte këto marrëdhënie.Në fakt, ishin bërë shumë ligje sepse çdo perandor nxirrte urdhëresat e tij, duke e bërëdrejtësinë shumë konfuze, kështu që lindte nevoja e kryerjes së një seleksionimi të sëdrejtës për ta bërë atë sa më praktike. Për këtë ai ngarkoi një grup juristësh, të cilëtkodifikuan të drejtën duke nxjerrë Corpus Juris Civilis, pra kodin e së drejtës civile. Pas njëpune trivjeçare u bë një përmbledhje e çështjeve të së drejtës romake e quajtur Diageste, qëishte një përmbledhje e shkrimeve të juristëve të vjetër romakë. Për ta studiuar studentëtkëtë të drejtë në shkollë u krijuan Institucionet. Ligjet që nxori vetë Justiniani gjatëqeverisjes së tij u quajtën Novela dhe ishin të vetmet në gjuhën greke. Kështu e drejtaSkllavopronare iu përshtat një shoqërire të re. Ky kodifikim u ndikua nga idetë e reja të barazisë para ligjit, megjithatë kjo e drejtë i shërbente klasës së lartë, dhe perandori kishtenjë pushtet të pakufizuar mbi shtetin dhe shtetasit e tij pra ai ishte mbi çdo gjë. Kjo do tëishte dhe filozofia e mbretërve feudalë të mëvonshëm.Ai ishte armik i paganizmit grek, dhe në vitin 529 mbylli Akademinë e Athinës kupredikohej akoma feja pagane. Në fakt, me grekët, perandorët e Bizantit janë sjellë shumëkeq, sepse ata qenë popullsia e fundit e perandorisë që u kristianizuan ngaqë kishin pasurnjë traditë të fortë pagane dhe një numër të madh perëndish që s’ishte e lehtë t’i shkuljenga mendjet e njerëzve. Ai e mbrojti kishën e krishterë dhe i dhuroi prona të shumta.Ndërtoi kisha e manastire, ku mbi të gjitha dallonte kisha e Shën Sofisë nëKonstandinopol, një vepër arti e klasit të parë që u kthye në xhami, e sot është muze. Kjokishë apo xhami është ndërtuar në kodër në një sipërfaqe të madhe përballë detit, dheqëndron edhe sot madhështore si përpara 1400 vjetësh.Edhe pse kisha kishte Patriarkanën, ai qëndronte në krye të saj duke marrë pjesë në çdokonsil dhe kështu lidhi pushtetin fetar me atë civil. Ai ishte autoriteti më i lartë i kishës sëlindjes, dhe as para tij dhe as më pas nuk pati perandorë që ndikuan aq shumë te kisha. Qëta kishte mirë me Papatin ai duhet të dënonte të gjithë kundërshtarët fetarë të tij, që ishinrrymat fetare të lindjes, të cilat kundërshtonin doktrinën zyrtare të kishës si epambështetur në Bibël, pra që mbështetej në fjalët e njerëzve të shenjtë, dhe jo në fjalët eZotit. Megjithë masat që mori, ai kurrë nuk i mposhti dot këto rryma. Duke qenë se nuk iadilte dot as me papën dhe as me rebelët fetarë në perandori, e mbante mirë herë me njërënpalë e herë me tjetrën duke i kërcënuar kur ishte e nevojshme. Periudha e qeverisjes së Justinianit ishte periudha e fundit e lavdishme e Perandorisë Romake, se pas tij do tëfillonte një periudhë e re në historinë e perandorisë.
Ai ishte një nga perandorët më të mëdhenjtë Bizantit, sepse i dha perandorisë edhe njëherë, për herë të fundit, territoret e perëndimit deri nëSpanjë. Justiniani ishte iniciatori i kodifikimit të së drejtës romake, që sot është baza e kodeve civile esistemit civil low në Europë dhe kudo në botë.
Si ta hiqni qafe zbokthin në mënyrë natyrale
Shamponet kundër zbokthit përmbajnë përbërës kimikë, shumë agresiv, që në raste të veçanta mund të ndikojnë dëmshëm edhe në shëndetin, në përgjithësi. Mu për këtë, më mirë do të ishte të përcaktoheni për preparate natyrale.
Ju sjellim disa nga recetat se si ta largoni zbokthin në mënyrë krejt natyrale:
Vaji i ullirit
Përzieni dy lugë me vaj ulliri me një lugë vaj bademi. Lehtë vendoseni në kokë, duke ua bërë një masazh të lehtë rrënjës së flokëve. E lini të reagojë së paku për nja 15 minuta, e më pas shpëlajini flokët. Po ashtu, mund ta përgatitni një përbërës nga vaji i ullirit dhe rozmarina. Në një lugë vaj ulliri vendosni dhjetë pika vaj rozmarine. Me kujdes vendoseni në flokë dhe do të ishte mirë që një përgatitje si kjo të qëndrojë aty gjatë gjithë natës. Në mëngjes pastroni flokët mirë. Po ashtu, provoni me vaj argani, sepse ndihmon në sekretimin e sebumit.
Uthulla e mollës
Një nga mënyrat është që uthullën e mollës ta përzieni me ujin. Shpëlani flokët me këtë përzierje dhe lëreni të qëndrojë ashtu gjatë gjithë natës. Të nesërmen flokët i shpëlani me shampon foshnjash, sepse e kanë një formulë më të butë. Nëse e keni një lëkurë më të ndjeshme, ju sugjerojmë që në gotën gjysmë litërshe të përzieni 1dl uthull molle. Pasi t’i keni pastruar flokët, merreni këtë përzierje dhe ngadalë vendoseni në flokë. Ndoshta do të ndieni një djegie të vogël, por kjo është krejt normale. Bëjuni masazh flokëve, si dhe shpëlajeni me një dush të lehtë për të mos pasur ‘aromë’ uthulle.
Lëngu i limonit
Shtrydheni limonin, dy lugë nga lëngu i fituar merrni dhe lyejini rrënjët e flokëve. Merreni një gotë me ujë, edhe aty shtoni lëng limoni, e më pas përsëri vendoseni në flokë. Pas disa minutave shpëlajini flokët me ujë të vakët. Një trajtim si ky mund ta përsëritni disa herë brenda javës, në mënyrë që rezultatet të jenë maksimale, apo derisa zbokthin ta zhdukni njëherë e përgjithmonë.
Vlerat e një gote verë
Një gotë verë ka më shumë vlera se ç’mund të mendojmë. Zhvillon trurin, mbron kujtesën, lufton qelizat kanceroze apo forcon imunitetin. Për më tepër, një gotë verë mund të konsumohet kurdo, në kohë dimri dhe vere.
Ushqen trurin
Një nga vlerat më pozitive të verës ka të bëjë me zhvillimin e kujtesës. Një gotë verë bën gjithmonë mirë sepse jo vetëm e ushqen trurin, zhvillon kujtesën por dhe e mbron atë. Një sondazh bërë grave të moshës 70 vjeçe rezultoi më i suksesshëm për ato që konsumonin verë në krahasim me ato që nuk e pinin fare. Vera parandalon mpiksjen e gjakut dhe redukton inflamacionin e enëve të gjakut, ku secila prej tyre është e lidhur me sëmundjen e zemrës. Kështu ka shpjeguar Tedd Goldfinger, një nga studiuesit e universitetit të mjekësisë në Arizona. Alkooli gjithashtu duket se rrit edhe hdl-në, kolesterolin e mirë, që i duhet trupit.
Tret kaloritë
Studimet kanë treguar se njerëzit që pinë verë çdo ditë kanë një peshë trupore më të vogël, ( më të lehtë) se sa ata që e pinë me raste. Pirësit e moderuar kanë më pak yndyrë në trup, se ata që konsumojnë më pak pije. Alkooli mund të nxisë trupin tuaj për të djegur kalori ekstra. Kjo vlen sidomos pas 90 minutave pasi keni konsumuar një gotë të tillë. Birra duket se ka efekt të ngjashëm.
Forcon imunitetin e trupit
Sipas një studimi britanik, ata që pinin afërsisht një gotë verë në ditë ishin më pak të prekshëm ndaj baktereve ‘Helicobacter pylori’, i cili shkakton gastrit dhe ulcerë të stomakut. Nëse konsumohet qoftë edhe një gjysmë gote do të kishte shumë rëndësi pasi trupi juaj mbrohet ndaj mikrobeve të salmonelës sidomos kur njerëzit janë të ekspozuar ndaj ushqimit të ndotur.
Lufton qelizat kanceroze
Një studim tjetër ka treguar se një gotë verë ndihmon në zhdukjen e qelizave kanceroze. Konkretisht kjo iu bë grave të cilat nuk kishin kancer. Pikërisht një gotë verë në ditë i ndihmonte ato që të luftonin qeliza të tilla kanceroze të paktën deri në 50 për qind. Studime të tjera në universitete të tjera të botës prodhuan rezultate të ngjashme. Ekspertët dyshojnë se kjo mund të jetë për shkak të antioksidantëve, të cilët kanë përhapje të lartë të substancave antikanceroze që gjenden në verë.
Stimulon ndërtimin e kockave
Një tjetër arsye se pse duhet pirë vera është sepse ajo ndihmon në mënyrë të ndjeshme zhvillimin dhe ndërtimin e kockave. Ata që konsumojnë më tepër verë, sidomos gratë, kanë kocka më të forta se ata që nuk pinë. Alkooli rrit nivelet e estrogjenit, hormone që ndihmojnë në prodhimin e kockave të reja dhe mbrojtjen e të tjerave.
Parandalon diabetin
Gratë të cilat janë në fazat e para të menopauzës e që konsumojnë një ose dy gota verë në ditë kanë 40 për qind më pak gjasa se sa gratë që nuk pinë të zhvillojnë diabetin. Ndërkohë, nga ana tjetër studimet kanë treguar se për arsye ende të paqarta vera zvogëlon rezistencën e insulinës te pacientët diabetikë.
Katër Preparate Natyrale Për Zbardhjen E Dhëmbëve
Soda bikarbonati (soda e bukës) pastron dhe zbardh dhëmbët. Përzieni një lugë të vogël sodë, pak kripë dhe disa pika uthulle dhe me këtë përzierje lani dhëmbët. Veprimin e njëjtë përsëriten dy deri në katër herë në muaj dhe rezultati do të jetë – dhëmbë të mrekullueshëm dhe të kuruar.
Limoni dhe soda
Në një enë hidhni ¼ e filxhanit sodë bikarbonati dhe lëngun e gjysmës së limonit. Përzierjen vënie në dhëmbë dhe lëreni të veprojë tre minuta, mirëpo jo më gjatë sepse do të mund të dëmtoni zmaltin e dhëmbëve. Lani dhëmbët me pastë, ndërsa këtë veprim përsëriteni një herë në javë
Luleshtrydhja (dredhëza
Nëse dëshironi që pa u munduar fare t’i zbardhni dhëmbët, përdorni luleshtrydhet. Ngjeshi për dhëmbë dhe fërkoni me të dhëmbët. Pastaj lani me pastë, në mënyrë që sheqeri dhe thartina të mos e dëmtojnë zmaltin.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ndihmon në eliminimin e njollave dhe në zbardhjen e dhëmbëve dhe mbyt bakteret e dëmshme në zgavrën e gojës. Në një gotë me ujë hidhni një lugë të vogël uthulle dhe me të lani gojën, ndërkaq dhëmbët lani me pastë. Këtë veprim mund ta përsërisni çdo ditë.
Dafina dhe portokalli
Dhëmbët do t’i zbardhni nëse i lani me përzierje të fletëve të dafinës dhe të lëvores së thatë të portokallit. Në një enë vini të njëjtën sasi të fletëve të bluara të thata dhe të lëvoreve të thata të portokallit dhe shtoni pak ujë. Qiteni në dhëmbë dhe lëreni të veprojë tri deri në katër minuta. Pastaj lani dhëmbët me pastë
TURP PER FAQE TE ZEZE/ kryeministri BERISHA, heziton t’i japë kodin +355 Kosovës, turp per kete qeveri te blere nga serbia
Ligjvënësit në Kosovë me shumicë votash kanë miratuar projektrezolutën lidhur me përdorimin e tri kodeve të huaja telefonike në Kosovë. Me këtë rezolutë parashihet që Kosova të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë +355 dhe jo atë të Serbisë +381, të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386. Por burime të Kosovapress brenda Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik kanë bërë të ditur se kjo ministri ka kërkuar një gjë të tillë nga organet kompetente shqiptare, por nuk kanë gjetur mirëkuptimin e tyre.
Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti mendon se shteti shqiptar nuk është shumë e interesuar për këtë çështje dhe e ilustron me faktin se në Shqipëri këto ditë po mbahet një konferencë, ku është prezent edhe ITU-ja (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit), por institucionet e Kosovës nuk janë ftuar.
Ai madje ka kërkuar nga institucionet e vendit që të shkojnë edhe pa ftesë vetëm që të marrin pjesë dhe të bisedojnë me zyrtarët e ITU-së.
Ndërkohë, burime të Agjencisë Lajmeve Kosovapress brenda Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik bëjnë të ditur se ka pasur konsulta për këtë çështje, por shteti shqiptar nuk ka shprehur gatishmërinë që Kosova të ketë kodin telefonik +355.
“I kemi dërguar letër ministrit të Telekomunikacionit qysh vjet, por nuk na ka kthyer kurrfarë përgjigje për këtë çështje”, ka thënë burimi.
Ndërkohë, ai që ka propozuar këtë projektrezolutë e që pas një jave u votua me shumicë votash, thotë se duhet të provohen të gjitha mënyrat në të këtë drejtim.
Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta, në një prononcim për Kosovapress ka thënë se nuk duhet të paragjykohet në lidhje për këtë çështje pa pasur bisedime mes dy qeverive.
“Unë konsideroj se paragjykimet që nuk mund të bëhet një gjë e tillë nuk duhet të na privojnë ne nga e drejta për të provuar diçka. Ne e kemi nisur këtë mocion, jemi të bindur që me përpjekje të vazhdueshme të argumentuara ne mund t’ia arrijmë këtij qëllimi. Negociatat me Republikën e Shqipërisë janë të domosdoshme dhe duhet pëlqim i dyanshëm për këtë çështje dhe pasi të arrihet kjo të provohet edhe me ITU-në që të merret pëlqimi i saj dhe të realizohet kjo në terren”, ka theksuar Kuleta.
Deputeti ka thënë se tani varet shumë prej qeverisë së Kosovës sa do të jetë aktive në këtë drejtim.
Për më tepër, ai ka shtuar se deri më tani të dy qeveritë nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap konkret në lidhje më këtë çështje.
“Mendoj që ende nuk është testuar ky vullnet sa duhet. Mendoj që duhet të provohet seriozisht kjo çështje. Ne dëgjuam aty në Kuvend se ka më shumë retorikë prej Republikës së Shqipërisë sesa punë konkrete, konsideroj që retorikë ka edhe prej anës tonë shumë. Prandaj ky mocion është një rast i mirë që të dëshmojmë me vepër që jemi të interesuar për këtë çështje dhe pastaj të testojmë se sa është e interesuar dhe serioze Republika e Shqipërisë, por pa e provuar nuk guxojmë të paragjykojmë”, ka deklaruar ai.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Website
Address
Skenderbeu
Fieri