RADIO - SPORT Elbasani

RADIO - SPORT Elbasani

Share

Kjo është faqe ku tregohet veprimtaria e sportistëve radioamatorë të Elbasanit.

Kush ka dëshirë të mësojë radioamatorizëm të komunikojë me trajnerin Drini Dervishi në numrin 0692325952

25/04/2026

Sot është Dita e Guglielmo Marconi !
Macroni konsiderohet babai i telekomunikacionit , ose komunikimeve përmes pajisjeve elektronike.
Ai njihet merita për zhvillimin e një sistemi efektiv të telekomunikacionit në distanca të gjata nëpërmjet valëve të radios , përkatësisht telegrafisë pa tel ose radiotelegrafit , i cili u përdor gjerësisht, dhe evolucioni i të cilit çoi në zhvillimin e radios dhe televizionit dhe në përgjithësi të të gjitha sistemeve dhe metodave moderne të komunikimit radio që përdorin komunikime pa tel , dhe që i dhanë atij Çmimin Nobel për Fizikë në vitin 1909, të ndarë me Carl Ferdinand Braun , "në njohje të kontributit të tij në zhvillimin e telegrafisë pa tel". Në vitin 1909, pasi fitoi Çmimin Nobel, ai ndihmoi shumë emigrantë italianë të mbërrinin në Amerikë.

17/04/2026

18.4.1925-18.4.2026
Gëzuar festën Radioamatorë !
Ju ftojmë të vini në ora 8-10 para pallatit të sportit Elbasan të takoni radioamatorët e Radio-Sport Elbasani me rezultate të larta kombëtare e ndërkombëtare të cilët do lidhen me radio live me radioamatorë nga shtete të tjera nëpër botë.
Është vërtet një moment historik, pasi ky 18 prill i vitit 2026 shënon fiks 101 vite nga lindja e organizatës IARU që bashkoi zërat e botës në valët e radios.
​Kush e krijoi IARU?
​Në vitet '20, radioamatorët po vërtetonin se valët e shkurtra mund të bashkonin botën për të komunikuar. Megjithatë, nevojitej një zë i përbashkët për të mbrojtur frekuencat e tyre.
​Përfaqësues nga 25 shtete u mblodhën në Paris. Ndër udhëheqësit kryesorë ishte Hiram Percy Maxim, i cili njihet si bashkëthemelues i ARRL (American Radio Relay League). Ai u bë presidenti i parë i IARU (International Amateur Radio Union).
​ Takimi historik u mbajt në Fakultetin e Shkencave në Paris më 18 prill 1925.
Sot ka mbi 3 milionë operatorë me liçensë ndërkombëtare e miliona të tjerë pa liçensë në të gjithë botën që mbajnë gjallë frymën e 1925-ës!
Në Shqipëri Radioamatorizmi ka filluar në vitin 1952 dhe deri në vitet 90 kishte 14 skuadra që konkuronin në kategorinë e parë dhe 14 në kategorinë e dytë.
Në vitin 1991 me ndryshimet e sistemit filluan lidhjet me radioamatorët ndërkombëtarë dhe filluan radioamatorët shqiptarë të marrin liçensa ndërkombëtare .
Sivjet festohet dhe 35 vjetori i hyrjes së radioamatorëve Shqiptarë në arenën botërore .
Gëzuar festën të gjithë radioamatorëve anëembanë Botës.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Elbasan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address


Gjimnazi Vasil Kamami, Lagje Qemal Stafa, Rruga Rinia
Elbasan
3001