02/09/2026
⚽️ SUPERLIGA U17 – STARTOJМË! 🔵⚪️
Te shtunen nisim një kapitull të ri në Superligën U17, me ndeshjen e parë vendas kundër KF Peja. 💪🔥
Djemve tanë u dëshirojmë shumë sukses, përkushtim dhe paraqitje sa më të mirë në fushë! ❤️
Suksese FC Vushtrria U17!
💙🤍 Bashkë drejt sukseseve! 🏆⚽️
29/08/2026
Faleminderit i nderuar afarist, z. Gazmend Hamiti! ⚽️
Liro Möbel 💙
Në emër të grupmoshës Juniorë, të gjithë stafit dhe lojtarëve, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për z. Gazmend Hamiti, i cili u përkujdes për veshjen sportive të ekipit tonë.
Ky kontribut është shumë më tepër se një ndihmë materiale – është një investim në të rinjtë, në sport dhe në të ardhmen e futbollit. Mbështetja juaj na motivon të punojmë edhe më shumë dhe të përfaqësojmë me dinjitet klubin tonë.
Faleminderit, z. Gazmend Hamiti, për besimin, përkrahjen dhe kontributin tuaj!
Së bashku për një të ardhme më të mirë të futbollit! 💙⚽️
Me respekt,
FC Vushtrria – Juniorët
25/07/2026
Një falënderim i veçantë për pronarin e Power Gym, Valon Nika, i cili na mundësoj juniorëve tanë U19, shfrytëzimin e palestrës për përgatitjet tona. Mbështetja juaj është një motivim i madh për zhvillimin e futbollistëve të rinj. Ju falënderojmë për besimin, mikpritjen dhe kontributin tuaj. Ju jemi mirënjohës dhe ju dëshirojmë suksese 💙⚽💪
24/07/2026
Falënderim i veçantë
Një falënderim i sinqertë dhe i veçantë shkon për Premium Fitness Gym dhe pronarin e saj, Nazmi Ukiqi dhe Festim Ukiqi, për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj gjeneratës FC Vushtrria U17.
Faleminderit që i keni qëndruar pranë ekipit tonë, duke na ofruar kushte profesionale për përgatitje fizike dhe duke kontribuar në zhvillimin e futbollistëve të rinj.
Me respekt dhe mirënjohje,
FC Vushtrria U17 💙🤍