Teuta Basketboll

Teuta Basketboll

Share

Basketball Team

13/07/2026

In Memoriam – Gjon Luli

Një javë pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të mjeshtrit Gjon Luli, Shoqata Teuta Basket u mblodh për të nderuar kujtimin e një prej figurave më të shquara të basketbollit durrsak.

Basketbollist, trajner, arbitër dhe edukator i brezave të tërë, Gjon Luli ia kushtoi jetën basketbollit, duke lënë një trashëgimi të çmuar sportive dhe njerëzore. Me punën, përkushtimin dhe integritetin e tij, ai kontribuoi në formimin e qindra sportistëve dhe mbeti një model për të gjithë komunitetin e basketbollit.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e hënë, Kryesia e Shoqatës Teuta Basket vendosi unanimisht t’i akordojë mjeshtrit Gjon Luli titullin “Nderi i Shoqatës Teuta Basket”, si shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e jashtëzakonshëm që dha ndër vite për basketbollin e qytetit të Durrësit.

Gjithashtu, Shoqata vendosi unanimisht që të propozojë emrin e tij pranë Shoqatës “Durrësi Autokton” për akordimin e çmimit “Nderi i Qytetit të Durrësit”, si një vlerësim i merituar për jetën dhe veprën e tij në shërbim të sportit dhe qytetit.

Emri dhe kontributi i Gjon Lulit do të mbeten përherë pjesë e historisë së basketbollit durrsak dhe burim frymëzimi për brezat që do të vijnë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

07/07/2026

Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Gjon Lulit, një figurë e respektuar e basketbollit durrsak.

Gjon Luli ka qenë basketbollist i Lokomotivës së Durrësit dhe më pas trajner i përkushtuar, i cili ka kontribuar ndër vite në formimin e shumë brezave lojtarësh. Puna, pasioni dhe përkushtimi i tij ndaj basketbollit do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sportive të qytetit tonë.

Shoqata Teuta Basket i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit sportiv.

U prehsh në paqe, Gjon Luli!

19/04/2026

Pas ndeshjes së djeshme ndaj Vllaznisë, e cila u mbyll me rezultatin 86-89, përfundon edhe sezoni ynë 2025–2026. Ishte një sezon i vështirë dhe nën pritshmëritë e ekipit tonë, që kërkon analizë të thellë dhe reflektim serioz për të ardhmen.

Falënderojmë të gjithë lojtarët dhe stafin për përkushtimin dhe kontributin e tyre gjatë këtij sezoni.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për tifozët tanë, të cilët na kanë mbështetur në çdo moment, pavarësisht rezultateve.

Jemi të vendosur të nxjerrim mësimet e duhura dhe të punojmë fort që Teuta të rikthehet sezonin e ardhshëm në nivelin që i takon.

⚪️🔵

14/04/2026

Fillon beteja e Playoffs 🔥
📍 Shkodër
🆚 Vllaznia
⏰ 18:00

Gati për sfidën e parë 💪
⚪️🔵

12/04/2026

Gëzuar Pashkët Ortodokse! ✨
Urojmë që kjo festë t’ju sjellë paqe, dashuri dhe shpresë në çdo familje. 🕊️🐣

11/04/2026

Mbyllet sezoni i rregullt.
Teuta 93 – 99 Vllaznia

Tani fokusi kalon në çerekfinalet e playoff-it, ku përballemi sërish me Vllazninë
⚪️🔵

10/04/2026

Ndeshja e radhës në shtëpi 💙
Teuta 🆚 Vllaznia
📍 Ramazan Njala
🗓 11 Prill | 🕕 18:00

⚪️🔵

05/04/2026

Gëzuar Pashkët nga Teuta Basket! 🐣💙
Ju urojmë paqe, gëzim dhe shumë energji pozitive për ju dhe familjet tuaja.
Le të vazhdojmë gjithmonë me të njëjtin shpirt, zemër dhe forcë si në fushë!

04/04/2026

Teuta Basket bie me rezultatin 101-98 ndaj Skënderbeut, pas një ndeshjeje të luftuar deri në fund.
⚪️🔵

28/03/2026

Ndeshja e radhës është në shtëpi! 🔵⚪
Teuta Basket rikthehet në parket këtë të shtunë, 29 Mars, përballë Besëlidhjes.

📍 Ramazan Njala, Durrës
🕕 18:00

Ejani të mbështesim skuadrën tonë!

⚪️🔵

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Durrës?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Rruga Adria
Durrës
2001