🌅 Perëndimi mbyll ditën, por ndez ëndrrat.
Çdo vrapim, çdo stërvitje, çdo pikë djerse është një hap drejt një karakteri më të fortë.
Sporti_në_qytetin_tim. në qytetin tim. Fëmijët të parët. Jemi edhe ne. ⚽💛
Qendra për Edukim & Sport "Skills"
Practice makes man perfect, it is true for any skill development. Skills are a necessity in the pres.
"SKILLS" do të thotë "AFTËSI"
Ne synojmë të zhvillojmë aftësitë e fëmijëve tuaj. Ti bëjmë fëmijët dhe të rinjtë më të fortë dhe më të vendosur në qëllimet e tyre duke rritur vetbesimin se mund tia dalin te arrijnë gjithçka dëshirojnë. DJEM DHE VAJZA 6-18 VJEÇ NE JU OFROJME STERVITJE PROFESIONALE FUTBOLLI, GJUHE ANGLEZE ETJ.
Live...
29/05/2026
⚽️ Ndonjëherë mendojmë se po zgjedhim më të mirën për fëmijët tanë: një ekip më të fortë, një kampionat më të vështirë, më shumë konkurrencë.
Por në futbollin e fëmijëve ka një pyetje edhe më të rëndësishme:
A ndihet mirë fëmija aty ku luan?
Miqësitë që krijon, besimi që fiton, ndjenja e përkatësisë dhe gëzimi për të shkuar çdo ditë në stërvitje janë po aq të rëndësishme sa rezultatet në fushë.
Në 9 nga 10 raste, vendimin për të ndryshuar ekip e marrin prindërit. Prandaj, para se të pyesim se cili është ekipi më i fortë, le të pyesim edhe fëmijën se ku ndihet më i lumtur.
Sepse në fund të fundit, futbolli nuk është vetëm për të formuar lojtarë më të mirë.
Është për të rritur njerëz më të mirë.
❤️ Fëmijëria nuk kthehet më.
Le ta bëjmë të bukur.
17/05/2026
Lojëra dhe argëtim në seancën stërvitore të vajzave! 🎯🔥
Një atmosferë plot energji, bashkëpunim dhe buzëqeshje, ku sporti dhe argëtimi ecin së bashku. 💫👏
15/05/2026
Familja është vendi ku fillon edukimi, mbështetja dhe besimi tek e ardhmja.
Në çdo hap të një fëmije, qëndron forca e një familjeje që e udhëheq.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes!
01/05/2026
🇦🇱
Pas çdo ëndrre të ndërtuar, qëndron puna e dikujt.
Sot nderojmë çdo punëtor, çdo përpjekje dhe çdo sakrificë që ndërton të ardhmen.
Gëzuar 1 Majin. 💚
🇬🇧
Behind every dream built, there is someone’s hard work.
Today we honor every worker, every effort, and every sacrifice that shapes the future.
Happy May 1st. 💚
SkillsForLife YouthEmpowerment CommunityImpact Cerrik Albania 💚
23/04/2026
Amelja Zeneli dhe Enxhi Xhyra vazhdojnë të jenë një shembull frymëzimi, duke përfaqësuar me dinjitet ekipin tonë në Kombëtaren e vajzave U-14. Rruga e tyre është dëshmi e përkushtimit, punës së vazhdueshme dhe besimit tek vetja. Amelja në sezonin e saj të tretë me Skills, dhe Enxhi në të dytin, duke u rritur çdo ditë si sportiste dhe si individë.
Ky sukses nuk është rastësi. Ai vjen si rezultat i një pune të strukturuar dhe një mjedisi që mbështet zhvillimin e vajzave, falë edhe angazhimit të trajnerëve Ervis Kasa dhe Alket Petriti, të cilët vazhdojnë të kontribuojnë në fuqizimin social dhe sportiv të tyre.
Sepse për ne, futbolli është më shumë se lojë, është mjet për të ndërtuar besim, karakter dhe mundësi për vajzat që duan të ecin përpara. 🖊⚽
Federata Shqiptare e Futbollit Futbolli i Femrave Shoqata Rajonale Futbollit Elbasan
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Lagjia Nr. 1, Rr. "Rinia", Cerrik
Cërrik
3007
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |
| Saturday | 09:00 - 17:00 |
| Sunday | 09:00 - 17:00 |