Paneli Sportiv Tomori Berat

Paneli Sportiv Tomori Berat

Share

Sqarim ( Kjo faqe nuk është zyrtare, por përdoret nga një panel njerëzish të pasionuar për shkrimet për sportin beratas dhe futbollin veçanti.

Info: Lidhur me Tomorrin dhe Beratin

Qellimi yne te mundesojme nje ditare informimi per te gjithe.

29/08/2026

9,000 NDJEKËS!

Zyrtarisht kemi mbërritur në 9,000 ndjekës!
Një moment krenarie për Panelin Sportiv Tomori Berat, por mbi të gjitha një dëshmi e rrugëtimit tim të gjatë në mbështetje të sportit dhe futbollit të qytetit tonë.

Prej gati 18 vitesh shkruaj (përfshi faqen e parë të mbyllur) , raportojmë dhe ndjekim nga afër gjithçka që lidhet me ekipin e zemrës, Tomori. Një rrugëtim i nisur shumë vite më parë, me pasion, përkushtim dhe dashuri për ngjyrat kuqezi.

Sot, 9,000 njerëz janë pjesë e këtij komuniteti ku ndajmë mendime shpeshherë jo të njëjta.

Kemi zgjedhur të jemi një zë i pavarur dhe opozitar për sportin dhe futbollin në Berat, të themi atë që mendojmë, të ngremë shqetësimet kur është e nevojshme, por edhe të vlerësojmë çdo të mirë që bëhet për sportin

9,000 faleminderime.

Rrugëtimi vazhdon për Tomorin, për Beratin.

Të interesuarit për të qenë pjesë vullnetare e mbajtjes së faqes të konstatojnë për të folur për detajet, vetëm persona serioze.

Photos from Paneli Sportiv Tomori Berat's post 29/08/2026

Përfundon në Berat.

FK Tomori 6–2 Egnatia B
Ekipi i Tomorit ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 6–2 ndaj Egnatias B, në takimin miqësor të zhvilluar sot në Berat.

Fotot ChE Sport

29/08/2026

TAKIM MIQËSOR

Tomori – Egnatia B

Sot, në Berat, në orën 17:30, Tomori do të zhvillojë takimin e radhës miqësor në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Përballë skuadrës beratase do të jetë Egnatia B, ekipi i sapokrijuar i klubit rrogozhinas. Një tjetër test për Tomorin, që do të vijojë përgatitjet dhe konsolidimin e skuadrës përpara nisjes së sezonit.

📍 Berat
🕠 17:30
⚽ Tomori – Egnatia B
🏟️ Stadiumi "Tomori"

28/08/2026

Tomori bind trajnerin Arbëri: Kemi bërë progres si ekip, por na pret një punë e madhe.

Tomori e ka nisur me vonesë përgatitjet për sezonin e ri, por paraqitjet në miqësore kanë filluar t’i japin sinjale pozitive trajnerit Klodian Arbëri. Në testin e fundit ndaj Lushnjës, të zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu”, skuadra beratasi arriti të rikuperojë një disavantazh prej tri golash dhe në fund siguroi barazimin 3-3.

Pavarësisht rezultatit, që për trajnerin ka vlerë kryesisht simbolike, Arbëri vlerëson progresin e skuadrës dhe punën e bërë deri tani. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, ai theksoi se Tomorit i duhet ende shumë punë për të arritur në nivelin e dëshiruar. “Duke lënë mënjanë rezultatin e këtij takimi miqësor, i cili gjithsesi ka vlerë simbolike dhe mund të ndikojë në motivimin e mëtejshëm të skuadrës sonë, ajo që duhet të theksoj lidhet me punën akoma më të madhe që na pret deri në përfundim të fazës përgatitore. Synimi ynë është që të rritemi më tej në të gjithë parametrat e lojës. Unë vazhdoj të shikoj përmirësime të dukshme te skuadra, por duke qenë se kjo ishte miqësorja jonë e dytë në vetëm katër ditë, jam shumë i bindur se nuk ka asgjë më të vlefshme se ndeshjet miqësore.

Vetëm nëpërmjet tyre do të kemi mundësinë të punojmë, të evidentojmë gabimet dhe të përmirësohemi edhe më shumë. Këtë ua kam bërë të qartë edhe lojtarëve dhe do t’i shfrytëzojmë në maksimum këto mundësi, duke synuar të zhvillojmë sa më shumë miqësore. Kështu do të kemi mundësi të rrisim nivelin e skuadrës dhe të arrijmë në formën më të mirë të mundshme përpara startit të sezonit”, u shpreh trajneri Klodian Arbëri pas sfidës ndaj Lushnjës. Barazimi 3-3 tregoi karakterin e Tomorit, sidomos reagimin pas disavantazhit të trefishtë. Megjithatë, për stafin teknik mbetet ende shumë për t’u korrigjuar dhe përmirësuar, ndërsa miqësoret do të jenë një nga mjetet kryesore për të ndërtuar gradualisht skuadrën që Arbëri kërkon për sezonin e ri.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

28/08/2026

Polizoi Arbëri merr drejtimin e Albpetrolit

Një tjetër trajner beratas do të ketë në duar drejtimin e një klubi në Kategorinë e Dytë.
Polizoi Arbëri është emëruar në krye të Albpetrolit , duke nisur një eksperiencë të re në karrierën e tij si trajner.

Paneli Sportiv Tomori Berat uron Polizoi Arbërit shumë suksese në këtë aventurë të re dhe një sezon sa më të mirë në drejtimin e skuadrës së Albpetrolit!

27/08/2026

🧤 Eljor Dermishah, afrimi i radhës te Tomori!

FK Tomori vijon punën për kompletimin e skuadrës në prag të sezonit të ri. Afrimi i radhës vjen në repartin e portës, me Eljon Dermishah, 20-vjeçarin që bashkohet me skuadrën beratase nga Skënderbeu.
Dermishah është një portier i ri, i cili vjen për të shtuar konkurrencën dhe alternativat në katërkëndësh. Me ardhjen e tij, Tomori tashmë ka dy portierë në dispozicion, duke plotësuar një nga nevojat e rëndësishme të skuadrës për sezonin e ri.

Një tjetër element i ri dhe një mundësi për një portier të ri që të fitojë minuta, eksperiencë dhe të kontribuojë në projektin e Tomorit.

Paneli Sportiv Tomori Berat i uron mirëseardhjen në Berat Eljorit.

Suksese me fanellën e Tomorit!

27/08/2026

Eridon Kaçeli rikthehet te Tomori, portieri me origjinë beratase bashkohet me skuadrën

FK Tomori ka bërë një tjetër afrim në prag të sezonit të ri, duke siguruar shërbimet e portierit të ri Eridon Kaçeli.

Kaçeli, 20 vjeç, është një portier me origjinë beratase, i cili e ka nisur rrugëtimin e tij në futboll me moshat e Tomorit, ku është formuar. Më pas, portieri vijoi karrierën te Shkëndija Tiranë, ndërsa ka qenë pjesë edhe e strukturave të Dinamos së Tiranës. Në vitet e fundit ai ka fituar eksperiencë edhe në futbollin e të rriturve, duke u aktivizuar me Dinamo City U21 dhe më pas me KF Luzi.

Tashmë, pas disa vitesh larg Beratit, Eridon Kaçeli rikthehet aty ku nisi gjithçka, këtë herë për të qenë pjesë e skuadrës së parë të Tomorit.

Suksese, Eridon!

26/08/2026

Lushnja – Tomori 3-3

Është mbyllur në barazim 3-3 takimi miqësor i zhvilluar sot në Lushnje, mes Lushnjës dhe Tomorit.Për ekipin beratas, një tjetër ndeshje në kuadër të përgatitjeve, ku rikthehet të debutojë me dy gola Klejdon Arbëri, ndërsa Krios Daullxhiu shënon golin e tij të parë me fanellën e Tomorit. Një rezultat pozitiv për Tomorin, përballë një kundërshtari me traditë si ekipi i Lushnjës. Edhe pse rezultati në një takim miqësor nuk ka një peshë të madhe, barazimi dhe mënyra e paraqitjes japin deri diku një shije pozitive.Përgatitjet vijojnë, ndërsa ekipi do të kërkojë të konsolidohet edhe më shumë në prag të sezonit të ri.

Pjesa e parë foli kryesisht për Lushnjën. Vendasit dominuan lojën, krijuan më shumë raste dhe arritën të imponojnë ritmin e tyre. Zaimaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të, duke i dhënë Lushnjës avantazhin 1–0, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Lushnja e rriti ndjeshëm epërsinë. Sërish Zaimaj, në minutën e 50-të, shënoi për 2–0, ndërsa Zgjana në të 58-ën e çoi rezultatin në 3–1, pas golit të Daullxhiut në minutën e 54-t.

Kur dukej se ndeshja po shkonte në favor të vendasve, Tomori reagoi fuqishëm. Beratasit nuk u dorëzuan dhe nisën përmbysjen, me protagonist kryesor sulmuesin Klejdon Arbëri, i cili festoi rikthimin e tij me një dopietë.

Arbëri shënoi në minutën e 66-të dhe 79-të, duke rikthyer baraspeshën dhe kompletuar një reagim spektakolar të Tomorit.

Në fund, Lushnja dhe Tomori u ndanë në barazim 3–3, në një miqësore me ritëm, gola dhe një pjesë të dytë veçanërisht emocionuese. Për të dyja skuadrat, kjo ishte një tjetër mundësi e vlefshme për të testuar lojtarët dhe për të evidentuar elementët që duhen përmirësuar përpara startit të kampionatit.

LUSHNJA – TOMORI 3–3

GOLAT: Zaimaj 30′, 50′, Zgjana 58′ / Daullxhiu 54′, Arbëri 66′, 79′

LUSHNJA: Jata, Magani, Burgaj, Disha, Çeliku, Bali, Zaimi, Zgjana, Bullari, Onana, Nonaj.
U aktivizuan: Hoxha, Gici, Brajan, Fejzaj, Arapi, Sulovari, Xhafa, Topi.
Trajner: D. Bubeqi.

TOMORI: Kaceli, Vrapi, Basha, Boateng, Ntepe, Kumani, Dërrasa, Hyseni, Hasrama, Rahman, Arbëri.
U aktivizuan: Dermishah, Gjata, Arza, Lirëza, Daullxhiu, Nano, Buda, Zoga, Granado.
Trajner: K. Arbëri.

Gjyqtarë: R. Zeneli, M. Biti, M. Sina (Lushnjë).

25/08/2026

Zyrtare: Klejdon Arbëri rikthehet tek Tomori. Lojtari beratas do të jetë në huazim deri në janar nga KF Oriku. Lojtari bashkohet me ekipin në stërvitjen e sotme dhe nesër do të jetë i gatshëm për takimin miqësor në Lushnje. Rikthimi i tij përforcon repartin ofensiv të skuadrës, duke i dhënë trajnerit një alternativë shumë të mirë, duke shtuar konkurencën. Pak nga pak ekipi po konsolidohet dhe emrat e fundit janë duke u pritur për t'u zyrtarizuar.

Suksese me fanellën e Tomorit!

24/08/2026

E mërkurë | Ora 17:30
📍 Lushnje

Të mërkurën, në orën 17:30, në Lushnjë luhet takimi miqësor mes Lushnjës dhe Tomorit.
Dy qytete të njohura për rivalitetin dhe historinë e tyre në futboll, këtë herë përballen në një ndeshje miqësore që shpresojmë të jetë e bukur dhe sportive. Fatkeqësisht, sot të dy ekipet ndodhen në një pozicion që tifozët e tyre nuk do ta kishin dëshiruar kurrë. Por futbolli gjithmonë të jep mundësinë të ringrihesh, nëse janë njerëzit e duhur.Urojmë që kjo ndeshje t’u shërbejë të dyja skuadrave në misionin e tyre për t’u rikthyer sa më shpejt në Kategorinë e Parë, aty ku historia dhe tradita e tyre i kanë parë për shumë vite.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Berat?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Rruga Antipatrea
Berat
5002