Shkolla Futbollit “Edi Academy”

Shkolla Futbollit “Edi Academy”

Share

Pjetërshtica

05/09/2026

⚽🔥 CHALLENGE I RADHËS NË EDI ACADEMY! 🔥⚽

Albi 🆚 Ylli

✅ Penalty
✅ Free Kick
✅ 2 Touch
✅ Volley

Kush mendoni se e fitoi sfidën? 🤔👇

Shkruani në komente:
❤️ për Albin
👍 për Yllin

Mbështesim talentet e rinj dhe vazhdojmë të punojmë për të ardhmen e futbollit! 💪⚽

⚽🏆🔥

31/08/2026

Lojtari i Ndeshjes – Emin Sadiku

Një super djalosh që lufton me mish e me shpirt për çdo top, pa u dorëzuar asnjëherë.
Prej tre vitesh, Emin Sadiku mban me krenari fanellën e Klubit Edi Academy dhe që nga fillimi ka dëshmuar se është një lojtar me zemër dhe shpirt luftarak.

⚽ Qendërsulmues, mesfushor dhe mbrojtës – një lojtar që mund të japë gjithçka në çdo pozitë.
🔴⚫ Startues prej vitesh, gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë për ekipin.
💪 Nuk ndalet, nuk dorëzohet dhe lufton deri në sekondën e fundit.

Emin, vazhdo kështu!
Puna, përkushtimi dhe shpirti yt luftarak do të të çojnë shumë larg.
Fanella e Edi Academy është në duar të sigurta! ❤️🖤

31/08/2026

Sot u zhvilluan ndeshje të bukura dhe plot emocione mes SHF Edi dhe SHF Arbëria në kategoritë U11, U13 dhe U15.

⚽ U11: SHF Edi 1–8 SHF Arbëria
⚽ U13: SHF Edi 5–1 SHF Arbëria
⚽ U15: SHF Edi 4–0 SHF Arbëria

👏 Faleminderit të gjithë lojtarëve, trajnerëve dhe prindërve për përkushtimin dhe mbështetjen. Rezultatet janë të rëndësishme, por mbi të gjitha rëndësi ka zhvillimi i fëmijëve, respekti dhe dashuria për futbollin.

29/08/2026

⚽ QËLLO REZULTATIN DHE FITO FANELLËN E KF EDI ACADEMY! 🏆🔥

🎯 SHF Arbëria 🆚 SHF Edi Academy
📅 31.08.2026 | 🕠 17:30
📍 Dobrajë e Madhe

A e qëllon rezultatin? 😍

🏆 Fituesi shpërblehet me fanellën zyrtare të Edi Academy! 🤍🖤❤️

Shkruaje rezultatin në koment! 👇

Photos from Shkolla Futbollit “Edi Academy”'s post 29/08/2026

Prezantimi i ndresave të reja për sezonin 2026/27! 💙🏆

Gati për një sezon të ri! 🔥

28/08/2026

NDESHJE MIQËSORE
GRUPMOSHAT U11 / U13 / U15

⚽ SHF ARBËRIA 🆚 SHF EDI ACADEMY

📅 DATA: 31.08.2026
📍 VENDI: Hene
🕐 ORA: 17:30
🏟️ STADIUMI: Dobrajë e Madhe

28/08/2026

EDI ACADEMY HAP DYERT PËR TALENTET E RINJ!

Nëse fëmija juaj e dashuron futbollin dhe dëshiron të mësojë, të stërvitet dhe të bëhet pjesë e një ekipi të bashkuar, kjo është mundësia e duhur.

Ne punojmë çdo ditë për të zhvilluar talentin, teknikën, disiplinën dhe karakterin e çdo lojtari.

Këtu nuk ndërtojmë vetëm futbollistë – ndërtojmë fëmijë me ëndrra, disiplinë dhe besim në vete.

📣 Regjistrimet janë të hapura për grupmoshat 2014/2015 dhe 2016/2017.

📍 Pjetërshticë, Shtime

📞 +383 49 180 634

Bëhu pjesë e EDI ACADEMY – së bashku drejt fitoreve! ⚽

24/08/2026

Të dashur lojtarë, prindër dhe tifozë të KF Edi Academy,

Të martën na pret një tjetër ditë e veçantë në fushën e futbollit. Do të përballemi në një ndeshje miqësore me KF Top Yjet në fushën në Dobrajë, në ora 18:00.

Kjo ndeshje nuk është vetëm rezultat. Është mundësi për të treguar punën, disiplinën, respektin dhe shpirtin e ekipit. Çdo pasim, çdo vrapim dhe çdo luftë për topin duhet të bëhet me zemër.

Djem, hyni në fushë me besim, luani për njëri-tjetrin dhe mos u dorëzoni asnjëherë. Fitorja është e bukur, por më e rëndësishme është të dalim nga fusha krenarë për atë që dhamë.

🤝 Respekt për kundërshtarin.
❤️ Zemër për klubin.
💪 Luftë për çdo top.
⚽ Dhe mbi të gjitha, të luajmë si një familje!

Forca KF Edi Academy! ❤️🖤
Të gjithë bashkë drejt suksesit!

22/08/2026

🔵🔴 NJË BASHKËPUNIM I RI, NJË HAP TJETËR DREJT SUKSESIT! ⚽

Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë se KF EDI ACADEMY ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë CIMA CONSTRUCTION, me pronar z. Arsim Kabashi.

🤝 Falënderojmë z. Arsim Kabashi dhe CIMA CONSTRUCTION për besimin dhe mbështetjen e tyre ndaj klubit tonë.

👕 Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të realizohet komplet seti i ri i veshjeve sportive për KF EDI ACADEMY, duke i dhënë skuadrës sonë një pamje të re dhe moderne.

Ky bashkëpunim është një dëshmi se bashkë, klubet dhe bizneset lokale mund të ndërtojnë diçka të madhe për sportin dhe gjeneratat e reja.

💙 KF EDI ACADEMY
❤️ CIMA CONSTRUCTION
🤝 BASHKË PËR SUKSES!

Një klub. Një qytet. Një ëndërr.
⚽ KF EDI ACADEMY – BASHKË DREJT MAJES!

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Stimlje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address

Pjetërshticë
Stimlje
72000