FC Shtimja 26

FC Shtimja 26

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from FC Shtimja 26, Sports Team, Stimlje.

29/08/2026

Ndeshja e dytë kontrolluese!

🆚 Vitia Futsal
🗓️ E Diel, 30 Gusht 2026
🕧 20:30 PM
📍 Palestra e qytetit, Shtime

2️⃣6️⃣, 𝓟𝓮̈𝓻 𝓽𝓪 𝓺𝓮̈ 𝓻𝓪𝓷𝓮̈, 𝓷𝓮 𝓷𝓰𝓻𝓲𝓱𝓮𝓶𝓲!

29/08/2026

Një mbrëmje e veçantë sportive dhe vëllazërore me FC Lindorët nga Presheva!

Kjo ndeshje miqësore është një dëshmi e bashkëpunimit, respektit dhe lidhjes së mirë ndërmjet Shtimes dhe Preshevës.

Prezent i këtij takimi ishte Kryetari i klubit z.Zejn Fejzullahu dhe drejtori sportiv Nedim Salihu që ishin iniciator të kësaj nate të këndshme.

Kënaqësi e veçantë ishte prania e Kryetarit të Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu me stafin e tij si dhe Kryetares së Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, të cilët e ndoqën nga afër këtë takim miqësor.

Pas ndeshjes, patëm rastin të kalojmë kohë së bashku në një atmosferë të ngrohtë e miqësore me përfaqësuesit e të dy komunave, duke u forcuar edhe më shumë për bashkëpunim dhe miqësi.

Falënderojmë FC Lindorët për mikpritjen dhe sportdashësit që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje të bukur. Faleminderit edhe për Qendrën Sportive Preshevë për bashkëpunimin e kësaj ndeshje.

🤍💙

28/08/2026

Mirë se vjen, Drin Halimi! 🤝

Me kënaqësi ju prezantojmë Drin Halimin, vetëm 17 vjeç dhe mjaft premtues, i cili i bashkohet klubit tonë nga FC Lindorët e Preshevës.

Drini do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë në sezonin e ri dhe i dëshirojmë suksese me fanellën tonë!

25/08/2026

𝐅𝐑𝐈𝐄𝐍𝐃𝐋𝐘 𝐌𝐀𝐓𝐂𝐇⚽

📅 E premte, 28 gusht 2026.
🕖 19:00
📍 Preshevë

FC LINDORËT 🆚 FC SHTIMJA 26

Një mbrëmje sportive në Preshevë, ku do të përballemi me FC Lindorët në një takim miqësor.

Ndeshja zhvillohet nën patronatin e Komunës së Preshevës.

Ju mirëpresim! 💙

2️⃣6️⃣, 𝓟𝓮̈𝓻 𝓽𝓪 𝓺𝓮̈ 𝓻𝓪𝓷𝓮̈, 𝓷𝓮 𝓷𝓰𝓻𝓲𝓱𝓮𝓶𝓲!

23/08/2026

Pas shortit të hedhur për sezonin 2026/27 të Superligës së Kosovës në Futsal, FC Shtimja 26 tashmë ka mësuar kundërshtarët e këtij kampionati.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Shtime ndaj FC Keku.

Ftojmë të gjithë tifozët për mbështetje duke filluar nga ndeshja e parë!

Na priftë e mbara!

🤍💙

19/08/2026

FC SHTIMJA 26 fton bizneset, kompanitë dhe individët që të kontribuojnë në zhvillimin e sportit dhe të bëhen partnerë të klubit tonë.

Mbështetja juaj ndihmon në organizimin e klubit, zhvillimin e lojtarëve dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetit tonë.

Për informata rreth sponsorizimit, na kontaktoni në email addresen: [email protected]

Së bashku drejtë sukseseve të medha! 🤝

16/08/2026

Mirë se u ktheve, 𝐅𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦 𝐓𝐞𝐫𝐳𝐢𝐮!

Me kënaqësi ju njoftojmë se Fistrim Terziu është rikthyer tek Shtimja 26!
Pas angazhimit të tij së fundi tek Malisheva, Terziu rikthehet në klubin tonë për të dhënë kontributin e tij me përvojën, cilësinë dhe përkushtimin që ka.


🤍💙

15/08/2026

Mirë se vjen 𝐄𝐧𝐝𝐫𝐢𝐭 𝐌𝐮𝐣𝐚𝐣! 🤝

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë arritjen e marrëveshjes me Endrit Mujajn i cili së fundmi ishte pjesë e klubit Rahoveci dhe me përvojën e cilësitë që ka pritet të ndihmojë në synimet e klubit!


🤍💙

12/08/2026

Mirë se vjen 𝐋𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐀𝐫𝐢𝐟𝐢! 🤝

Ju njoftojmë arritjen e marrëveshjes me portjerin Lenti Arifi, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri.

Lenti si një talent i ri, premton shumë dhe pritet të jetë një ndihmë për të ardhmen e klubit!


🤍💙

11/08/2026

Mirë se vjen Shqipdon Krasniqi! 🤝

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë arritjen e marrëveshjes me Shqipdon Krasniqin, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri.

Shqipdoni vjen nga FC Liqeni dhe sjell me vete përvojë dhe cilësi që do të jenë një vlerë e shtuar për klubin tonë.


🤍💙

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Stimlje?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address

Stimlje
72000