Shf.Prizreni2017
Football school in Prizren
06/07/2026
Stervitjet sot! 06.07.2026.
26/06/2026
Shkolla e Futbollit Prizreni 2017 mori pjesë në turneun ndërkombëtar të zhvilluar në Yalova, Turqi, nga 22 deri më 26 qershor.
Në këtë turne morën pjesë mbi 60 shkolla futbolli nga vendet e Ballkanit, me grupmoshat U9, U11 dhe U13.
Shkolla jonë pati një paraqitje shumë të mirë, veçanërisht me grupmoshat U11 dhe U13.
Si staf i shkollës, jemi shumë krenarë dhe të kënaqur me fëmijët tanë, si për sjelljen shembullore, ashtu edhe për paraqitjen e tyre në fushën e futbollit.
Falënderojmë organizatorin e turneut, Ahmed Önder, për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer.
Falënderojmë të gjithë prindërit për besimin dhe mbështetjen.
Falënderojmë futbollistët tanë për përkushtimin, disiplinën dhe angazhimin e treguar gjatë gjithë turneut.
Prizreni 2017 – Krenarë me ju!🩵
05/04/2026
Gëzuar Pashkët!
FC Prizreni 2017 ju uron nga zemra shëndet, lumturi dhe suksese të pafundme në këtë festë të shenjtë.
Le të sjellë kjo ditë paqe, dashuri dhe energji pozitive për të gjithë ju! 💙💛
17/02/2026
Urime 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës! 🇽🇰
Në këtë ditë të shënuar për vendin tonë, Shkolla e Futbollit Prizreni 2017 uron të gjithë qytetarët gëzuar Pavarësinë. Le të vazhdojmë të ndërtojmë me përkushtim, punë dhe dashuri për atdheun, duke edukuar breza të rinj me vlera, disiplinë dhe frymë sportive.
Gëzuar 18 vjet shtet! Lavdi rrugëtimit tonë dhe suksese të reja për Kosovën! 💙💛
Stervitjet sot! ⚽️
11/02/2026
Stervitjet sot!😊
16/01/2026
🎉 Gëzuar ditëlindjen Ali Bajra! 🎂⚽
Sot feston një nga lojtarët tanë të talentuar të grupmoshës U11. I urojmë Aliut shumë shëndet, suksese në shkollë dhe sa më shumë arritje në fushën e futbollit.
Urojmë që pasioni, përkushtimi dhe buzëqeshja e tij të mos mungojnë kurrë në çdo ndeshje dhe stërvitje.
Vazhdo të ëndërrosh dhe të punosh fort! 💪⭐
31/12/2025
Gëzuar Vitin e Ri 2026!
FC PRIZRENI 2017 ju uron nga zemra një vit të ri të mbushur me shëndet, gëzim, suksese dhe ëndrra të realizuara.
Faleminderit fëmijëve tanë të mrekullueshëm, që çdo ditë na frymëzojnë me buzëqeshjen, përkushtimin dhe dashurinë për futbollin!
Faleminderit prindërve, për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Faleminderit trajnerëve dhe stafit, për punën e palodhur dhe përkushtimin në edukimin sportiv dhe njerëzor të gjeneratave të reja.
Le të jetë viti i ri një hap më afër ëndrrave të mëdha, me më shumë fitore, disiplinë, miqësi dhe pasion për sportin.
Së bashku rritemi, së bashku fitojmë!
FC PRIZRENI 2017
26/12/2025
Njoftim
Ju njoftojmë se nga sot, e premte, 26 dhjetor 2025, Shkolla e Futbollit Prizreni është në pushim për festat e fundvitit.
Stërvitjet do të rifillojnë të hënën, më 5 janar 2026.
Ju urojmë festa të gëzuara dhe një Vit të Ri të mbarë, me shëndet, gëzim dhe suksese! ⚽️🎉
Me respekt,
Shkolla e Futbollit Prizreni
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Prizren
20000