Federata e Çiklizmit e Kosovës

Federata e Çiklizmit e Kosovës

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Federata e Çiklizmit e Kosovës, Sports Event, House of Sport 1, Pristina.

29/08/2026

🇽🇰🚴‍♂️ Kosova prezantohet edhe përmes vullnetarizmit në “Taranto 2026”

Sekretari Teknik i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Art Grajçevci, po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” si vullnetar, duke përfaqësuar Kosovën dhe njëkohësisht Federatën e Çiklizmit të Kosovës në këtë ngjarje të madhe sportive.

Kjo përvojë përbën një mundësi të re dhe të rëndësishme për të fituar njohuri e përvoja organizative, në prag të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, të cilat do të zhvillohen në vendin tonë. 🇽🇰

👏 I urojmë Artit shumë suksese dhe një eksperiencë sa më të vlefshme në “Taranto 2026”, që do t’i shërbejë edhe përgatitjeve për ngjarjen e madhe që na pret në Kosovë.

Photos from Federata e Çiklizmit e Kosovës 's post 28/08/2026

🇽🇰 URIME PËR KAMPIONËT TANË!

Federata e Çiklizmit e Kosovës dhe kryetari i FÇK-së, Avni Nuha, u shprehin urimet më të përzemërta xhudistëve kosovarë Fatjona Kasapi, Flaka Loxha dhe Akil Gjakova, për fitimin e medaljeve të bronzta në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Këto medalje janë një tjetër dëshmi e cilësisë, përkushtimit dhe punës së jashtëzakonshme që po bëhet në xhudon kosovare dhe janë një krenari për gjithë Kosovën. 🇽🇰

Një falënderim i veçantë shkon për kryemjeshtrin Driton Kuka, trajneren Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Fatos Tabaku, për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm në zhvillimin dhe përgatitjen e sportistëve tanë.

Falënderojmë gjithashtu Federatën e Xhudos së Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Federata e Çiklizmit e Kosovës
Kryetari, Avni Nuha

27/08/2026

🥇🇽🇰 URIME, KAMPIONE DONJETA SADIKU!

Federata e Çiklizmit e Kosovës, së bashku me kryetarin Avni Nuha, i shpreh urimet më të përzemërta kampiones kosovare Donjeta Sadiku, për suksesin e jashtëzakonshëm në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. 🇽🇰🥇

Ky triumf madhështor është rezultat i punës, përkushtimit dhe profesionalizmit të Donjetës, por edhe i punës së palodhshme të trajneres së saj, Marjola Sallauka, si dhe i mbështetjes së vazhdueshme të Federatës së Boksit të Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Me këtë sukses, Donjeta bëri që himni i Kosovës të dëgjohet dhe flamuri ynë të lartësohet në majën e podiumit. 🇽🇰❤️

Urime Donjeta, urime trajnere Marjola Sallauka, urime Federata e Boksit të Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës!

Avni Nuha
Kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Photos from Federata e Çiklizmit e Kosovës 's post 24/08/2026

🇽🇰🚴‍♂️ Përvoja e parë, mësime të mëdha!

Kosova u përball sot me një garë të fortë dhe kërkuese në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Albion Kastrati, Blerton Nuha dhe Visar Nuhaj garuan në shtegun 140 kilometra, në një garë ku vetëm 26 nga 51 çiklistë arritën të kalojnë vijën e finish*t.

Pavarësisht rezultatit, kjo ishte një përvojë e vlefshme në nivelin ndërkombëtar. 🇽🇰

📲 Lexoni të gjitha detajet në lajmin e plotë: https://shorturl.at/wq6l8

24/08/2026

🇽🇰🚴 SOT, KOSOVA NË GARËN RRUGORE TË TARANTO 2026!

Ekipi përfaqësues i Kosovës garon sot në garën rrugore në kuadër të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026. 🇽🇰

📍 Taranto, Itali
⏰ 13:00

Në garën rrugore Kosovën do ta përfaqësojnë:
🚴‍♂️ Blerton Nuha
🚴‍♂️ Albion Kastrati
🚴‍♂️ Visar Nuha

Suksese ekipit tonë! 🇽🇰🔥

Photos from Federata e Çiklizmit e Kosovës 's post 23/08/2026

🇽🇰🚴‍♂️ NESËR, NJË TJETËR FAQE PËR ÇIKLIZMIN E KOSOVËS!

Pas debutimit në ITT, ekipi i Kosovës është gati për një tjetër paraqitje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. 🇮🇹🔥

👉 Lexoni të gjitha detajet në lajmin e plotë: https://shorturl.at/b0tVP

🇽🇰💙 Forca Kosovë!

Photos from Federata e Çiklizmit e Kosovës 's post 22/08/2026

Albion Kastrati futet në Top 20 në Taranto 2026! 🇽🇰🚴‍♂️

Çiklisti ynë mbyll me sukses garën e kronometrit individual (ITT) në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Lexoni lajmin e plotë këtu: 👉🏻 https://shorturl.at/4fJNV

Photos from Federata e Çiklizmit e Kosovës 's post 22/08/2026

🇽🇰🚴 SOT ËSHTË DITA

Për herë të parë në histori, Kosova do të garojë në çiklizëm në Lojërat Mesdhetare. 🇽🇰

⏱️ 13:30 – Gara Individuale me Kronometër (ITT)
📍 Taranto – Circuito Cittadino

Një moment i shumëpritur për çiklizmin kosovar, me ekipin e Kosovës që për herë të parë merr pjesë në Lojërat Mesdhetare. 🇽🇰💙

Suksese çiklistëve tanë! 💪🚴‍♂️

21/08/2026

🇽🇰🚴 1 DITË NGA DITA HISTORIKE PËR ÇIKLIZMIN E KOSOVËS!

Për herë të parë në histori, Kosova do të garojë në çiklizëm në Lojërat Mesdhetare. 🇽🇰

⏱️ 13:30 - Gara Individuale me Kronometër (ITT)
📅 E shtunë, 22 gusht 2026
📍 Taranto – Circuito Cittadino

Një moment historik për çiklizmin kosovar, me ekipin e Kosovës që për herë të parë merr pjesë në këtë disiplinë në Lojërat Mesdhetare. 🇽🇰💙

Suksese çiklistëve tanë! 💪🚴‍♂️

Photos from Federata e Çiklizmit e Kosovës 's post 19/08/2026

Ciao Taranto 🇮🇹✋

Ekipi ynë përfaqësues i çiklizmit ka mbërritur në Taranto të Italisë, ku gjithçka është gati për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. 🇽🇰🚴‍♂️

Çiklistët tanë tashmë janë në vendin e garave dhe janë gati për sfidat që i presin në ditët në vijim.

Forca Kosovë! 🇽🇰💙

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address

House Of Sport 1
Pristina
10000