01/08/2026
Në finale të grupit B humbëm përballë Shqipërisë!
Ishte kënaqësi të përjetohej një finale shqiptare.
Një rrugëtim i paharruar në pjesëmarrjen tonë të parë në gara evropiane ekipore.
Më shumë detaje gjatë ditëve vijuese nëpës emisionet e ndryshme në Kosovë.
Sent.dm
31/07/2026
Një fitore e madhe, e merituar dhe plot karakter! Një histori e posa filluar!
Djemtë tanë treguan zemër, disiplinë dhe cilësi, duke luftuar deri në fund për çdo pikë. Sot dëshmuam se me përkushtim, unitet dhe besim në vetvete mund të arrihen rezultate të mëdha.
Urime ekipit të Kosovës për këtë fitore të rëndësishme! Faleminderit lojtarëve, kapitenit, stafit dhe të gjithë atyre që na mbështetën.
Kosova fuqi rajonale e golfit!
Sent.dm
30/07/2026
🇽🇰 KOSOVA 3️⃣–0️⃣ 🇬🇪 GJEORGJIA
Fitore e madhe e Kosovës!
✅ Foursomes – Kosovë
✅ Singles 1 – Kosovë
✅ Singles 2 – Kosovë
Rezultati final: 3–0
Urime Kosovë!
Sent.dm
30/07/2026
Match Play: Kosova vs Gjeorgjia
28/07/2026
Sot janë duke u mbajtur ushtrimet zyrtare të European Team Shield Championship - Malta 2026, Kampionat i organizuar nga European Golf Association ku Kosova po merr pjesë për herë të parë në historinë e saj të golfit!
Lojtarët Albin Arifi, Azer Bislimaj, Mërgim Gjinovci dhe Qëndrim Alija nën mbikqyrje të Kapitenit Arif Arifi do mundohen ta japin maksimumin e tyre në përfaqësim të Republikës!
Pjesëmarrjen e ekipit të Kosovës e bëri të mundur kompania Sent.dm si sponsor i artë!
Përkrahja e Ministrisë së sportit është gjithashtu vazhdimësi e sukseseve të Federata e Golfit e Kosovës!
Kosova është e përjetshme, ne jemi të përkohshëm!
24/07/2026
Idriz Iseni në tre akte gjatë fillimit të Kampionatit të Kosovës në stazën numër një! Synimi i Idrizit është qē deri në fund të vitit të bëhet lojtar me single hcp dhe Federata e Golfit e Kosovës i uron suksese në realizimit e këtij qëllimi!
16/07/2026
Janë disa momente të rralla në jetë që nuk përshkruhen! Ato vetëm përjetohen.
05/07/2026
Adnan Sallova gjatë përgatitjeve në Belek të Tyrkije për Kampionatin e Shtatë të Kosovës! Adnani është lojtar me single hcp dhe njëri nga tre golfistët shqiptar që jeton në Suedi me arritje në nivelin e tillë të lojës.
01/07/2026
Federata e Golfit e Kosovës është krenare që lojtari ynë më i ri Kreshnik Dauti përfaqësoi Kosovën në një turnir me konkurrencë të fortë ndërkombëtare siç ishte Macedonian Open 2026, edicioni i 14-të!
Urime për një paraqitje të shkëlqyer dhe për përfundimin në vendin e 6-të në renditjen e përgjithshme. Pesë lojtarët vendor të renditur para Kreshnikut patën përparësinë e garimit në fushën e tyre vendëse, gjë që e bën këtë rezultat edhe më të vlefshëm dhe me një përfaqësim tejet dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Federata i uron suksese të vazhdueshme në turnetë e ardhshëm së bashku me vëllaun e tij Indritin i cili gjithashtu pati paraqitje të mirë në lojën e tij të parë me përfaqësim të Kosovës.
29/06/2026
Në turnirin Macedonian Open 2026 i cili u mbajtë këtë fundjavë në fushën e golfit St Sofia të Bullgarisë, lojtari junior Ardrit Beqiri doli i dyti në kategorinë Silver Plate Division!
Federata e Golfit e Kosovës ia uron kupën e parë të Kosovës dhe i dëshiron sukese në karrierën e tij!