Kosova Tennis Federation

Kosova Tennis Federation

Share

Developing Tennis in Kosova. Here you can be informed about the tennis in Kosova, a country in the southeast Europe.

From this web site you can obtain the information about the activities of our Tennis Federation, clubs, league, history, up to date results of all national and local tournaments. Please don't hesitate to contact us and build a new friendship and mutual understanding for the benefit of tennis.

29/08/2026

SALIDIN RAMA – FINALIST NË J30 PEJA OPEN! 🇽🇰

Paraqitje fantastike për Salidin Rama në turneun ndërkombëtar ITF J30 Peja Open, ku tenisti ynë ka arritur deri në finalen e garës së dysheve.

Salidini garoi së bashku me Dario Puljic (GBR), me të cilin zhvilluan një turne shumë të mirë dhe arritën të sigurojnë një vend në finalen e J30 Peja Open.

Në finalen e sotme, dyshja Rama/Puljic nuk arriti të marrë titullin, por rrugëtimi deri në finale dhe paraqitjet e tyre gjatë turneut janë një rezultat i shkëlqyeshëm!

Urime, Salidin! Krenarë me paraqitjen tënde! 🇽🇰🎾

Photos from Kosova Tennis Federation's post 28/08/2026

🇽🇰Kosova përmbyll garimin në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Përfaqësimi i Kosovës në tenis në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 përfundoi sot, me përballje në tri disiplina: individuale, dyshe dhe dyshe të përziera (mixed doubles).

Në garë për Kosovën ishin Learta Muharremi, Jasin Jakupi dhe Florent Limani, të shoqëruar nga trajnerët Naim Shehu dhe Benita Selmanaj.

Përballjet ishin të vështira dhe ndaj kundërshtarëve të fortë. Falënderojmë lojtarët tanë për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë garës.

Edhe pse rezultatet këtë herë nuk ishin ato që synonim, këto ndeshje janë një përvojë e rëndësishme dhe një mundësi për të parë qartë se në cilat aspekte duhet të punojmë më shumë.

Vazhdojmë punën dhe përgatitjet, me synimin për paraqitje edhe më të mira në garat e ardhshme.💪🏽🇽🇰

28/08/2026

World Tennis Juinor Tour
J30 Open Peja

25/08/2026

Practice session and match day at the Mediterranean Games

Taranto 2026 | Giochi del Mediterraneo

Photos from Kosova Tennis Federation's post 25/08/2026

🇽🇰⭐️Përfundon me sukses ITF J30 Peja Open

ITF J30 Peja Open u përmbyll me sukses në Pejë, duke sjellë edhe një tjetër javë të tenisit ndërkombëtar, me pjesëmarrje të garuesve nga vende të ndryshme dhe ndeshje konkurruese në të dyja kategoritë.

Individuale – Vajza

Titullin e kampiones e fitoi Milica Capin, e cila në finale mposhti Milana Rasan-Buha (Kroaci) me rezultat 6:2, 6:3.

Individuale – Djem

Kampion u shpall Moritz Freitag (Austri), i cili në finale mposhti Yonatan Barak (Izrael) me rezultat 6:0, 6:2.

Dyshe – Vajza

Titullin e fituan Natalie Havelkova (Çeki) / Milana Rasan-Buha (Kroaci), të cilat në finale triumfuan ndaj Barbora Blazkova / Anna Gottvaldova (Çeki) me rezultat 6:3, 6:3.

Dyshe – Djem

Titullin e fituan Thomas Nailer / Toby Shaw (Britani e Madhe), të cilët në finale mposhtën Alexandros Avgeris (Greqi) / Moritz Freitag (Austri) me rezultat 6:4, 7:6.

Vlen të përmendet paraqitja e tenistit tonë Salidin Rama, i cili arriti deri në gjysmëfinale të turneut, duke zhvilluar ndeshje mjaft të mira dhe duke përfaqësuar denjësisht Kosovën.

Në garat e dysheve, Learta Muharremi dhe Altea Hajrizi arritën deri në gjysmëfinale, duke realizuar një paraqitje të mirë në këtë turne ndërkombëtar.

Ndërkohë, aktiviteti ndërkombëtar i tenisit në Pejë vazhdon pa ndërprerje.
Sot ka nisur turneu i tretë ndërkombëtar ITF J30 – Peja Open, duke sjellë përsëri në Kosovë tenistë të rinj nga vende të ndryshme.

Peja vazhdon të jetë nikoqire e tenisit ndërkombëtar!

25/08/2026

Jasin Jakupi fillon garën sot! Suksese!💪🏽🎾 🇽🇰

Fat dhe suksese 💪🇽🇰. Sot nisin garat edhe tenistët 🎾

19/08/2026

Një kënaqësi e veçantë për Federatën e Tenisit të Kosovës të mirëpresë Majlinda Kelmendin dhe Driton Kukën.

Prania e tyre dhe fjalët e tyre motivuese ishin një shtysë e veçantë për tenistët tanë, duke i inkurajuar të punojnë me përkushtim, të besojnë në vete dhe të synojnë gjithmonë më lart.

Faleminderit Driton Kuka!
Faleminderit Majlinda Kelmendi!

Photos from Kosova Tennis Federation's post 17/08/2026

Ekipi i Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026🇽🇰🎾

Kosova do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, të cilat do të mbahen nga 21 gushti deri më 3 shtator 2026 në Itali.

Në këtë ngjarje ndërkombëtare, Kosova do të përfaqësohet me 163 sportistë në 21 sporte, ndërsa Federata e Tenisit e Kosovës do të përfaqësohet nga tenistët:

Learta Muharremi
Florent Limani
Jasin Jakupi

Ekipi i tenisit do të udhëhiqet nga trajneret Benita Selmanaj për vajza dhe Naim Shehu për djem.

Urojmë tenistët tanë dhe të gjithë sportistët e Kosovës shumë suksese dhe një paraqitje sa më të mirë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026!

Photos from Kosova Tennis Federation's post 14/08/2026

Përfundon me sukses Peja Open 2026 U14

Edicioni i Peja Open 2026 U14, në kuadër të Tennis Europe, u përmbyll me sukses në Pejë, pas disa ditësh me ndeshje cilësore dhe konkurrencë të fortë ndërkombëtare.

Singles – Vajza

Titullin e kampiones e fitoi Yuliyana Dimitrova (Bullgari), e cila në finale mposhti Anna Kliukovska (Ukrainë) me rezultat 6:3, 6:1.

Singles – Djem

Kampion u shpall Ivan Hristakiev (Bullgari), i cili në finale mposhti Adam Chashkin (Danimarkë) me rezultat 6:3, 7:6.

Doubles – Vajza

Hana Veseli / Anesa Ismajli arritën në finale, ku u mposhtën nga Anna Kliukovska / Natalija Sulaver me rezultat 3:6, 6:1, 7:10.

Doubles – Djem

Titullin e fituan Berke Bozkurt (Turqi) / Lovre Marovic (Kroaci), të cilët në finale triumfuan ndaj Ivan Hristakiev / Sergej Nikolic me rezultat 6:2, 6:4.

Me përfundimin e Peja Open 2026 U14, aktiviteti ndërkombëtar i tenisit në Pejë vazhdon. Në ditët në vijim do të zhvillohen edhe dy turne ndërkombëtare të kategorisë ITF J30 – Peja Open U18, duke sjellë përsëri në Pejë garues nga vende të ndryshme.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Prishtinë ?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address

Prishtinë
Prishtinë
10000