Pilotët tanë startuan me përgatitje stërvitore ! 🪂
Shqiponjat e Kastriotit
REAGIM PUBLIK I KLUBIT AERONAUTIK "SHQIPONJAT E KASTRIOTIT"
Klubi Aeronautik "Shqiponjat e Kastriotit" shpreh shqetësimin e thellë lidhur me publikimin e bërë nga portali "VOX KOSOVA", në të cilin emri i klubit tonë është përfshirë padrejtësisht në një ngjarje private, duke u shoqëruar me pretendime dhe aludime të pabazuara që dëmtojnë rëndë reputacionin e klubit dhe të anëtarëve të tij.
Klubi ynë nuk ka qenë dhe nuk është palë në këtë rast. Çdo përgjegjësi eventuale është gjithmonë individuale dhe nuk mund të bartet mbi një organizatë sportive që prej vitesh përfaqëson Republikën e Kosovës me dinjitet në arenën vendore dhe ndërkombëtare.
Është veçanërisht shqetësuese që, pa u kërkuar qëndrimi i klubit dhe pa u verifikuar faktet, janë publikuar pretendime të rënda, përfshirë aludime për ndikim në organet e drejtësisë. Këto pretendime, në mungesë të provave dhe të një vendimi të formës së prerë nga institucionet kompetente, cenojnë parimin e prezumimit të pafajësisë dhe dëmtojnë padrejtësisht imazhin e klubit tonë.
Për më tepër, është zhgënjyese që ndër vite, pavarësisht dhjetëra sukseseve të arritura nga "Shqiponjat e Kastriotit", organizimit të garave ndërkombëtare, përfaqësimit të Kosovës në shumë shtete të botës dhe medaljeve të fituara nga sportistët tanë, Rekordeve botërore dhe Evropjane ,ky portal nuk ka gjetur pothuajse asnjëherë hapësirë për t'i informuar qytetarët për këto arritje. Ndërsa në një rast të izoluar, ende pa u sqaruar plotësisht nga institucionet kompetente, emri i klubit është përdorur për të krijuar perceptime që nuk kanë asnjë lidhje me misionin, vlerat dhe punën tonë.
Klubi Aeronautik "Shqiponjat e Kastriotit" është ndërtuar me vite pune, përkushtimi dhe sakrifice nga pilotë, trajnerë, vullnetarë dhe sportistë që kanë punuar pa u kursyer për ta ngritur këtë klub në mesin e klubeve më të suksesshme në Kosovë dhe në botë.
Askush nuk ka të drejtë ta njollosë këtë kontribut me aludime apo spekulime.
I bëjmë thirrje portalit "VOX KOSOVA" që të respektojë standardet profesionale të gazetarisë, të publikojë faktet e verifikuara, të kërkojë qëndrimin e të gjitha palëve para publikimit të lajmeve dhe të korrigjojë informacionet e pasakta që kanë dëmtuar imazhin e klubit tonë.
Njëkohësisht, njoftojmë opinionin publik se Klubi Aeronautik "Shqiponjat e Kastriotit" rezervon të drejtën të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e reputacionit, integritetit dhe dinjitetit të klubit dhe të anëtarëve të tij.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim për zhvillimin e sportit ajror, edukimin e pilotëve të rinj dhe promovimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Reputacioni nuk ndërtohet me aludime – ai ndërtohet me vite pune, sakrifice dhe rezultate. Këto janë vlerat që do të vazhdojmë t'i mbrojmë.
28/07/2026
Një takim me rëndësi të veçantë për të ardhmen e aviacionit sportiv në Kosovë.
Klubi Aeronautik "Shqiponjat e Kastriotit" pati kënaqësinë të marrë pjesë në takimin me Drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, z. Arianit Islami, si dhe me Drejtorin e Departamentit të Sigurisë së Fluturimeve, z. Kushtrim Musa.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje me rëndësi për zhvillimin e aviacionit sportiv, duke përfshirë regjistrimin e fushës ajrore sportive në fshatin Vojnovc, Komuna e Shtimes, identifikimin dhe regjistrimin e aeroplanëve të lehtë, promovimin e turizmit sportiv, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Aviacionit Civil, Federatës Aeronautike të Kosovës, KFOR-it dhe klubeve sportive.
Jemi të bindur se përmes dialogut, besimit dhe bashkëpunimit institucional mund të krijojmë mundësi të reja për zhvillimin e aviacionit sportiv, edukimin e brezave të rinj dhe promovimin e Kosovës si një destinacion i rëndësishëm i sporteve ajrore.
Falënderojmë z. Arianit Islami dhe z. Kushtrim Musa për mikpritjen, gatishmërinë dhe mbështetjen e vazhdueshme. Për ne është nder të jemi pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët në shërbim të aviacionit sportiv dhe të ardhmes së tij në Kosovë.
06/07/2026
Laureatet e vitit 2025
Organizuar nga Federata Aeronautike e Kosoves
Sot, më 6 korrik 2026, u mbajt ceremonia e “Sportistit të Vitit”, ku u ndanë çmimet për sukseset dhe arritjet më të mëdha sportive.
Me shumë krenari dhe emocion, klubi ynë u vlerësua me çmime të shumta:
Klubi më i mirë
"Shqiponjat e Kastriotit "
Trajneri më i mirë
Fanol A Shala
Shpresa e Vitit 2025 – Femra
Anisa Shala
Shpresa e Vitit 2025 – Meshkuj
Arber Shala
Gjyqtari më i mirë
Lejla Bosnjak
Sportistja e Vitit 2025
Lisjeta Thaqi
Sportisti i Vitit 2025
Fanol A Shala
Këto mirënjohje janë dëshmi e punës së madhe, përkushtimit dhe shpirtit luftarak që na karakterizon. Çdo stërvitje, çdo sakrificë dhe çdo sfidë na ka sjellë deri këtu.
Faleminderit sportistëve, trajnerit dhe të gjithë atyre që besojnë dhe kontribuojnë në rrugëtimin tonë. Këto çmime na japin edhe më shumë motivim për të vazhduar përpara, për të punuar më shumë dhe për të arritur suksese edhe më të mëdha.
Së bashku vazhdojmë të shkruajmë histori!
Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare
Korporata Rugove
FAI - World Air Sports Federation
Katana
fans
Kosovo Olympic Committee
NPL "Kastrioti" Sh.A
23/06/2026
Ujmani Open Air 2026
Kampionati Kombëtar i Paraglidingut – Edicioni XV, Seria 4
Një fundjavë e jashtëzakonshme fluturimi mbi Liqenin e Ujmanit, me pjesëmarrjen e pilotëve nga Kosova dhe Shqipëria, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e lartë të sporteve ajrore në trojet shqiptare.
Shqiponjat e Kastriotit triumfuan në të gjitha kategoritë, duke konfirmuar punën, përkushtimin dhe suksesin e vazhdueshëm të klubit.
Me krenari të veçantë, klubi ynë vazhdon të përfaqësohet nga gjenerata më e re e pilotëve në botë, të cilët po arrijnë rezultate të shkëlqyera dhe po shkruajnë historinë e sportit ajror në Kosovë.
Rezultatet e Garës
Kategoria e Përgjithshme
🥇 Arbër Shala
🥈 Xhonatan Islami
🥉 Lisjeta Thaqi
Kategoria e Femrave
🥇 Lisjeta Thaqi
🥈 Anisa Shala
🥉 Shqiponjë Bicaj
Kategoria e të Rinjve
🥇 Arbër Shala
🥈 Anisa Shala
🥉 Andi Shala
Urime të gjithë fituesve dhe pjesëmarrësve për suksesin e arritur dhe përfaqësimin dinjitoz të sportit të paraglidingut. Fluturime të sigurta dhe suksese të reja në garat e ardhshme!
Federata Aeronautike e Kosoves
Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim
Katana
Korporata Rugove
03/06/2026
Vazhdojmë te perkushtuar drejt synimeve tona 🌏🥇
26/05/2026
LISJETA THAQI TRIUMFON NË WORLD CUP DHE BËN KRENARE KOSOVËN 🇽🇰
Klubi Aeronautik SHQIPONJAT E KASTRIOTIT vazhdon të shkruajë histori në arenën ndërkombëtare të Paraglidizmit në Precizion!
Në Serinë e 2-të të Kupës së Botës që u mbajt në Maqedoninë e Veriut e mbajtur nga data 21 deri 24.05.2026, pilotja e klubit tonë Lisjeta Thaqi realizoi një tjetër paraqitje spektakolare duke triumfuar me vendin e parë në kategorinë e femrave dhe duke dëshmuar edhe njëherë pse konsiderohet një nga pilotet më dominante në botën e këtij sporti.
Me performancë të nivelit elitar, qetësi dhe saktësi të jashtëzakonshme, Lisjeta ngriti flamurin e Kosovës në majat e sportit botëror, duke lënë pas emrat më të mëdhenj të Paragliding Accuracy.
Në konkurrencë të fortë me pilotët më të mirë të botës, rezultate të shkëlqyera arritën edhe pilotët tanë:
• Migjen Shala — vendi i 4-të në renditjen e përgjithshme
• Fanol Shala dhe Lisjeta Thaqi — vendi i 5-të në botë
Në këtë garë, si Refere Target mori pjesë edhe anëtarja e klubit tonë Lejla Boshnjak, ndërsa për herë të parë në gara të këtij niveli mori pjesë edhe piloti Albion Hajredini, të cilit i urojmë suksese dhe podiume të mëdha në të ardhmen.
Këta pilotë përfaqësues të Klubit Aeronautik SHQIPONJAT E KASTRIOTIT përfaqësuan në mënyrë të denjë klubin, komunën, Federatën Aeronautike dhe Republikën e Kosovës, duke qenë ambasadorët më të mirë të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.
Falenderim i veçantë për mbështetësit tanë:
• Komunën Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare
• Federata Aeronautike e Kosoves
• Katana
• Vipa chips
• Korporata Rugove
• kanal profix
🦅🦅🦅 Kampione!
Nesër jemi ne Shëngjin më 23 Maj nis “Fryma e Sezonit” 🌊☀️
Një festë plot aktivitete sportive Parshuta, kulturë, art dhe argëtim buzë detit në Shëngjin.
Muzikë, energji verore, surpriza dhe atmosfera që sjell vera si kurrë më parë 🎶🏖️
Ju presim të gjithë!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Address
Obiliq
15000
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 15:00 |
| Tuesday | 09:00 - 15:00 |
| Wednesday | 09:00 - 15:00 |
| Thursday | 09:00 - 15:00 |
| Friday | 09:00 - 15:00 |