KFF Mitrovica

KFF Mitrovica

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KFF Mitrovica, Mitrovica.

01/09/2026

Përfundon ndeshja e kthimit në Shkup.
Pavarësisht rezultatit, vajzat tona luftuan deri në fund. Me këtë ndeshje mbyllet edhe aventura jonë në UEFA Women’s Europa Cup.

Photos from KFF Mitrovica's post 01/09/2026

Warm up ♨️

01/09/2026

DITA E NDESHJES! 🟢⚫️

🆚 Metalist Kharkiv 1925
🏆 Europa Cup - ndeshja kthyese
🏟️ FFM Training Centre, Shkup
⏰ 13:00

Photos from KFF Mitrovica's post 31/08/2026

MD-1

31/08/2026

Nesër zhvillojmë ndeshjen e kthimit të UEFA Women’s Europa Cup – Raundi i Parë.

🆚 Metalist 1925
📅 1 Shtator
⏰ 13:00
📍 FM Training Centre, Shkup 🇲🇰

29/08/2026

Ndeshjen e kthimit të raundit të parë të UEFA Women’s Europa Cup e zhvillojmë më 1 shtator në FFM Training Centre – Shkup, ndaj Metalist 1925 Kharkiv. ⚽️🔥

📅 01 Shtator 2026
🕐 13:00
🏟️ FFM Training Centre – Shkup
🆚 Kharkiv vs Mitrovica

27/08/2026

Dje, KFF Mitrovica zhvilloi një ndeshje në UEFA Women’s Cup ndaj ekipit ukrainas Metalist 1925 Kharkiv, e cila përfundoi me rezultat 0:0.

Për ne, ky rezultat ka një peshë shumë të madhe. Në një realitet ku kushtet dhe niveli i futbollit në Kosovë janë shumë larg atyre që kanë ekipet ndërkombëtare, vajzat e KFF Mitrovicës po dëshmojnë se me punë, përkushtim dhe zemër mund të përballen denjësisht edhe me kundërshtarë shumë më të fortë.

KFF Mitrovica ka bërë histori duke arritur deri në këtë nivel të garave evropiane. Dhe për këtë sukses duhet të krenohemi të gjithë – mediat (përjashto dy-tri sosh që kanë shkruar), klubet, tifozët, qyteti, institucionet përkatëse.

Por ajo që na habit dhe na shqetëson është heshtja.

Para ndeshjes, pas ndeshjes dhe në një moment kaq të rëndësishëm për futbollin femëror të Kosovës, nuk pamë asnjë reagim apo postim nga institucionet që duhet të na përcjellin, përkrahin dhe promovojnë këto të arritura.

A duhet të flitet për futbollin femëror vetëm kur fitohet? A duhet të ketë përkrahje vetëm atëherë kur rezultati është 2:0 apo 3:0 e 10:0?

Jo. Përkrahja e vërtetë dëshmohet edhe atëherë kur përballesh me ekipe të forta, kur lufton çdo minutë dhe arrin një rezultat si 0:0, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe kushteve që i kemi.

Ne nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë respekt, vëmendje dhe përkrahje për vajzat që po e përfaqësojnë Kosovën dhe po e ngritin emrin e futbollit tonë në arenën ndërkombëtare.

Është e dhimbshme të shohësh që për sukseset e futbollit femëror shpesh heshtet, ndërsa për shumë gjëra të tjera gjendet hapësirë.

Prandaj pyetja jonë është e thjeshtë:

Kë po e pengojnë sukseset e KFF Mitrovicës?

Në vend që të heshtet, këto vajza duhet të duartrokiten. Në vend që të anashkalohen, duhet të përkrahen. Sepse historia që po e shkruan KFF Mitrovica nuk është vetëm histori e klubit – është histori e futbollit të Kosovës.

Urime vajzave për paraqitjen dhe respekt për luftën që po e bëjnë në çdo ndeshje. 🇽🇰⚽️

Photos from KFF Mitrovica's post 26/08/2026

📸

26/08/2026

FULL TIME 🟢⚫️

KFF MITROVICA 0–0 FC METALIST 1925 KHARKIV

Një ndeshje e luftuar deri në fund!
Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.

📅 01 Shtator 2026

26/08/2026

HT’

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Mitrovica?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address

Mitrovica
40000