Fc Dukagjini-Futsal

Fc Dukagjini-Futsal

Share

Klina

31/07/2026

Reagim

Sot, përmes publikimit në Klinainfo, jam njoftuar për këtë çështje, për të cilën më parë nuk kam pasur asnjë informacion apo dijeni. Po ashtu, dua të theksoj se emri im është përmendur pa dijeninë time dhe pa autorizimin tim.

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Klinë u diskutua për çështje të klubeve sportive, ku asambleisti nuk përmendi asnjë person konkret. Megjithatë, gjatë diskutimit Drejtoria e Sportit zgjodhi të përmendë emrin tim Naim publikisht.

Për më shumë se 23 vite kam qenë pjesë e sportit dhe këtë e dinë të gjithë ata që më njohin. Prandaj është e papranueshme që persona të cilët sapo janë përfshirë në këtë fushë, pa një histori dhe pa një kontribut të dëshmuar në sport, të dalin dhe të përmendin emra të njerëzve që kanë kaluar vite duke punuar për zhvillimin e sportit.

Dua ta bëj të qartë: klubi ku aktualisht jam drejtor është një subjekt tjetër juridik, me organizim, statut dhe përgjegjësi të veta. Penalizimi i një klubi tjetër nuk mund të bartet automatikisht te një klub tjetër dhe nuk mund të përdoret si arsye për të dëmtuar një klub që ka aplikuar dhe ka përmbushur kriteret.

Klubin ku jam drejtor nuk e ka themeluar as Drejtoria e Sportit dhe as Komuna e Klinës, por është themeluar nga unë dhe njerëzit që kanë punuar me përkushtim për zhvillimin e sportit.

Po ashtu, klubi ka pasur komunikim edhe me Kryetarin e Komunës, ku është shprehur gatishmëria dhe mbështetja për klubin në të ardhmen, gjë që tregon se puna dhe angazhimi i klubit janë vlerësuar pozitivisht.
klubi ynë e falënderon Kryetarin dhe Avdyl Gashi per korrektësinë, gatishmërinë për të dëgjuar dhe për mbështetjen e shprehur për klubin në të ardhmen.

Një falënderim i veçantë për Alban Rracin , i cili ndër vite ka qenë një mbështetës i madh i sportit dhe i klubit tonë.

Sporti nuk është një fushë ku mund të hyhet vetëm me një funksion apo me një vendim politik. Sporti kërkon vite përkushtim, sakrificë dhe njohje reale të punës së klubeve dhe sportistëve.

Nëse ekziston ndonjë arsye për ndryshim të vendimit për subvencionim, kërkoj që ajo të bëhet publike me fakte, dokumente dhe bazë të qartë ligjore. Përmendja e emrit tim ose lidhja me një klub tjetër nuk mund të jetë arsye për të marrë vendime ndaj një klubi tjetër juridikisht të pavarur.

Ky veprim është i papranueshëm. Askush nuk ka të drejtë të përdorë emrin tim në institucione publike për çështje të tilla, pa përgjegjësi dhe pa transparencë të plotë.

Drejtoria e Sportit ka obligim të veprojë me paanshmëri, transparencë dhe profesionalizëm ndaj të gjitha klubeve. Sporti duhet të trajtohet me drejtësi dhe me rregulla të njëjta për të gjithë.

Photos from Fc Dukagjini-Futsal's post 06/05/2026

Sot klubin e vizitoi hoxhë Blerim Musliu, i cili e mbështeti klubin me pajisje sportive, duke treguar edhe një herë përkushtimin dhe kujdesin e tij ndaj të rinjve dhe sportit.

Drejtori i klubit, Naim Ismajli, e falënderoi hoxhën për mbështetjen , duke theksuar se ky është një shembull shumë i mirë që duhet ndjekur nga të gjithë sportdashësit . Ai shtoi se duke e ndihmuar klubin, po u jepet mbështetje edhe të rinjve që të merren me aktivitete sportive.

Në fund, hoxhë Blerim Musliu e falënderoi klubin për mikpritjen dhe iniciativën e marrë për të rinjtë klinas, duke u shprehur se rinia meriton gjithmonë përkrahje dhe motivim. dhe të qëndrojnë larg dukurive negative.

Photos from Fc Dukagjini-Futsal's post 06/05/2026
01/05/2026
27/04/2026

Stërvitjet te FC Dukagjini Futsal vazhdojnë pa ndalur

22/04/2026

Stërvitjet vazhdojnë #
FC Dukagjini Futsal po rritet çdo ditë dhe po dëshmon seriozitet e ambicie për suksese.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Klina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address

Palestra E Sporteve Rr Bill Clinton
Klina
32000

Opening Hours

Monday 18:00 - 20:00