18/08/2026
🥊🇽🇰 SUKSESE TAULANT JAKUPIT NË LOJRAT MESDHETARE “TARANTO 2026”! 🇮🇹🏆
Me shumë krenari dhe emocion, i urojmë suksese boksierit tonë Taulant Jakupi, nga Klubi i Boksit Sport Center – Gjakovë, i cili do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat XX Mesdhetare “Taranto 2026”, në Itali.
Taulanti është një nga boksierët që do të ngjitet në ring me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, duke mbrojtur ngjyrat e shtetit tonë në këtë ngjarje të madhe sportive ndërkombëtare. 🇽🇰🥊
Pas paraqitjeve të suksesshme në garat ndërkombëtare, Taulanti tani përballet me një tjetër sfidë të rëndësishme në karrierën e tij. I urojmë shumë forcë, përkushtim, qetësi dhe mbi të gjitha sukses në ring! 💪🥊
Njëkohësisht, i urojmë shumë suksese edhe të gjithë boksierëve të tjerë të Përfaqësueses së Kosovës, si dhe stafit të ekipit.
Taulant, dil në ring me zemrën e një kampioni dhe lufto deri në fund!
Gjakova dhe Kosova janë me ty! 🇽🇰❤️
31/07/2026
🥇 MEDALJE E ARTË DHE TË BRONZTË PËR KB SPORT CENTER NË SARAJEVË 🇽🇰
Klubi i Boksit Sport Center e përfundoi me sukses paraqitjen në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahović”, që po zhvillohet në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë. Turneu është pjesë e kalendarit ndërkombëtar të boksit dhe mbledh boksierë nga shumë vende.
🥇 Taulant Jakupi shkëlqeu në këtë turne, ku:
* në gjysmëfinale mposhti boksierin nga Algjeria;
* ndërsa në finale triumfoi ndaj boksierit nga Shqipëria, duke u shpallur kampion i turneut dhe duke fituar medaljen e artë.
🥉 Flori Tarani zhvilloi një paraqitje shumë të mirë. Në gjysmëfinale, pas një dueli të fortë dhe mjaft cilësor, u mposht nga boksieri i Ukrainës, duke e mbyllur garën me medaljen e bronztë.
👏 Urime Taulantit për medaljen e artë dhe Florit për medaljen e bronztë! Krenarë me përfaqësimin dinjitoz të klubit dhe të Kosovës në arenën ndërkombëtare. 🇽🇰
11/07/2026
10 Korrik 2026.
Në klubin tonë kishim musafir nxënsit e shkolles "Prime Academy" në Gjakovë.
Në kuader të projektit shkolla Verore të shkollës Prime Academy ku kishin javen e sportit nxënsit e kesaj shkolle pan nga afer stervitjet e klubit të Boksit dhe Muaythai
me qellim të promovimit të vlerave dhe kulturave arsimore dhe sportive,
Ju Faliminderit për vizit.
21/06/2026
Domenik Nrecaj fiton meqin e parë kunder Kinezit Tian WeiYu, në kampionatin Botëror në Muaythai i cili po mbahet në Malajzi, Domeniku është pjes e përfaqsuses së Kosovës në Muaythai.
Urime e suksese edhe në vazhdim 🥊🥊💪💪
14/06/2026
Klubi i Boksit “Sport Center” Gjakovë me 13 qershor 2026 organizoi turneun tradicional të boksit “Dita e Çlirimit të Gjakovës”, i cili u zhvillua në Platonë e Parkut të Qytetit në Gjakovë, duke filluar nga ora 18:00, në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të madhe të dashamirëve të sportit.
Ky aktivitet u organizua në nderim të Ditës së Çlirimit të Gjakovës dhe kishte për qëllim promovimin e boksit, vlerave sportive dhe përfshirjen e gjeneratave të reja në sport.
Krahas boksierëve nga Kosovës, morën pjesë edhe boksierë nga Shqipëria duke i dhënë garës karakter ndërkombëtar dhe kontribuar në forcimin e bashkëpunimit sportiv në rajon.
Gjatë turneut u zhvilluan gjithsej 12 duele, ku boksierët e pranishëm shfaqën nivel të lartë teknik, cilësi në ring dhe shpirt të madh garues, duke ofruar ndeshje interesante dhe atraktive për publikun e pranishëm.Klubi ynë u paraqit me 8 boksier në ketë turne ku të gjithë treguna një preformanc shumë të mirë.
Melos Goranci, Lian Juniku, Ervin Zenuni, Drilon Thaqi, Sadik Jakupi Alajdin Hoti dhe Marash Pnishi shenuan fitore ndersa Vendim Bushati u nda baraz urime e suksese të Gjithve për preformancen e treguar. Flori Tarani pati nje meq miqësor dhe tregoj nje preformanc shumë të mirë, Ndersa Taulant Jakupi fatkeqsisht nuk pati kundershtar edhe pse ishte ne form mjaft të mirë.
Juria zgjedhi me te mirët e turneut:
🥊 Boksieri më i mirë i turneut:
Drilon Thaqi – K.B. “Sport Center”, Gjakovë
🥊 Tekniku më i mirë i turneut:
Riad Mziu – K.B. “Trepça”, Mitrovicë
🥊 Çifti më luftarak i turneut:
Lindor Shala – K.B. “Besa”, Pejë
dhe
Erdi Aliu – K.B. “Dardanët”, Prishtinë
🥊 Boksieri më i mirë ndërkombëtar:
Enes Rexhmati – Shqipri
🥊 Boksieri më i mirë i klubit organizator:
Vendim Bushati – K.B. “Sport Center”, Gjakovë
Ky turne dëshmoi edhe një herë se boksi në Kosovë dhe në rajon po zhvillohet me ritme të larta, duke nxjerrë talente të reja dhe duke promovuar vlerat më të mira sportive, respektin reciprok dhe frymën e fair-play-it.
Zyrtarët e turneut
Delegat:
• Nadir Shllaku
Gjyqtarët:
• Agim Tahiraj
• Agim Shala
• Granit Qorri
• Luan Krasniqi
• Filip Nue
K.B. “Sport Center” – Gjakovë falënderon të gjithë sportistët, trajnerët, zyrtarët, sponsorët dhe qytetarët që kontribuuan në suksesin e këtij turneu tradicional.
30/05/2026
Sot ne Pejë në turneun memorial “Zijadin Rama“ Sport Center mori pjes më 2 boksier Alajdin Hoti dhe Sadik Jakupi, të dy Boksieret shenuan fitore. Alajdini u shpall Tekniku më i mirë ndersa Dika u shpall meqi më luftarak.
Urime e suksese edhe në vazhdim djema🥊🥊👏👏
18/05/2026
Me 16/17 Maj në Prishtinë u organizua turneu ndërkomtar LAH NIMANI, nga Klubi Sport Center Kosovën e përfaqsoi Flori Tarani i cili fitoj dy luftra dhe u stolis me medaljen e Artë
Urime e suksese Flori🥊🥊💪💪
09/05/2026
🥊 Turniri Memorial “Faruk Kaliqani” në Pejë, Sot në Pejë KB- Sport Center mori pjes me boksierin Sadik Jakupi i cili shenoj fitore bindese, urime e suksese Dika 🥊🥊💪💪
06/04/2026
Më 4/5 prill 2026 nê Pejë u mbajt kampionati individual i boksit, Sport Center mori pjes me 4 boksier, Drilon Thaqi dhe Sadik Jakupi u shpallen Kampion të Kosovës ne Boks, ndërsa Alajdin Hoti nënkampion edhe pse në gjysemfinale fitoj 5:0, Taulant Jakupi prap pa Kundershtar, urime e suksese djema 🥊🥊💪💪