Me shumë kënaqësi falënderojmë të gjithë bashkatdhetarët, bizneset dhe donatorët që me kontributet e tyre po mbështesin klubin.
Kontribuesit:
1. Adem Hamdi Shala – 100 €
2. Besart Adem Shala – 50 €
3. Fehmi Hamdi Shala – 100 €
4. Visar Isen Shabani – 100 €
5. Shkëlqim Shefki Shala – 50 €
6. Esat Zejnullah Krasniqi – 50 €
7. Jakup Islam Krasniqi – 50 €
8. Fahredin Islam Krasniqi – 50 €
9. Qefser Mehdi Maliqi – 50 €
10. Bekim Ibush Maliqi – 100 €
11. Fadil Sherif Berisha – 50 €
12. Ismet Osmani - 50 €
13. Vlersim Osmani (Grande Rent a Car) – 500 €
14. Alban Hasani (Galaxy Rent a Car) – 200 €
15. Muhamet Berisha – 50 €
16. Faton Hasani – 20 €
17. Muhamet Maliqi – 50 €
18. Dini Petrol – 90 €
19. Kujtim Shala (YY Cosmetics) - 1000 €
Faleminderit të gjithëve që po qëndroni pranë nesh dhe po kontribuoni në rrugëtimin e klubit tonë! 🤍❤️
KF Sllatina
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KF Sllatina, Sports Team, Sllatinë e Madhe, Fushë Kosovë.
28/08/2026
Këtë të dielë, udhëtojmë për në Magure, ku do të përballemi me KF Minatori. Ndeshja do të zhvillohet në fushën me bari sintetik, duke filluar nga ora 17:30.
Na ndan vetëm një javë nga fillimi i kampionatit, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e fundit për të testuar skuadrën dhe për t'u përgatitur për sezonin e ri.
26/08/2026
Vazhdojmë përgatitjet para fillimit të kampionatit me ndeshjen e dytë kontrolluese.
Nesër përballemi me KF Fushë Kosova U-19, në Stadiumin “Ekrem Grajqevci”, nga ora 17:00.
Një falënderim i madh për Luantini BETON SHPK dhe Lutfi Krasniqin për ndihmën e tyre në hapjen e gropave dhe betonimin për vendosjen e shtyllave të reja për ndriçimin e fushës.
Na vjen mirë që kemi njerëz pranë nesh që janë të gatshëm të ndihmojnë vullnetarisht dhe të japin kontributin e tyre për klubin. 🤍❤️
21/08/2026
NDESHJE MIQËSORE
Këtë të dielë, në fushën në Bardh të Madh, zhvillojmë një ndeshje kontrolluese kundër KF Shqiponjat. Ndeshja fillon nga ora 17:00.
❤️🤍
16/08/2026
KF Sllatina shpreh falënderim të veçantë për Kraslight, për mbështetjen e dhënë ndaj klubit në përmirësimin e ndriçimit.
Falë ndihmës së tyre me ndriçim LED, kabllo dhe materialet e nevojshme kemi bërë një përmirësimin të madh te kushteve dhe ambientit rreth klubit tonë.
Është kënaqësi kur bizneset tona lokale janë pranë klubit dhe na ndihmojnë në gjërat që na duhen. 🤍❤️
15/08/2026
𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 🤍❤️
KF Sllatina hap mundësinë për të gjitha bizneset lokale që dëshirojnë të bëhen pjesë e rrugëtimit tonë për sezonin 2026/27.
Nëse dëshironi që biznesi tuaj të jetë pjesë e fanellave tona të reja, kjo është mundësia për të promovuar biznesin tuaj dhe njëkohësisht duke mbështetur edhe klubin.
Për më shumë informacione rreth mundësive të sponsorizimit, na kontaktoni në:
📞 044 118 232
📞 044 467 927
12/08/2026
𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 🤍❤️
Me kënaqësi ju njoftojmë se Arber Kryeziu është trajneri ynë i ri për sezonin 2026/27
Me eksperiencën e tij, Arbëri i bashkohet klubit tonë për të udhëhequr skuadrën në sezonin e ri, me shumë punë përpara dhe me synime të qarta për sezonin që na pret.
I urojmë shumë suksese në këtë detyrë dhe besojmë se së bashku do të punojmë për të çuar klubin edhe më përpara.🤝
𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌
KF Sllatina njofton të gjithë futbollistët dhe dashamirët e klubit se të premten, më 31.07.2026, nga ora 19:00, do të fillojmë grumbullimin dhe përgatitjet për sezonin e ri 2026/27.
Fillojmë një sezon të ri me të njëjtën dëshirë për të punuar, për të luftuar në çdo ndeshje dhe për ti bërë krenarë të gjithë ata që na mbështesin!
🤍❤️
Përfundon ndeshja.
KF Sllatina 1 – 1 KF Rinia
Golashënues:
Fidan Toçani ⚽️
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Fushë Kosovë
12050