27/06/2026
Peja Trail Race 2026
Peja na priti për herë të parë me një organizim të shkëlqyer, pamje madhështore të maleve dhe një energji pozitive që na shoqëroi në çdo kilometër. Ishte një ditë e mbushur me dashuri për natyrën, buzëqeshje dhe vrapues që ndajnë të njëjtin pasion.
Përtej garës, misioni ynë ishte të përcillnim mesazhin tonë të sportit, energjinë pozitive dhe të jepnim maksimumin tonë në këtë shteg të mrekullueshëm. Dhe ia dolëm më së miri!
Rezultatet tona në kategorinë 23K 1100D+ :
Anjeza Gashi – ⏱️ 3:42:33
Ardian Sadiku – ⏱️ 2:20:02 (vendi i 3-të)
Faleminderit organizatorëve për mikpritjen e ngrohtë dhe gjithë shoqërisë vrapuese për atmosferën e paharrueshme.
Shihemi në shtigjet e radhës!
28/05/2026
Ohrid Ultra Trail! 🇲🇰🏃♂️
Këtë fundjavë morëm pjesë në garën Letnica Trail (21K) dhe u kthyem plot energji të mirë. Shtegu ishte thjesht mahnitës, pamje që të linin pa frymë dhe një terren që të sfidonte në çdo kilometër.
Rezultatet ishin:
Anjeza Gashi 3:33:31
Ardian Sadiku 3:33:31
Aventurat vazhdojnë. Shihemi në edicionin e radhës, padyshim me një ekip edhe më të madh në numër! 🌲
Eng:
Ohrid Ultra Trail! 🇲🇰🏃♂️
This weekend we took part in the Letnica Trail (21K) race and came back full of great energy. The trail was simply amazing—breathtaking views and a terrain that challenged us with every kilometer.
Our results:
Anjeza Gashi 3:33:31
Ardian Sadiku 3:33:31
The adventures continue. See you in the next edition, definitely with an even bigger team! 🌲⛰️
12/05/2026
23 March Trails la shenjë me praninë e saj në Prishtina Trails 2026 me një performancë plot karakter dhe energji, duke arritur këto rezultate:
Në 23K (1020D+):
Ardian Sadiku: 2:19:14 (Podium)
Anjeza Gashi: 3:20:28
Në 10K (480D+):
Kolos Gashi: 1:27:43
--------------
23 March Trails left its mark at Prishtina Trails 2026 with a performance full of character and energy, achieving the following results:
In 23K (1020D+):
Ardian Sadiku: 2:19:14 (Podium)
Anjeza Gashi: 3:20:28
In 10K (480D+):
Kolos Gashi: 1:27:43
17/04/2026
TRIMODULI
Le të jetë e marta dita e Trimodulit, një segment në Parkun e Lirisë në Ferizaj.
Të stërvitemi bashkë për një orë, me intervale ngjitjeje dhe zbritjeje që ndihmojnë në zhvillimin e shumë grupeve muskulore.
17/04/2026
🏃♂️☕ FUN RUN & COFFEE
Bashkohu me ne për një vrap të lehtë tek parku i pishave, i përshtatshëm për të gjithë!
Një mënyrë perfekte për të lëvizur, për t’u socializuar dhe për ta mbyllur me një kafe të mirë.
📅 Çdo të mërkurë
🕒 Ora 19:30
📍 Parku i Lirisë, Ferizaj
Vrapojmë bashkë, rritemi bashkë! 💪🌿
06/04/2026
VODNO-MATKA TRAILS
Pjesëmarrje për herë të dytë në Vodno Matka Trails! Kësaj here na priti Gorno Nerezi, një fshat i cili na mahniti me bukurinë e tij.
Anjeza dhe Ardi shkëlqyen në Sprint 18K 960D+ me rekorde personale:
Ardi mbylli garën me kohën 1:50:49 (i 9/269 Overall dhe 9/170 M), ndërsa Anjeza u rendit e 3-ta në kategorinë U25 me kohën 2:47:17 dhe 20/96 F)
Krenarë për këto rezultate! Na presin shumë sfida të tjera dhe ne ju presim juve të na bashkangjiteni ekipës tonë.
Photos by
01/04/2026
BREZOVERT
Brezovica mirëpriti garën e parë të llojit Snow Run në Kosovë, Brezovert. Në një shteg sfidues prej 7 km me ngjitje 620 m, ekipi ynë u përfaqësua denjësisht nga dhe .
Rezultatet e arritura ishin të shkëlqyera:
Ardi u rendit në vendin e parë me kohë 0:57:14.
Anjeza u rendit në vendin e pestë në kategorinë e femrave me kohë 1:35:12.
Pjesëmarrja në këtë ngjarje historike për sportet dimërore ishte një përvojë e veçantë. Ne mbetemi të përkushtuar që vitin e ardhshëm të rikthehemi me një ekip duke përfshirë sa më shumë të rinj në këtë disiplinë.
23/03/2026
MARCH TRAIL RUN 2026 🏆
Një tjetër edicion i mbushur me energji, sfidë dhe emocione të forta! Me gjithsej 24 pjesëmarrës nga të gjitha moshat, kjo garë dëshmoi edhe një herë që pasioni për natyrën dhe sportin vetëm sa rritet vit pas viti.
🥇 Podiumi – Kategoria e Femrave:
1.Erleta Salihu
2.Liza Azemi
3.Bardha Gashi
🥇 Podiumi – Kategoria e Meshkujve:
1.Morehei Duraku
2.Enis Ramadani
3.Drilon Ajvazi
👏 Falënderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit që dhanë maksimumin e tyre dhe e bënë këtë garë më të veçantë dhe më sfiduese se kurrë më parë.
📋 Lista e plotë e pjesëmarrësve:
Femrat:
4. Ereblina Misini
5. Nita Hashani
6. Diellza Musliu
7. Anjeza Gashi
8. Jona Arifi
Meshkujt:
4. Enes Salihu
5. Kolos Gashi
6. Anes Sadiku
7. Sokol Duraku
8. Edi Alija
9. Arines Ajeti
10. Eli Duraku
11. Mert Salihi
12. Fari Gashi
13. Gentrit Osmani
14. Gentian Ajeti
15. Ardit Legisi
16. Ardian Sadiku
🌿 Çdo hap në këtë shteg ishte një fitore personale. Faleminderit që po ndërtojmë së bashku një komunitet që e do sportin, natyrën dhe sfidën!
🙏 Ky event nuk do të ishte i mundur pa ndihmën dhe mbështetjen e shumë bashkëpunëtorëve dhe miqve tanë.
Falënderojmë dhe vullnetarët e klubit, si dhe një falënderim i veçantë për Albion Vogliqi dhe Mexhid Zeqiri për kontributin e tyre në organizimin e këtij eventi.
Shihemi në edicionet e radhës – edhe më të fortë! 💪
08/01/2026
Viti 2025 për 23 MARCH BRT ishte një vit i hapave të fortë, sfidave të mëdha dhe bashkimit edhe më të madh. Më shumë se një ekip vrapimi, ne dëshmuam se jemi një komunitet i ndërtuar mbi pasion, energji dhe frymë bashkëpunimi, duke promovuar sportin, shëndetin dhe solidaritetin përmes çdo kilometri të vrapuar.
Gjatë vitit, organizuam dhe zhvilluam me sukses garën tonë identitare “Marsi i Lirisë”, e cila shënoi edicionin e dytë dhe vazhdoi të rritet në pjesëmarrje dhe domethënie. Përgjatë 2025-s, mbajtëm Parkrun, 5K Run with Friends, Wednesday Run, si dhe sfida që testuan vërtet qëndrueshmërinë fizike dhe mendore si Vertical 400 dhe 25 Loops of TRIMODULI. Me Loops of HOPE, në bashkëpunim me Klubin RinON, çdo xhiro u shndërrua në një mesazh shprese dhe ndërgjegjësimi për luftën kundër kancerit të gjirit.
Gjatë këtij viti, 23 MARCH BRT u përfaqësua në gara të rëndësishme trail, vertical dhe maratona në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, si: Chupino Winter Vertical, Vodno–Matka Trails, Boka Bay Trail, Prishtina Trails, Titov Vrv Sky Race, Via Dinarica Trail Race, High Scardus Ultra, Prishtina Marathon dhe Vrapimi i Nëntorit, duke dëshmuar përkushtim dhe vazhdimësi në çdo garë.