12/08/2026
Përgatitjet speciale të Kombëtares së Kosovës në boks për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026
Federata e Boksit e Kosovës ka organizuar një kamp përgatitor shtatëditor për boksierët e Kombëtares së Kosovës, i cili po zhvillohet në Gjakovë nga 6 deri më 13 gusht 2026, me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).
Ky kamp përgatitor vjen në një moment të rëndësishëm për përfaqësuesit tanë, në prag të pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, të cilat do të zhvillohen nga 21 gusht deri më 3 shtator 2026 në Itali.
Përgatitjet janë pjesë e planit strategjik të Kombëtares së Kosovës për avancimin e formës fizike, teknike dhe taktike të boksierëve. Qëllimi kryesor është që sportistët tanë të arrijnë nivelin maksimal të përgatitjes dhe të jenë të gatshëm për të përfaqësuar Kosovën denjësisht në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
Boksierët janë përzgjedhur nga përzgjedhësi i Kombëtares, Faton Xhakli, ndërsa përgatitjet po zhvillohen nën drejtimin e trajnerit Shefki Bogujevci,me ndihmesit trajneret e k.b."Sport Center" Leo Hoxha dhe Lekë Ramoja.
Ekipi i Kombëtares së Kosovës në këto përgatitje përbëhet nga:
• Bashkim Bajoku – boksier
• Lumturim Xhoxhaj – boksier
• Shpëtim Bajoku – boksier
• Taulant Jakupi – boksier
• Shefki Bogujevci – trajner
Federata e Boksit e Kosovës shpreh mirënjohje për Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtyre përgatitjeve dhe beson se puna intensive në ditët para Lojërave Mesdhetare do t'i ndihmojë boksierët tanë të paraqiten në formën më të mirë të mundshme.
Kosova në ringun e Tarantos – me përkushtim, punë dhe synime të mëdha!
19/06/2026
🥊 Sparing i suksesshëm mes Klubit të Boksit Nitor dhe Klubit të Boksit Trepça – Mitrovicë 🥊
Sot u zhvilluan sparingje cilësore dhe shumë të dobishme mes boksierëve të KB Nitor dhe KB Trepça89 – Mitrovicë. Këto aktivitete shërbejnë për rritjen e përvojës, përmirësimin e formës sportive dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet klubeve.
Falënderojmë trajnerët, sportistët dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, disiplinën dhe frymën sportive të treguar gjatë gjithë seancës. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për zhvillimin e boksit dhe përgatitjen e kampionëve të së ardhmes.
🤝 Respekt dhe mirënjohje për KB Trepça – Mitrovicë për bashkëpunimin dhe mikpritjen.
Mitrovica Sport Disiplinë Punë Respekt 🥊🔥
03/06/2026
Turneu Memorial i Boksit “Zijadin Rama” u mbajt me sukses në Pejë
Pejë, 30 maj 2026 – Klubi i Boksit “Besa” nga Peja organizoi sot Turneun Ndërkombëtar Memorial të Boksit “Zijadin Rama”, një ngjarje sportive kushtuar figurës së njohur të boksit, "Zijadin Rama".
Ne kete turne pjesmarr nga klubi jon Nitro ishe Kampione ne (U-15) Xhevahir Islami- Xheki 50kg i cili shenoj fitore dhe dhuroj nje spektakel te madh per tifozet qe ishin prezent.
Federta Boksit Kosovos
Trainer: Faton Xhakli
Sponzor: Ballkan Petrol
17/05/2026
Turneu "Lah Nimani" i mbajtur me 17.05.2026 ne pallatin e Rinis dhe Sportit Prishtin.
Ne kete turne pjesmarrs nga Klubi Boksit "NITRO" ishe Xhevahir Islami - Xheki ne kategorit 48kg ku perfaqsoj Kosoven kunder boksierit Slovak Krstian Mezes.
Ne kete duel Xheki pati luften e pare te tij kunder nje boksieri te huaj dhe pati mundsin qe te shoh veten sa ma mir ne garat e tjera nderkombetar ne te cilat osht duke punu me perkushtim maksimal dhe pune te pa lodhshme me trainerin Faton Xhakli.
Federat Boksit Kosoves
Trainer: Faton Xhakli
Sponzor: Ballkan Petrol
21/04/2026
Suksese... Shpejtim Bajoku ne World Boxing Cup Brasile 2026
05/04/2026
Kampionati i Kosoves ne Boks i mbajtur ne sallen e Sportit Karagaç - Pejë 05.04.2026.
Ne kete Kampionat Klubi i Boksit Nitro ishte pjesmarres me 5 boksier.
Xhevahir Islami - Xheki U17 Kampion i Kosoves ne kategorin 50kg.
Rafael Tuniqi- 65kg Shkollar (pa kundershtar)
Blend Hyseni 80kg Shkollar (pa kundershtar)
Maltin Gashi 70kg U17 vendi i 3-t.
Olti Llabjani 75kg U17 vendit 3-t.
Klubi Boksit Nitro me Trainer Faton Xhakli ishte i kenaqur me te gjithe boksieret e rinje dhe ne kete kampionat e paten mundesin ta tregojn veten ne menyr shume te mire dhe presin nje te ardhme me shume suksese.
Faleminderit sponzorit tone Ballkan Petrol.
Federata Boksit Kosove
Trainer: Faton Xhakli
Sponzor:Ballkan Petrol