02/06/2026
🏃♂️ Olympic Day në Istog 2026
Në Shkollën Fillore “Martin Camaj” në Gurrakoc u organizua me sukses aktiviteti sportiv “Olympic Day”, me pjesëmarrjen e 50 nxënësve. Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit patën kënaqësinë të marrin pjesë në lojëra dhe aktivitete sportive, duke promovuar stilin e jetesës aktive, bashkëpunimin dhe frymën sportive.
Atmosfera ishte e mbushur me energji pozitive, entuziazëm dhe argëtim, duke krijuar momente të bukura për të gjithë pjesëmarrësit.
Falënderojmë Shkollën Fillore “Martin Camaj” në Gurrakoc, drejtorinë, mësimdhënësit dhe nxënësit për mikpritjen, bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti të suksesshëm.
18/04/2026
Gjimnazi “Haxhi Zeka” nënkampion i Kosovës! 🥈⚽️
Pas paraqitjes së shkëlqyer në garat regjionale në futsall (vajzat), ekipi u kualifikua në finalen e garave republikane.
Në finale, vajzat zhvilluan lojë të mirë, por fati nuk ishte në anën e tyre dhe u shpallën nënkampione të Kosovës.
Urime nxënëseve dhe mësimdhënësve për suksesin e arritur! 🏆
10/04/2026
Turnir në futboll në nderim të 12 Prillit – Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Istogut ⚽️🇽🇰
Në kuadër të shënimit të 12 Prillit – Ditës së Dëshmorëve, sot në Palestrën e Sportit në Vrellë u mbajt një turnir futbolli me pjesëmarrjen e nxënësve nga disa shkolla të komunës.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues institucionalë, ndër ta edhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Era Rexhaj, e cila përgëzoi nxënësit për angazhimin, disiplinën dhe frymën sportive.
🏆 Rezultatet:
• Vajzat:
🥇 Vendi i parë – SHFMU “Hysni Zajmi” (Vrellë)
🥈 Vendi i dytë – SHFMU “Trepça” (Banjë)
• Djemtë:
🥇 Vendi i parë – SHFMU “Bajram Curri” (Istog)
🥈 Vendi i dytë – SHFMU “Trepça” (Banjë)
Ky aktivitet u zhvillua në një atmosferë të shkëlqyer sportive, duke i dhënë një kuptim të veçantë kësaj dite përmes energjisë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të të rinjve
01/04/2026
KAMPION REGJIONAL – DY SHKOLLA NGA ISTOGU! 🏆 🏆
Në Deqan u mbajtën garat regjionale për shkolla fillore dhe të mesme, ku nxënësit treguan talentin, përkushtimin dhe frymën e konkurrencës së shëndetshme.
🥇 Vendi i parë për vajza: SHML “Haxhi Zeka”, Istog
🥇 Vendi i parë për djem: SHFMU “Martin Camaj”, Gurrakoc
I urojmë këtyre dy shkollave për fitoren e merituar dhe ju dëshirojmë shumë suksese edhe në garat e ardhshme! 🌟
🏆 Kupat iu ndanë me meritë kampionëve.