01/09/2026
🔥 Mund të shkëlqejë edhe si mbrojtës i majtë, edhe pse nuk është pozicioni i tij natyral!
Kur Pedri del nga loja, ai mund të zhvendoset në mesfushë dhe të bëjë diferencën edhe aty.
2 asistime deri tani dhe një tjetër paraqitje fantastike! 👏
Xavi Espart… ky djalë është i jashtëzakonshëm! ✨
01/09/2026
Cubarsí ishte fantastik dje! 🌟
Ai ndaloi sulm pas sulmi të Rayo-s, me ndërhyrje perfekte, ndërprerje në momentin e duhur dhe bllokime vendimtare. Sa herë që Rayo përpiqej të krijonte diçka, Cubarsí ishte aty për ta ndalur.
Edhe me topin në këmbë është i jashtëzakonshëm. Ka shumë qetësi, pasime të sakta dhe di të çajë linjat e mbrojtjes për të nisur sulmet nga prapavija.
Dhe mos harroni, është vetëm 19 vjeç! 🤯
Çfarë talenti i jashtëzakonshëm. Pau Cubarsí është vërtet special! ✨
31/08/2026
🚨🤩 KJO ËSHTË MADHËSHTIA E SZCZESNY!
🗣️ “Jam shumë i lumtur që kemi afruar Dominik Livaković. Është një portier fantastik. Tani unë kam punën më të mirë në botë: paguhem për të parë ndeshjet e Barçës nga vendi më i mirë në stadium.” 😂
😂 SI TË MOS E DUASH NJË LEGJEND SI KY🧤💙❤️
31/08/2026
🚨🇧🇷 GABRIEL JESUS I THA “PO” BARCELONËS PËR VETËM 5 MINUTA! 😱🔵🔴
Sipas raportimeve, Deco e telefonoi Gabriel Jesus për të diskutuar transferimin dhe braziliani i deshën vetëm 5 minuta për t’i thënë PO Barcelonës! 🤪
Kaq shumë e dëshironte ai këtë transferim!
Negociatat për kontratën më pas ecën me një ritëm të jashtëzakonshëm dhe i gjithë transferimi u përfundua brenda ditës . 🚨
31/08/2026
🚨🤯 E KA BËRË PËRSËRI!
Prioriteti ishte Julián Álvarez dhe, meqë Barça e ka të bllokuar situatën, merr një lojtar të atij profili, me kosto të ulët dhe kontratë të shkurtër. Me këtë veprim kursen paratë për Julián ose për një tjetër ‘9’ në të ardhmen. 👏
Hansi Flick e pëlqen shumë Gabriel Jesús dhe trajneri është shumë i mirë në rikthimin e karrierave në nivelin e lartë. Braziliani nuk ka asgjë për të humbur, vetëm për të fituar.
Përsëri një MASTERCLASS nga Joan Laporta. Pa dyshim, presidenti më i mirë në historinë e Barça-s. 💙❤️
30/08/2026
🚨GJITHÇKA PËR BARÇËN!
FC Barcelona ka rikuperuar tashmë 3.5 MILIONË EURO këtë verë falë marrëveshjeve me tre ish-lojtarë të formuar në klub: Nico González, Grimaldo dhe Cucurella.
Akademia e Barçës vazhdon të prodhojë yje dhe njëkohësisht të gjenerojë të ardhura për klubin. 👏
💙❤️ AKADEMIA MË E MIRË NË BOTË!
29/08/2026
🚨🤯 BARÇA KA BËRË HISTORI!
Barcelona e Hansi Flick shkroi historinë kunder Bilbaos, duke hedhur në fushë formacionin titullar më të ri në historinë e klubit, në një ndeshje në shtëpi. 🏟️
🔵🔴 Mosha mesatare e titullarëve ishte vetëm 23.18 vjeç!
Raphinha ishte i vetmi lojtar i formacionit titullar i lindur në shekullin XX. Të gjithë të tjerët kanë lindur në shekullin XXI. 🤯
Barça po u jep gjithnjë e më shumë hapësirë lojtarëve të rinj dhe kjo po shkruan një kapitull të ri në historinë e klubit. 💙❤️
29/08/2026
🚨😭 KJO NA THYEN ZEMRËN!!
Toni Fernández dhe Guille Fernández kanë qenë shokë skuadre që kur ishin të vegjël. Ata luajtën së bashku te Espanyoli, më pas te La Masia dhe kanë ndarë fushën për më shumë se 10 vite.
U rritën bashkë, kaluan çdo grupmoshë të akademisë dhe ndoqën së bashku ëndrrën për t’u bërë futbollistë profesionistë. 🔵🔴
Por tani, për herë të parë që nga viti 2015, rrugët e tyre ndahen.
Është gjithmonë e dhimbshme të shohësh një talent të La Masias të largohet. 💔
28/08/2026
🚨 NJOFTIM NGA STAFI I BGJK 🚨
Pas gjithë asaj që po ndodh ditët e fundit, ne si staf i BGJK-së kemi vendosur të mos postojmë më lajme apo “informacione” rreth Julián Álvarez dhe një transferimi të mundshëm te Barça. 🔵🔴
😔 Ndihemi keq kur shohim komentet dëshpëruese të tifozëve, por duhet thënë një e vërtetë që shumëkush nuk dëshiron ta pranojë:
❌ Asnjë faqe shqiptare nuk ka burime zyrtare direkte.
Shumica e informacioneve merren nga portalet, gazetarët dhe rrjetet sociale të huaja. Prandaj, kush pretendon se ka “burime të sigurta” direkt nga Barça apo Atletico, le të na falë, por jeton në botën e Don Kishotit. 😅
📌 Sa i përket Álvarez: 99.9% nuk vjen te Barça.
Dhe me ritmin e lajmeve që po dalin, Álvarez mund të përfundojë duke kërkuar një zyrë psikologu deri në fund të merkatos. 🤦♂️
Por, përtej humorit, situata është bërë e tepruar.
Më vjen keq për lojtarin, sepse për mendimin tonë, e kanë marrë në qafë me gjithë këtë presion të jashtëzakonshëm.
🚫 Jemi kundër çdo forme dhune dhe presioni psikologjik. Një futbollist është mbi të gjitha një njeri dhe meriton të ketë të drejtën të vendosë vetë për të ardhmen e tij.
Lëreni njeriun të marrë vendimin e tij.
Ne do të vazhdojmë të sjellim lajme dhe analiza për Barcelonen, por nuk do të ushqejmë më këtë cikël me “vjen”, “nuk vjen”, “është afër”, “është larg” dhe lajme të marra nga njëri-tjetri.
🔵🔴 Forca Barça! Visca el Barça! ❤️💙
— Me respekt,
Stafi i BGJK-së 🔵🔴