FC Kosova Düsseldorf e.V.

FC Kosova Düsseldorf e.V.

Teilen

Offen für jeden verbinden wir Fussball, Spaß und Tradition, ob Jung oder Alt. Der FC Kosova Düsseldorf e.V. Der Club wurde 1989 gegründet.

ist ein Sportverein aus der nordrhein-westfälischen Landeshauptstadt Düsseldorf. Rot und Schwarz sind die Vereinsfarben mit Bezug auf die albanische Nationalflagge, dessen Doppelkopfadler auch im Wappen des Vereins wiederzufinden ist. Derzeit wird auf der Sportanlage Am Wald 30
in 40599 Düsseldorf gespielt und trainiert.

Photos from FC Kosova Düsseldorf e.V.'s post 11/07/2026

FC Kosova ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, dhe me këmbë të mbarë e nisi edhe ndeshjen e parë testuese. Klubi ynë i zemrës fitoi sot ndaj Cronenbergut, 3:2 duke dhuruar një paraqitje shumë të mirë.

Ekipi ynë përbëhet kryesisht nga lojtarë të rinj, të etur për fitore, të cilët treguan dëshirë, përkushtim dhe cilësi në fushë.

Respekt të madh për trajnerin dhe për të gjithë djemtë, që na dhuruan një lojë shumë të bukur. Ju urojmë suksese në vazhdim dhe sa më shumë fitore! 💙⚽

Der FC Kosova hat mit den Vorbereitungen auf die neue Saison begonnen und ist mit einem gelungenen Start in die Testspiele eingestiegen. Unser Herzensverein gewann heute das Freundschaftsspiel gegen Cronenberg 3:2 und zeigte dabei eine starke Leistung.

Unsere Mannschaft besteht überwiegend aus jungen, hungrigen Spielern, die mit großem Einsatz, Teamgeist und Siegeswillen überzeugt haben.

Großen Respekt an unseren Trainer und an die gesamte Mannschaft, die uns heute ein tolles Spiel gezeigt hat. Wir wünschen euch weiterhin viel Erfolg und viele weitere Siege! 💙⚽

10/07/2026

Njoftim

FC Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri ndaj ekipit Cronenberger SC nga Wuppertali.

📅 Data: 11.07.2026 (e shtunë)
🕔 Ora: 17:00

I urojmë skuadrës suksese dhe presim një paraqitje sa më të mirë në këtë ndeshje të parë përgatitore. Forca FC Kosova!

Photos from FC Kosova Düsseldorf e.V.'s post 30/06/2026

FC Kosova Düsseldorf 🇦🇱

FC Kosova Düsseldorf shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për të gjithë pjesëmarrësit, familjet, vullnetarët, sponsorët dhe dashamirët e klubit që kontribuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e Turnirit Tradicional “Nadir Haxhimusa & Hamdi Gashi”.

Ky turnir nuk është vetëm një aktivitet sportiv, por edhe një simbol i unitetit, respektit dhe bashkëpunimit në komunitetin tonë. Falë përkushtimit dhe mbështetjes suaj, edhe këtë vit arritëm të organizojmë një ngjarje të denjë, ku mbizotëruan fryma sportive, miqësia dhe respekti i ndërsjellë.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha familjet që ishin pranë nesh, për prindërit që mbështetën fëmijët e tyre, për vullnetarët që punuan pa u lodhur dhe për secilin që dha kontributin e tij, sado të vogël apo të madh. Pa ju, ky turnir nuk do të kishte të njëjtin sukses.

Respekt dhe mirënjohje të veçantë për të gjitha ekipet pjesëmarrëse që zhvilluan ndeshje të bukura, me nivel të lartë sportiv dhe, mbi të gjitha, me korrektësi, fair-play dhe respekt ndaj kundërshtarëve, arbitrave dhe publikut. Ju dëshmuat se futbolli është më shumë se një garë – është një mënyrë për të ndërtuar miqësi, për të bashkuar njerëzit dhe për të promovuar vlerat më të mira sportive.

Gjithashtu, falënderojmë tifozët dhe të gjithë të pranishmit që me praninë dhe përkrahjen e tyre krijuan një atmosferë të mrekullueshme gjatë gjithë turnirit.

Në emër të FC Kosova Düsseldorf, ju falënderojmë nga zemra për besimin, mbështetjen dhe kontributin tuaj. Shpresojmë që edhe në vitet e ardhshme të vazhdojmë këtë traditë me të njëjtin entuziazëm, duke nderuar emrat e Nadir Haxhimusës dhe Hamdi Gash*t dhe duke forcuar edhe më shumë lidhjet brenda komunitetit tonë.

Faleminderit të gjithëve! Respekt për secilin prej jush dhe mirë u takofshim në aktivitetet e ardhshme të FC Kosova Düsseldorf!

Forca FC Kosova Düsseldorf 🇦🇱 ‎

16/06/2026

FC KOSOVA DÜSSELDORF

NJOFTIM DHE REAGIM PUBLIK LIDHUR ME ORGANIZIMIN E KUPËS SË KOSOVËS PËR DIASPORËN MË 27–28.06.2026 NGA FFSHGJ-ja

Drejtuar: Kryesisë së FFSHGJ-së

Me këtë reagim dëshirojmë të shprehim shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë të thellë lidhur me mënyrën e organizimit të Kupës së Kosovës për Diasporën, si dhe me trajtimin që po i bëhet klubit tonë, FC Kosova Düsseldorf.

Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur më 16.05.2026, ne kemi paraqitur zyrtarisht dhe me kohë qëndrimin dhe vërejtjet tona lidhur me organizimin e këtij turniri. Kryetari i klubit tonë ka njoftuar gjithashtu se FC Kosova Düsseldorf organizon tradicionalisht turneun e saj më 28 qershor, fakt që ka qenë publik dhe i njohur përmes faqes zyrtare dhe rrjeteve sociale të klubit.

Megjithatë, më 18.05.2026 u zyrtarizua mbajtja e Kupës së Kosovës për Diasporën pikërisht në datat 27–28 qershor 2026, pa u marrë parasysh shqetësimet dhe argumentet e paraqitura nga klubet pjesëmarrëse.

Një shqetësim serioz mbetet caktimi i turnirit në një periudhë kur shumica e klubeve kanë përfunduar sezonin garues dhe ndodhen në pushim veror. Për më tepër, afati për regjistrimin dhe transferimin e lojtarëve të rinj përfundon më 30 qershor, gjë që krijon paqartësi dhe pabarazi sportive për ekipet pjesëmarrëse.

Në praktikën normale sportive, garat e kupës organizohen gjatë sezonit garues, kur ekipet janë aktive në kampionatet e tyre dhe kanë formacionet e konsoliduara. Nuk është logjike që një garë e tillë të zhvillohet pasi kampionatet kanë përfunduar dhe kur klubet ndodhen në periudhë tranzicioni.

Për këtë arsye, ne kemi kërkuar që data e turnirit të rishqyrtohet dhe të shtyhet për një periudhë më të përshtatshme, duke filluar nga muaji gusht 2026. Muaji korrik për shumicën e klubeve shërben si fazë përgatitore për sezonin e ri, ndërsa organizimi i turnirit pas kësaj periudhe do të ishte më i drejtë dhe më profesional për të gjitha ekipet.

Gjithashtu, kërkojmë sqarime të plota lidhur me kriteret e përzgjedhjes dhe pjesëmarrjes së klubeve në këtë garë, pasi ekziston bindja se jo vetëm FC Kosova Düsseldorf, por edhe klube të tjera, janë trajtuar në mënyrë të padrejtë.

Në interes të transparencës, ligjshmërisë dhe funksionimit demokratik të organizatës, dëshirojmë të paraqesim edhe shqetësimet e mëposhtme:

1. Zgjedhjet nuk janë zhvilluar në përputhje me Statutin

Ekzistojnë dyshime të arsyeshme se procesi zgjedhor nuk është zhvilluar në përputhje me dispozitat statutare, duke krijuar paqartësi dhe mungesë besimi te klubet anëtare.

2. Mungesë transparence për përbërjen e kryesisë

Edhe një muaj pas zgjedhjeve, ende nuk është bërë publike përbërja e plotë e kryesisë me emra, mbiemra, funksionet përkatëse dhe klubet që përfaqësojnë. Pavarësisht kërkesave tona zyrtare, nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

3. Mungesa e regjistrimit zyrtar

Sipas informacioneve që disponojmë, organet e reja drejtuese ende nuk janë regjistruar zyrtarisht në gjykatë sipas procedurave ligjore përkatëse të një shoqate të regjistruar (Verein).

4. Mungesë informimi për klubet anëtare.

Jo të gjitha klubet që kanë marrë pjesë në kuvend janë informuar në mënyrë të barabartë dhe në kohë për garën e planifikuar më 27–28 qershor.

5. Përjashtimi i përsonave zyrtarë të Fc Kosovës nga grupi për komunikim me FFSHGJ ,që ju vet jeni themeltarë. Kjo është edhe një argument më shumë se ju vet themeloni organe e grupe dhe vet diferenconi shoqërinë në mërgatë.

6. Vendosja e organizimit të garës pa konsultim me klubet

Është caktuar që gara të zhvillohet në Frankfurt pa u konsultuar paraprakisht klubet anëtare, duke anashkaluar parimin e vendimmarrjes së përbashkët.

7. Mungesë transparence për Komisionin e Garës

Na është komunikuar se vendimi për organizimin e garës është marrë nga Komisioni i Garës. Megjithatë, në pyetjet tona se cilët janë anëtarët e këtij komisioni, nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Emrat dhe përgjegjësitë e tyre mbeten të panjohura.

8. Përjashtimi i FC Kosova Düsseldorf

Veprimet e fundit krijojnë bindjen se FC Kosova Düsseldorf është përjashtuar në mënyrë të qëllimshme nga proceset vendimmarrëse dhe aktivitetet kryesore të organizatës.

Ky është një veprim i papranueshëm ndaj klubit më të suksesshëm në diasporë, fitues pesë herë i Kupës së Kosovës për Diasporën dhe fitues në tri nga katër edicionet e fundit. Në vend që të vlerësohet kontributi dhe suksesi sportiv, po vazhdojnë veprime që cenojnë dinjitetin e klubeve dhe në veçanti të FC Kosova Düsseldorf.

9. Injorimi i turneut tradicional të FC Kosova Düsseldorf

Data 28 qershor ka qenë e njohur për kryesinë edhe para kuvendit, pasi FC Kosova Düsseldorf organizon tradicionalisht turneun e saj në këtë datë. Ky fakt është bërë publik zyrtarisht dhe është përmendur edhe gjatë kuvendit.

Megjithatë, pavarësisht këtij fakti të njohur, është vendosur që gara të organizohet në të njëjtën datë, duke krijuar përshtypjen se interesat dhe aktivitetet e FC Kosova Düsseldorf janë shpërfillur qëllimisht.

Përfundim

FC Kosova Düsseldorf kërkon vetëm respektimin e Statutit, transparencë në vendimmarrje, trajtim të barabartë për të gjitha klubet dhe komunikim të hapur institucional. Këto janë parime themelore për funksionimin e çdo organizate sportive serioze dhe për ruajtjen e besimit ndërmjet klubeve anëtare.

Qëllimi ynë nuk është konflikti, por respektimi i parimeve të barazisë, transparencës dhe profesionalizmit në organizimin e garave sportive. Ne besojmë se çdo klub meriton trajtim të drejtë dhe se vendimet duhet të merren në interes të futbollit dhe të komunitetit sportiv në diasporë.

Nëse këto shqetësime vazhdojnë të injorohen, ne do t’u drejtohemi institucioneve përkatëse, përfshirë:

Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës;
Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani;
Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës;
Federatën e Futbollit të Kosovës.

Me respekt,

Kryesia e FC Kosova Düsseldorf (Landesliga)

16.06.2026 Düsseldorf.

Photos from FC Kosova Düsseldorf e.V.'s post 12/06/2026
Photos from FC Kosova Düsseldorf e.V.'s post 12/06/2026

NJOFTIM ZYRTAR
FC Kosova Düsseldorf 🇦🇱mirëpret përforcimet e reja ❤️
Me ambicie të qarta dhe përkushtim të madh,drejtori sportiv Adrian Krasniçi në bashkpunim me kryesinë ka bër të ditur se FC Kosova Düsseldorf, përforcohet me futbollistë cilsorë!

Me kënaqësi të madhe, FC Kosova njofton arritjen e marrëveshjes me lojtaret më të cilët nga sot do të jetë pjesë e familjes sonë. Ky transferim përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në ndërtimin e skuadrës dhe në realizimin e objektivave tona për sezonin e ri 2026/2027
” Klubi ynë prezenton goditjen më të madhe të verës“

Klubi vazhdon të investojë në futbollistë me cilësi, karakter dhe dëshirë për sukses. Besojmë se lojtarët e ri do të sjellin energji, profesionalizëm dhe kontribut të vlefshëm në fushën e lojës, duke ndihmuar ekipin të arrijë rezultate sa më të mira.
I urojmë mirëseardhje të FC Kosova Düsseldorf dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë. Jemi të bindur se, me punë të palodhur, përkushtim dhe mbështetjen e tifozëve tanë të mrekullueshëm, do të ndërtojmë së bashku momente të paharrueshme.
Ky nuk është vetëm një qëndrim…
Është një betim para tifozëve!

Falënderojmë gjithashtu të gjithë sponsorët, bashkëpunëtorët dhe tifozët që vazhdojnë të qëndrojnë pranë klubit dhe të mbështesin çdo hap të zhvillimit tonë. Mbështetja juaj është motivimi ynë për të ecur përpara dhe për të synuar gjithmonë më lart.
Përgatitjet,përforcimet dhe fryma e re FC Kosova Düsseldorf po hyn në një sezon me synime serioze.
Në muajin tjetër kemi përforcimet dhe drejt një vere me ndryshime të mëdha në Strukturen drejtuese dhe sportive.

Mirë se erdhet te FC Kosova Düsseldorf ju urojmë shëndet, suksese dhe shumë fitore me ngjyrat tona kuqe zi.
Forca FC Kosova Düsseldorf ❤️🖤⚽️

✅ Besoni në projektin tonë .
“Bashkë do ta bëjmë ndryshimin profesional “
FC Kosova Düsseldorf dashuri e pathyshme ❤️🖤
Me respekt nga kryesia FC Kosova Düsseldorf! ‎

06/06/2026

Të nderuar tifozë, sponsorë, sportdashës dhe bashkatdhetarë të mërgatës.

Ju njoftojmë se FC Kosova Düsseldorf (Landesliga) do të zhvillojë ndeshjen e fundit si nikoqire për sezonin 2025/26.

Data,07.06.2026
Adresa;Karl Hofmann str,70
40597 Düsseldorf.
Ditë e diel.ora 15:30h.

Skuadra jonë e mbyllë këtë sezon me dinjitet, duke përfaqësuar me krenari ngjyrat dhe vlerat e klubit.
Përveç emocionit që do të sjellë ndeshja në fushë, do të përjetojmë edhe një moment të veçantë, duke u përshëndetur dhe falënderuar një futbollist që për 19 vite i shërbeu FC Kosovës me besnikëri, përkushtim dhe sinqeritet.
Ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj dite të veçantë, për të mbështetur ekipin dhe për t’i dhënë lamtumirën e merituar njërit prej njerëzve që ka lënë gjurmë në historinë e klubit.

Mirënjohje e veçantë për Naser Sahit, Ilazin.

Sot, me emocione të veçanta dhe respekt të pafund, i shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë Naser Sahit, Ilazit për gjithçka që ka dhënë gjatë 19 viteve të tij të jashtëzakonshme me FC Kosova Düsseldorf.

Faleminderit për vullnetin e palëkundur, për punën e pandalshme, për djersën e derdhur në çdo stërvitje e ndeshje, për sakrificën, përkushtimin dhe vizionin që ke treguar ndër vite.
Ti nuk ishe vetëm një futbollist, por një shembull i vlerave sportive, i besnikërisë dhe i dashurisë së pakushtëzuar,duke luajtur në mënyrë “vullnetare dhe pa kërkuar asnjëher kompenzim”për këto 19 vite karierë në klubin tënd të zemrës.

Çdo paraqitje e jotja në fushë ka qenë dëshmi e karakterit, krenarisë dhe pasionit për fanellën e FC Kosova Düsseldorf. Me kontributin tënd të çmueshëm ke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit dhe në zemrat e bashkëlojtarëve, trajnerëve,kryesisë drejtuesve sportiv dhe tifozëve.

Ndeshja e sotme shënon fundin e një kapitulli të lavdishëm si lojtar, e kapiten i devotëshëm si një shembull i veqant,për brezat e ardhëshëm ku trashëgimia jote do të mbetet përgjithmonë pjesë e familjes së FC Kosova Düsseldorf.

Të falënderojmë nga zemra për çdo moment, çdo fitore, çdo sakrificë dhe çdo emocion që na ke dhuruar.

Respekt, krenari dhe mirënjohje e përjetshme për ty, Naser Ilazi.

Me respekt të veqant,
Kryesia e Fc Kosovës Düsseldorf.!

07.06.2026 Düsseldorf

05/06/2026

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Samir Gash*t.

Samiri ishte një bashkatdhetar i respektuar, pjesë e një familjeje të dalluar dhe të njohur në mërgatën dhe komunitetin tonë në Düsseldorf. Ai dha një kontribut të çmuar si trajner i klubit FC Kosova Düsseldorf, duke lënë pas kujtime dhe vlera që do të mbeten gjithmonë në mesin tonë.

Në këto çaste të rënda, ndajmë dhimbjen me familjen, miqtë dhe të afërmit e tij, duke e kujtuar me respekt dhe mirënjohje.

Kryesia e klubit FC Kosova Düsseldorf shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve, kolegëve dhe të gjithë të njohurve të të ndjerit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Samir Gashin dhe shpirti i tij prehtë në paqe. 🕊️

Kryesia e klubit FC Kosova Düsseldorf.

27/05/2026

FC Kosova ju uron festën e Kurban Bajrami
Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, shëndet, lumturi dhe begati për ju dhe familjet tuaja. Gëzuar Bajramin!

FC Kosova wünscht euch ein frohes Kurban Bajrami
Möge dieses Fest euch und euren Familien Frieden, Gesundheit, Glück und Segen bringen. Frohes Bajram-Fest!

Photos from FC Kosova Düsseldorf e.V.'s post 26/05/2026

FC Kosova fiton Kupën e Düsseldorfit pas një ndeshjeje dramatike dhe historike! 🏆⚽

Ishte një nga ndeshjet më të luftuara në historinë e FC Kosovës. Ekipi vendas kaloi dy herë në epërsi, fillimisht 1:0 dhe më pas 2:1, por djelmoshat tanë nuk u dorëzuan asnjëherë dhe arritën ta barazonin rezultatin në 2:2 brenda 90 minutave të rregullta.

Në vazhdime prej 2x15 minutash, ekipi ynë kaloi në epërsi 3:2, por në pjesën e dytë të vazhdimeve ekipi i Lohhausenit arriti që brenda vetëm 3 minutash ta përmbysë rezultatin në 4:3.

Megjithatë, sekondat e fundit të ndeshjes sollën emocionet më të mëdha. Pas një goditjeje dënimi, kundërshtarët e larguan topin në vijën fundore, duke i dhënë ekipit tonë goditjen e fundit të lojës. Në sulm u bashkua edhe portieri ynë, heroi i mbrëmjes, Enea Koliqi, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm me kokë për rezultatin 4:4!

Ndeshja shkoi në penallti, ku djelmoshat tanë treguan qetësi dhe saktësi duke realizuar të gjitha goditjet. Ndërsa Enea Koliqi e dëshmoi edhe një herë madhështinë e tij duke pritur 2 penallti dhe duke i dhuruar FC Kosovës trofeun e merituar! ❤️🖤

Wollen Sie Ihr Service zum Top-Fitness-Studio in Düsseldorf machen?

Klicken Sie hier, um Ihren Gesponserten Eintrag zu erhalten.

Telefon

Webseite

Adresse

Münsterstraße 330 Haus C
Düsseldorf
40470