28/07/2026
FALËNDERIM DHE MIRËNJOHJE🤝
Me mirënjohje të thellë falënderojmë sponsorët, ekipet pjesëmarrëse, donatorët, referët, artistët, stafin organizativ, vullnetarët, MNF Security dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin me sukses të Turneut Memorial “Artan Abazi”.
Një falënderim i veçantë për sponsorët dhe të gjithë donatorët, përfshirë edhe ata që kontribuuan në mënyrë private, të cilët me mbështetjen dhe besimin e tyre bënë të mundur zhvillimin e këtij turneu.
Këshilli Organizativ ka punuar me përgjegjësi dhe transparencë në menaxhimin e mjeteve të grumbulluara. Çdo kontribut i dhënë, qoftë nga sponsorët apo në mënyrë private, është vlerësuar dhe është përdorur me përgjegjësi për realizimin e këtij organizimi. Asnjë mjet nuk ka shkuar dëm. Mjetet e mbetura pas përfundimit të turneut do të dedikohen për bamirësi.🤝
Faleminderit për besimin, përkrahjen dhe kontributin tuaj!
Shihemi në edicionin e ardhshëm të Turneut Memorial “Artan Abazi”!😊💪