19/08/2026
Kush e mban mend si ka dalë ndeshja
AEK vs Flamurtari
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Flamurtari Vlores, Professional Sports Team, Vlorë.
19/08/2026
Kush e mban mend si ka dalë ndeshja
AEK vs Flamurtari
13/08/2026
Gjendet i pajetë në banesë ish-futbollisti i Flamurtarit, Agim Bubeqi
Agim Bubeqi, ish-futbollisti i njohur i Flamurtarit të Vlorës në periudhën e artë të klubit, është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.
Bubeqi është gjetur pa jetë në apartamentin e tij, ndërsa dyshohet se kishte ndërruar jetë disa ditë më parë. Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re mungesën e tij dhe kanë njoftuar autoritetet.
Lajmi ka shkaktuar trishtim në komunitetin sportiv vlonjat, pasi Bubeqi ishte pjesë e një prej brezave më të spikatur të Flamurtarit, klubit që në vitet e tij të arta shkroi disa prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë së futbollit shqiptar.
Ndarja e ish-sulmuesit nga jeta është një humbje për familjarët, miqtë, por edhe për sportdashësit që e kujtojnë nga koha kur veshi fanellën kuqezi.
Kujtimi i tij do të mbetet i lidhur me një prej periudhave më të lavdishme të futbollit vlonjat.
30/07/2026
🔴⚫ ZYRTARE | Rodrigo Migone i bashkohet Flamurtari Football Club!
Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, mesfushorin qendror argjentinas Rodrigo Migone, i cili bashkohet me ekipin për sezonin e ri.
Datëlindja: 6 Qershor 1996
Kombësia: Argjentinë 🇦🇷
Gjatësia: 1.74 m
Pozicioni: Mesfushor qendre
Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Rodrigo! ❤️🖤
🔴⚫
25/12/2025
08/12/2025
Pas pak Flamurtari vs Dinamo
Një ndeshje me dy ekipe legjendaare
18/11/2025
Qenka bër nami ktej 😲
09/11/2025
🇦🇱⚽ Flamurtari i i artë” në futboll
Kush e harron kohën kur Flamurtari i Vlorës sfidonte gjigantët e Europës me dinjitet? Në vitet e atij brezi të artë, skuadra e qytetit bregdetar bëri që Barça dhe ekipet më të mëdha të dridheshin kur shihnin ngjyrat kuq e zi në fushë.
Jo vetëm rezultatet, por stili, pasioni dhe futbolli i bukur e bënë atë Flamurtar legjendë. Ata nuk ishin thjesht një ekip shqiptar që luante për mbijetesë, por shkëlqyen në Europë, duke treguar se talenti dhe karakteri nuk kanë kufij.
Kush e pa atë ekip në fushë, nuk mund ta harrojë: lojtarë që tejkalonin pritshmëritë, pasime magjike dhe gola që frymëzonin. Flamurtari i Vlorës, me frymën dhe guximin e tij, mbetet një emër i shenjtë i futbollit shqiptar.
05/11/2025
Cfar i mungon kti Flamurtari qe nuk po merr rezultatet e duhura?
29/10/2025
Java 9 Sezoni 2025/2026
Herald Marku 76
1-0
1 Fitore 2 Barazime 6 Humbje
8-14 Golavarazhi