Shoqata Speleologjike Shqiptare

Shoqata Speleologjike Shqiptare

Share

Shoqata Speleologjike Shqiptare - SH.S.SH
Albanian Speleological Association - A.S.A

26/05/2026

Gjatë kësaj fundjave, Shoqata Speleologjike Shqiptare zhvilloi një trajnim speleologjie në kuadër të kursit bazë të speleologjisë në një shpellë në zonën e Vaut të Dejës.
Gjatë eksplorimit të një dege të paeksploruar më parë të shpellës, u konstatua prania e një mjeti shpërthyes të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, i identifikuar si bombë e tipit SRCM 35.
Menjëherë pas evidentimit të saj, u njoftuan autoritetet kompetente dhe zona u sigurua sipas protokolleve të sigurisë. Në koordinim me Policinë Ushtarake do të kryhet neutralizimi dhe largimi i mjetit shpërthyes.
I bëjmë thirrje çdo vizitori, eksploruesi apo banori të zonës që të mos afrohet dhe të shmangë hyrjen në këtë shpellë deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse.
Ju lutemi tregoni kujdes maksimal dhe respektoni masat e sigurisë. Çdo hyrje apo afrim në zonë mund të përbëjë rrezik serioz për jetën dhe sigurinë.

Photos from Shoqata Speleologjike Shqiptare's post 03/05/2026

Më 30 prill, Shoqata Speleologjike Shqiptare zhvilloi me sukses një workshop të hapur me temë “Sistemi i karstit dhe shpellave”.

Gjatë këtij takimi u trajtuan në mënyrë të thelluar proceset natyrore të formimit të shpellave dhe strukturave karstike, duke shpjeguar se si këto fenomene gjeologjike zhvillohen në kohë dhe hapësirë. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe pozicionit të Shqipërisë në këtë kontekst shkencor, si një vend me potencial të jashtëzakonshëm karstik dhe speleologjik, ende jo plotësisht i studiuar dhe i vlerësuar.

Leksioni u mbajt nga Prof.Dr Perikli Qiriazi, një emër i njohur në fushën e gjeografisë dhe karstologjisë, i cili prej dekadash ka kontribuar në studimin dhe dokumentimin e relievit karstik në Shqipëri dhe më gjerë. Me përvojën dhe profesionalizmin e tij, ai solli një panoramë të qartë shkencore dhe praktike mbi rëndësinë e këtij sistemi natyror.

Shoqata shpreh një falënderim të veçantë dhe mirënjohje të sinqertë për Profesor Qiriazin për kontributin e tij të çmuar, për gatishmërinë dhe për ndarjen e njohurive me pjesëmarrësit e workshopit.

Ky aktivitet shënon një tjetër hap në misionin tonë për të promovuar dhe zhvilluar speleologjinë në Shqipëri, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi vlerat e jashtëzakonshme natyrore që vendi ynë mbart.

27/04/2026

Shoqata Speleologjike Shqiptare organizon një workshop të hapur me temë:

🪨 “Speleologjia dhe Sistemi Karstit”

Ky workshop synon të prezantojë bazat e speleologjisë dhe rëndësinë e sistemeve karstike, duke trajtuar formimin e shpellave, proceset gjeologjike dhe vlerat shkencore, mjedisore dhe turistike që ato mbartin. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen më nga afër me botën nëntokësore, sfidat e eksplorimit dhe rolin e speleologjisë në studimin dhe mbrojtjen e këtyre ekosistemeve unike.

👨‍🏫 Referues: Prof. Dr. Perikli Qiriazi
📅 Data: 30 Prill
⏰ Ora: 18:00 – 20:00
📍 Adresa: Kullat Binjake, Kulla 1, Kati 10
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë

🔎 Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur!

Photos from Shoqata Speleologjike Shqiptare's post 11/04/2026

📢 Njoftim për Fillimin e Kursit të 3-të Speleologjik

Shoqata Speleologjike Shqiptare ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Kursit të 3-të Speleologjik, një mundësi unike për të gjithë të apasionuarit pas aventurës, natyrës dhe botës nëntokësore.

Ky trajnim është i dedikuar për aspirantët që synojnë të bëhen anëtarë me të drejta të plota në shoqatë, dhe ofrohet pa pagesë për ta.
(Shënim: Nuk përfshihen kostot personale si transporti dhe dieta.)

📅 Periudha: Fundjavat e muajit Maj 2026
🖥 E shtunë: Teori (online)
🧗‍♂️ E diel: Praktikë në terren

🔍 Çfarë përfshin trajnimi?
Gjatë kursit, pjesëmarrësit do të aftësohen në:

Njohjen e mjedisit të shpellave
Përdorimin e pajisjeve speleologjike
Teknikat bazë të ngjitjes dhe zbritjes me litar
Ankorimet dhe menaxhimin e linjave
Armimin dhe çarmimin e shpellave
Standardet e sigurisë gjatë aktiviteteve nëntokësore

🎓 Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit do të kenë përvetësuar njohuritë dhe aftësitë bazë për të zhvilluar aktivitete speleologjike në mënyrë të sigurt dhe profesionale, aspirantet qe pervetesojne aftiste dhe njohurite pas testit final do te pajisjen me certifikate pjesmarrje ne kete kurs..

📩 Për aplikime dhe informacione të mëtejshme:
[email protected]

06/04/2026

KOMUNIKATË !

Në datën 06 prill 2026, Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë zhvilloi një ushtrim demonstrues në qytetin e Krujës, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Krujë, Shërbimin Zjarrfikës të stacionit Krujë, Policinë Bashkiake, Emergjencat Civile Bashkiake, Urgjencën Krujë si dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Kryqi i Kuq Shqiptar.
Demonstrimi u realizua pranë Kalasë së Krujës, një ndër pikat më të frekuentuara turistike në vend, ku interesi i publikut ishte i lartë dhe pjesëmarrja e gjerë.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, prezantimi i kapaciteteve dhe koordinimit mes strukturave përkatëse, si dhe ndërgjegjësimi i publikut për zhvillimin e aktiviteteve në terrene të vështira në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me standardet.
Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë mbetet i përkushtuar për të nxitur zhvillimin e vullnetarizmit në fushën e mbrojtjes civile, për të rritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë dhe për të kontribuar në përmirësimin e standardeve në sportet dhe aktivitetet me rrezikshmëri të lartë dhe në terrene sfiduese.

Falënderojmë të gjithë partnerët dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe interesin e treguar!

05/04/2026

| Zbulim i ri speleologjik në zonën e Prekalit!

Këtë fundjavë, Shoqata Speleologjike Shqiptare realizoi një eksplorim të suksesshëm në zonën e Prekalit, duke zbuluar një hapësirë të re nëntokësore me vlera të veçanta natyrore.

Eksplorimi u krye nga grupi i zhytjes i përbërë nga Denys Hrytsyna (udhëheqës grupi), Kledjan Brahja dhe Shpëtim Goga. Pas evidentimit të pranisë së ujit në shpellë, grupi ndërmori një zhytje eksploruese, ku e gjithë galeria rezultoi të ishte në formë sifoni.

Depërtimi arriti rreth 110 metra në drejtim horizontal dhe një thellësi prej 18 metrash. Gjatë këtij eksplorimi, grupi arriti në një hapësirë të madhe të pazbuluar më parë, pa dalje të dukshme, duke u bërë kështu njerëzit e parë që kanë hyrë në këtë ambient.

Hapësira karakterizohet nga formacione të bukura stalaktitesh dhe stalagmitesh. Gjithashtu, në ujë u evidentua një specie e pangjyrë, e ngjashme me karkalecat e shpellave, çka tregon për ekzistencën e një ekosistemi unik dhe të paeksploruar më parë.

Kjo hapësirë nuk ka dalje tjetër përveç rrugës ujore nga e cila u realizua hyrja, duke e bërë këtë eksplorim edhe më sfidues dhe mbresëlënës. Në vijim, priten eksplorime të tjera për të verifikuar nëse ekzistojnë hapësira apo dalje të tjera në këtë sistem shpellor.

Ky zbulim përbën një hap të rëndësishëm për njohjen dhe dokumentimin e pasurive speleologjike të Shqipërisë.

04/04/2026

Zbulim i ri speleologjik në zonën e Prekalit!

Këtë fundjavë, Shoqata Speleologjike Shqiptare realizoi një eksplorim të suksesshëm në zonën e Prekalit, duke zbuluar një hapësirë të re nëntokësore me vlera të veçanta natyrore.

Eksplorimi u krye nga grupi i zhytjes i përbërë nga Denys Hrytsyna (udhëheqës grupi), Kledjan Brahja dhe Shpëtim Goga. Pas evidentimit të pranisë së ujit në shpellë, grupi ndërmori një zhytje eksploruese, ku e gjithë galeria rezultoi të ishte në formë sifoni.

Depërtimi arriti rreth 110 metra në drejtim horizontal dhe një thellësi prej 18 metrash. Gjatë këtij eksplorimi, grupi arriti në një hapësirë të madhe të pazbuluar më parë, pa dalje të dukshme, duke u bërë kështu njerëzit e parë që kanë hyrë në këtë ambient.

Hapësira karakterizohet nga formacione të bukura stalaktitesh dhe stalagmitesh. Gjithashtu, në ujë u evidentua një specie e pangjyrë, e ngjashme me karkalecat e shpellave, çka tregon për ekzistencën e një ekosistemi unik dhe të paeksploruar më parë.

Kjo hapësirë nuk ka dalje tjetër përveç rrugës ujore nga e cila u realizua hyrja, duke e bërë këtë eksplorim edhe më sfidues dhe mbresëlënës. Në vijim, priten eksplorime të tjera për të verifikuar nëse ekzistojnë hapësira apo dalje të tjera në këtë sistem shpellor.

Ky zbulim përbën një hap të rëndësishëm për njohjen dhe dokumentimin e pasurive speleologjike të Shqipërisë.

Photos from Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik i Shqipërisë's post 17/03/2026

Vijon me përkushtim dhe profesionalizëm trajnimi i zhytjes për skuadrën e Shoqatës Speleologjike Shqiptare dhe Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë.

Ky trajnim i specializuar ka si qëllim përgatitjen e ekipit për eksplorimin e shpellave me prani uji, si dhe për përballimin e misioneve të ndryshme të kërkim-shpëtimit në kushte të vështira dhe shpesh të rrezikshme.

Përmes këtij angazhimi, synojmë rritjen e kapaciteteve profesionale dhe gatishmërisë operacionale, duke garantuar ndërhyrje më të sigurta dhe më efikase në shërbim të jetës dhe natyrës.

Want your business to be the top-listed Gym/sports Facility in Tirana?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address

Tirana